Të rrezikuar nga dhuna që është përhapur kohëve të fundit në krahinën Arakan (Rakhine) në Myanmar, rreth 450 muslimanë Rohing, pas një rrugëtimi të rrezikshëm, janë strehuar në Malajzi
Policia malajziane ka deklaruar se pas pesëmbëdhjetë ditë udhëtimi të rrezikshëm një grup prej rreth 450 muslimanëve Rohing kanë arritur në Malajzi, derisa njëri prej tyre u mbyt duke u përpjekur të notoj deri në breg.
Zyrtarët nuk kanë njoftuar se a do t’i lejohet këtij grupi të qëndrojë në vend.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët njoftoi se në Malajzi janë regjistruar rreth 25 000 muslimanë Rohing, në mesin e të cilëve janë edhe ata që për shkak të konfliktit sektar në Myanmar kanë kërkuar strehim në Malajzi.