islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
77 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 77 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 10:16

PDSH padi penale ndaj komisionit per lustrim
20 shtatorKomisioni ka document prej 13 faqe ku deputeti I BDI-së ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor I shërbimeve sekrete.
Lajmet Ditore 20100920153302
Anëtarët e komisionit për lustrim fshehin fakte dhe dëshmi në favor të një deputeti dhe për këtë PDSH-ja ka ngritur padi penale , tha sot në Shkup, Luan Tresi zëdhënës I PDSH-së.

Sipas tij, komisioni ka document prej 13 faqe ku deputeti I BDI-së ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor I shërbimeve sekrete, por ende nuk e ka bere publik emrin e tij dhe me kete fsheh fakte dhe argumente.

Kërkohet njohja nga vendet afrikane
Prishtinë, 20 shtator 2010-Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës dhe e ka sqaruar se kjo pavarësi ishte rezultat i rrethanave shumë specifike, duke konfirmuar kështu se Kosova vërtet është një rast i veçantë. Mendimi i Gjykatës se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare ka hequr çfarëdo dileme që dikush mund të ketë pasur sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës”, tha Sejdiu.
Lajmet Ditore 20100920132728
Urim Hasipi
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me të arritur në Nju-Jork, ka filluar aktivitetet dhe takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me qëllim lobimin për njohjen e Kosovës.

Sejdiu, i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri Skënder Hyseni, është takuar me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Francois Bozizé, nga i cili kërkoi që sa më parë ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, hap ky që do të mundësonte pastaj bashkëpunimin e ngushtë në mes të dyja shteteve.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës dhe e ka sqaruar se kjo pavarësi ishte rezultat i rrethanave shumë specifike, duke konfirmuar kështu se Kosova vërtet është një rast i veçantë. Mendimi i Gjykatës se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare ka hequr çfarëdo dileme që dikush mund të ketë pasur sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se pavarësia e Kosovës ishte shprehje e vullnetit të popullit të saj për të jetuar i lirë dhe njohja nga Republika e Afrikës Qendrore, përveç që do ta përkrahte këtë vullnet, do të kontribuonte edhe në stabilitetin dhe paqen në Evropën Juglindore.

Presidenti Bozizé e falënderoi Presidentin Sejdiu për këto informata të dorës së parë dhe tha se shteti i tij i jep rëndësi të madhe çështjes së Kosovës. Ai tha se e kupton vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur dhe se shteti i tij po e analizon me vëmendje të gjithë situatën. Presidenti Bozize po ashtu theksoi se rajoni i ish-Jugosllavisë ka kaluar nëpër shumë luftëra të përgjakshme dhe tanimë ka ardhur koha që ky rajon të jetojë në paqe.

Presidenti Sejdiu, në një mbrëmje të veçantë për Afrikën, organizuar nga Cinema for Peace Foundation, u takua edhe me presidentin e Ruandës, Paul Kagame, si dhe liderë e ministra të tjerë të cilët ishin prezentë në këtë mbrëmje. Edhe në bisedën me presidentin Kagame, Sejdiu përsëriti kërkesën për njohje të Republikës së Kosovës.

Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri Hyseni darkuan mbrëmë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Delegacionet diskutuan koordinimin e mëtejmë dhe bashkëpunimin e ngushtë mes të dyja shteteve si dhe procesin e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.





Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=OKB_884393220Nju Jork, Ivanov takon Nimicin

