Një hulumtim i kohëve të fundit i porositur nga dy organizata gjermane për kulturë ka treguar se 72 % e myslimanëve të ri malajzian duan që Kur’ani ta zëvendësojë kushtetutën federale të shtetit.
“Më shumë se 70 % e myslimanëve të rinj në Malajzi duan Kur’anin si kushtetutën shtetërore”, thuhet në hulumtimin e kryer të cilin e botoi faqja zyrtare e qendrës për hulumtime Merdek.
Megjithatë, anketa tregon se vetëm 18% e tyre lexojnë shpesh
Kur’anin, derisa 8% nuk lexojnë fare. Të tjerët kanë thënë se Kur’anin e
lexojnë ndonjëherë.
Ata që rregullisht falin pesë kohët e namazit nuk kalojnë 28%, njofton onislam.net.
Një hulumtim tjetër ka treguar se shumica e të rinjve mysliman në Malajzi janë kundër poligamisë.
“Sa i përket poligamisë, shumica prej tyre (72) nuk e pranojnë, sigurisht se shumica prej tyre janë gra (81%) në raport me (60%) të meshkujve, thuhet në hulumtim.
Myslimanët në Malajzi përbëjnë 60% të popullsisë që numëron 26 milion, ndërsa të krishterët 9.1%.
Budistët janë 19% ndërsa hindusët 6%, derisa religjionet tjera kineze përbëjnë pjesën tjetër të popullatës.
(Breziiri)