Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Malajzi: Propozim për iftar me fotografi të derrit Thu 18 Aug 2011 - 11:33 | |
| Këshilli i ministrave i bëri thirrje kryeredaktorit të gazetës ‘Star’ të jep përgjegjësi për botimin e recetave të Ramazanit ku janë paraqitur fotografitë me mish derri, duke rekomanduar restorantet jo-hallall ku mund ta përfundojnë agjërimin
Zëvendës ministri i sigurimit Datuk Abdul Rahim Mohamad Radzi tha se fotot dhe reklamat e restoranteve jo hallall janë botuar në shtojcën e Star-it, “Magjitë e Ramazanit.”
Ai shtoi se ministria dëshiron t’ia bëj me dije gazetës se kjo është e gabuar, dhe shpreh mungesë respekti. “Ministria këtë e sheh shumë seriozisht, veçanërisht për shkak se ajo është një shtojcë që botohet me qëllim që t’ju ndihmon muslimanëve t’i zgjedhin ushqimet me të cilat do të bëjnë iftar”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë. Ai shtoi se gazeta e pranoi gabimin dhe këtë do ta publikojë së shpejti.
Ndërkohë, grupi djathtistë Perkasa nga gazeta ‘Star’ kërkon që të kërkojnë falje publike për botimin e fotografive të papërshtatshme.
Presidenti i grupit, Ibrahim Ali, tha se gazeta me këtë veprim tregoi mungesë respekti për shenjtërinë e muajit të Ramazanit, dhe njëherit këtë vepër e përshkroi si fyese.
Mbështetësit e grupit organizuan protestë publike dhe djegien e gazetës për shkak të këtij incidenti. Pasir Mas, përfaqësues në parlament, i kërkoi ministrisë të veproj në lidhje me incidentin, sepse ky gjest i përqesh muslimanët dhe vetë agjërimin. “Lirinë, edhe pse garantohet me Kushtetutë, nuk duhet konsideruar absolute,” shtoi ai./IGJ/ | |
|