Presidenti Gjorge Ivanov sonte në Nju Jork do të takohet me ndërmjetësin e OKB-së për çështjen e emrit me Greqinë, Metju Nimic. Ende nuk dihet nëse Nimic do të ketë propozime të reja të pranueshme për të dyja palët që përfundimisht do t’i jepnin fund çështjes së hapur 2 dekadëshe ndërmjet shteteve. Profesori universitar Dimitar Mirecev, nuk pret ndryshime spektakulare në këtë takim nga vet fakti se Greqia ende nuk jep sinjale se do të lëshojë pe nga qëndrimi i fortë, dhe derisa negociatori Nimic nuk del me propozime që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.
“Nuk besoj se do të ketë ndryshime spektukulare apo propozime për ndryshime në statusin, nëse ka megjithatë propozime të pranueshme për të dyja palët ajo do të ishte bazë e mirë që në Bashkimin Evropian, në Kombet e Bashkuara dhe Bashkësinë Ndërkombëtare të thuhet se kemi shënuar progres në bisedimet, unë personalisht pres atë. Por nga ana tjetër nuk pres, që, edhe për shkak të zhvillimeve aktuale në Greqi, zgjedhjeve lokale dhe krizës ekonomike, mendoj se edhe për një kohë bisedimet do të qëndrojnë të ngrira”, tha Dimitar Mirçev, profesorë universitar.
Ndërkohë ish ambasadori Alajdin Demiri, vlerëson se edhe ky takim nuk do të japë asnjë rezultat, për shkak të siç thotë politikës së gabuar të udhëheqësisë së kreut politik në vend. Ai gjithashtu kritikoi edhe partitë politikë shqiptare, që sipas tij nuk ditën të pozicionohen në këtë proces. Sipas Demirit, situata tani më kaotike në Maqedoni, mund të shkaktojë edhe trazira.
“Udhëtimi në Nju Jork për negocimin me ndërmjetësuesin Nimic do të jetë përsëri udhëtim shterp që nuk do të jep asnjë rezultat, sepse udhëheqësia maqedonase, kreu politik i Maqedonisë ka krijuar një situatë nga e cila nuk mund të dalë, nuk mund të negociohet dhe nuk mund të ketë rezultate. Arsyet janë se kjo VMRO hyri në një koncept të gabuar dhe hyri në konceptin e antikuzimit, të vjedhjes së historisë dhe të kaluarës maqedonase dhe krijoi konfuzionin e identitetit maqedonas dhe tani është duke e terrorizuar popullin maqedonas dhe faktorin ndërkombëtar se Greqia do ta zhbëj popullin maqedonas, Greqia do të zhduk gjuhën maqedonase..”, u shpreh Alajdin Demiri, ish ambasador.
Në Nju Jork nesër me ndërmjetësin Nimic do të takohet edhe shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas, por akoma nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim direkt mes dy delegacioneve, që marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski, tha sot se akoma nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë nesër në asamblenë, dhe se kjo hamendje nuk paraqet qasje joserioze sepse sipas tij, pasi presidenti i shtetit veçmë është atje. Semra Jakupi


Edituar për herë të fundit nga Admin në Mon 20 Sep 2010 - 16:00, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Ndërpritet bojkoti i mësimit në Cërni Vërv   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 14:51

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=melihate_201_1__295010640_408595053Pas disa ditëve bojkot, në shkollën fillore të fshatit Cërni Vërv të komunës së Studneiçanit, sot vazhdoi procesi edukativo-arsimor me orar të rregullt dhe të kompletuar për të dy ndërrimet. Ashtu siç premtoi ditë më parë drejtori i shkollës qendrore të fshatit Batincë, Alinafis Asani, në shkollën e Cërni Vërvit do të mbahen të gjitha orët si për ndërrimin e parë ashtu edhe për atë të dytë, duke filluar nga ora 8 deri në orën 11 e 30 klasat e ulëta dhe nga ora 13 e 30 deri në orën 18 klasat e larta. Me këtë plan program, sic njoftoi drejtori Asani do t'iu mundësohet nxënësve që mos të humbin asnjë orë nga mësimi i rregullt, ndërsa arsimtarëve do t’iu mundësohet që me kohë të arrijnë në vendet e punës. Tani për tani arsimtarët do të vazhdojnë të transportohen me kombibus të siguruar nga Komuna e Studeniçanit, deri në zgjidhjen e çështjes së pagesave për shpenzimet e rrugës, që duhet ta bëjë Ministria e Arismit. Gjatë javës së kaluar prindërit të revoltuar nga mosrealizimi i procesit të rregullt mësimor, i kishin ndaluar fëmijët nga shkolla duke filluar me bojkotimin e mësimit. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: UEJL, shënohet fillimi i vitit të ri akademik   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 14:55

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=SHTULI_421884578_988350959Me një ceremoni solemne sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u shënua fillimi i vitit të ri akademik si dhe dita e orientimit për të gjithë studentët e rinj. Me këtë rast para të pranishmëve ka folur rektori i UEJL-së Zamir Dika, i cili dha një pasqyrë të funksionimit të UEJL-së, kuadrin profesional, kampusin dhe përparësitë që sjell të studimit në këtë universitet. Rektori Dika inkurajoi studentët e rinj që të punojnë më me zell dhe përkushtim, në kohën kur konkurenca globale bëhet gjithnjë e më e fortë edhe nëpër institucionet e larta arsimore.
“Ju do të jeni të veçantë sepse do studjoni në një ndër mjediset e vetme në Evropë, ku mësohet në disa gjuhë dhe ku integrohen shumë kultura të një shteti multietnik. Të nderuar studentë bota jashtë këtij universiteti është e vështirë, shifrat e papunësisë dhe trendet e rritjes ekonomike si rrjedhojë edhe e krizës financiare globale nuk janë shumë inkurajuese. Në anën tjetër konkurenca shumë shpejtë përhapet dhe konkurenca për punë po bëhet shumë më e ashpër dhe globale por, dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithnjë të mendoni pozitivisht”, tha Zamir Dika, rektor i UEJL-së. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Samit i Komisioneve të Jashtme i vendeve të Ballkanit   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 14:59

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=pristin_922288996Në Prishtinë, ka filluar Samiti i kryetarëve të Komisioneve të Jashtme Parlamentare të vendeve të Evropës Juglindore, ku po marrin pjesë 7 shtete përfshirë këtu edhe vendin nikoqir Kosovën.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas takimit me delegacionet e këtyre shteteve tha se në rajon është krijuar një realitet i ri pas miratimit të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa ka ftuar Bashkimin Evropian që të shfrytëzoj këtë realitet të krijuar për të përshpejtuar integrimin e rajonit.
“Pas opinionit pozitiv të GJND-së dhe rezolutës për Kosovën në AP të OKB-së, është krijuar një rrethanë e e re avancuese dhe shpresojmë që këtë do ta shfrytëzon edhe BE që ta njoh realitetin e ri në Kosovës dhe të kontribuojnë e shpejtojnë me angazhimet e tyre integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE, dhe në këtë rrafsh edhe Kosovën”, Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme e Maqedonisë, Teuta Arifi bërë thirrje të gjitha vendeve të rajonit që t'i lënë inatet e dikurshme dhe të përqendrohen në integrim të përbashkët, duke mënjanuar pengesat e llojeve të ndryshme.
“Maqedonia në këtë moment ka një kontest me Greqinë që ka të bëjë me emrin i cili në këtë moment për shkak të mos zgjidhjes rreth 5 viteve është duke e mbajtur Maqedoninë në statusin e shtetit kandidat dhe për pak të mos arrij të bëhet anëtar i NATO-së”, tha Teuta Arifi.
Ndërsa, ideja për një “Schengen Ballkanik”, është rihapur nga kryetari i Komisionit Parlamentar nga Shqipëria, Fatos Beja, ku sipas tij një ide e tillë do ta krijonte një treg të përbashkët rajonal i cili do të nxiste investime më të mëdha.
“Unë do të mendoja se lëvizja e lirë e qytetarëve tanë në vendet tona pra koncepti i një Schengeni Ballkanik do ta nxiste shumë një klimë favorizuese për projekte rajonale me dobi për të gjithë”, shtoi Fatos Beja.
Në këtë samit po marrin pjesë kryetar të Komisioneve Parlamentare për Politikë të Jashtme nga Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi. Punimet në këtë Samit do të vazhdojnë deri të martën, kur delegacionet e këtyre shteteve dot vizitojnë qytetin e Prizrenit.
Shkëlzen Osmani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Indi, 21 të vdekur nga përplasja e trenave   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 15:01

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=indi_196543744Sërish tragjedi në hekurudhat indiane. Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë u plagosën pas një përplasjeje mes një treni mallrash dhe një treni pasagjerësh. Ngjarja ndodhi në shtetin e Madhya Pradesh,në Indinë qendrore, rreth 350 kilometra larg kryeqytetit Bhopal. Shkalla e ulët e shikueshmërisë si pasojë e shirave të dendur besohet të jetë shkak i aksidentit.. Në ditë në linjat hekurudhore qarkullojnë 18 milionë persona, ndërkohë që masat e sigurisë janë të ulëta. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: OKB premtohen më tepër ndihma për Pakistanin   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 15:06

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=pakistan_500700668Pakistanit i janë premtuar më tepër ndihma ndërkombëtare për kapërcimin e pasojave nga vërshimet. Në një takim të “Miqve të Pakistanit” në selinë e OKB-së në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur premtimin në 345 milionë dollarë, ndërsa Britania tha se do të ndihmoj me 109 milionë dollarë shtesë. Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, tha se Bashkimi Evropian tashmë ka kontribuar me 315 milionë dollarë dhe i ka inkurajuar vendet që të japin edhe më tepër. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: PPK, zgjat armëpushimin me Turqinë   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 15:13

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=pkk_596257133Partia Punëtore e Kurdistanit njoftoi sot se ka zgjatur edhe për një javë armëpushimin e njëanshëm me forcat turke. Grupi në fjalë deklaroi një periudhë mos veprimi në 13 gusht të këtij viti. Partia Punëtore e Kurdistanit ka nisur një betejë guerrile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave. PPK-ja konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 17:31

Përplasje e re PDSH dhe BDI për spiunët

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Shkelzen_2_855325383_549543315


[b]PDSH as sot nuk e bëri publik emrin e deputeti të BDI-së që sipas partisë së Thaçit ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete. Nga PDSH-ja njoftuan se kanë ngritur padi penale kundër Komisionit për Lustrim me akuzën për fshehje të fakteve. Zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi, njoftoi se të gjitha dokumentet dhe faktet që kjo parti posedon për rastin në fjalë do t’ia shpërndajë edhe faktorit ndërkombëtar.“Komisioni për lustrim në mënyrë skandaloze voton si qeveri dhe me 7 vota kundër fakteve, me 7 vota kundër realitetit dhe me 7 vota tenton që t’a shpëtoj deputetin e BDI-së dhe me këtë bëhet pjesë e pazareve ditore politike duke krijuar edhe një hipotekë të re për BDI-në. E vërteta nuk mund të mbivotohet dhe as të fshihet, prandaj PDSH-ja ngre aktpadi penale kundër anëtarëve të Komisionit për lustrim si dhe fton deputetin e BDI-së që së paku si akt moral të japë dorëheqje dhe menjëherë të largohet nga skena politike”,deklaroi Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së. Ndërkohë kryetari i Komisionit për Lustrim Tome Haxhiev përsëriti qëndrimin dhe parimin e Komisionit, se ky institucion punon në bazë të ligjit. Për Haxhiev është pak e rëndësishme padia që PDSH ka ngritur, dhe madje hedh poshtë zërat për presione dhe marrëveshje politike.“Së pari ne nuk na intereson në rast se ndonjë parti dëshiron të ngrejë padi penale, ajo nuk na intereson... dhe e dyta nga e dinë ata se si votojmë ne në punën e Komisionit. Ai është votim i fshehtë, ne votojmë të gjithë dhe ajo mbetet në arkivin e Komisionit. Nuk ka deputet kontestues tek ne, ka lëndë kontestuese dhe ne vendosim për çdo lëndë, si t’ju tregojmë se si vendosim për lëndët. Por asnjëherë nuk kemi vendosur se dikush punon me shërbimet sekrete dhe nuk vendosim ne, por ne vërtetojmë faktet. Nuk ka marrëveshje politike, nuk ka pazarllëqe, komisioni vendos, secili anëtarë i komisionit votën e tij e jep në bazë të bindjeve të tij dhe fakteve që do të vërtetojë”, thotë Tome Haxhiev, kryetar i Komisionit për lustrim.BDI i përgënjeshtron, dhe thotë madje se distancohet nga të gjitha shpifjet dhe insinuatat e PDSH-së .“Kjo parti politike si duket për koncept politik ka shpifjet trillimet akuzat dhe i gjithë ky koncept ndikon drejtpërdrejtë në përçarje dhe konfrontime armiqësor të subjekteve politike shqiptare me çrrastë defokuson qëllimin e vërtet të partive politike në konkurrencën e programeve politike në interes të zhvillimeve demokratike. Në fund dua të përkujtoj se PDSH duhet të heq dorë nga politika përçarëse por të përqendrohet në politikën e konkurrencave programore dhe atë në interes të qytetarëve, ndërsa komisioni le të kryej detyrën e vetë ligjore”, u përgjigj Tahir Hani, deputet i BDI-së.Polemikat rreth ligjit për lustrim mes PDSH-së dhe BDI-së u rritën menjëherë pas deklaratës së Rafis Haliti, se nuk është e drejtë të lustrohen ata që kanë qenë diskriminuar ose me dhunë kanë pranuar të bashkëpunojnë me shërbimet sekrete.[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Nimic: Nuk ka propozim të ri për emrin   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 18:25

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=nimic_i_ivanoc_918123784_862456846Nuk ka propozim të ri, por ka zhvillim shumë pozitiv të ngjarjeve, kurse zgjidhja mund të arrihet përmes dialogut, ndërmjet udhëheqësve të të dyja vendeve. Këtë e deklaroi ndërmjetësi në kontestin rreth emrit, Metju Nimic i cili mbrëmë vonë u takua në Nju Jork, me presidentin Ivanov. Nimic nuk dha ndonjë propozim të ri kurse me Ivanovin tha se ka biseduar për disa nga idetë e fundit.
“Mendoj se ka rritje të ndjenjës së besimit se kjo është diçka që mund të zgjidhet me dialog në nivelin shumë më të lartë, midis udhëheqësve të dy vendeve. Ky është një zhvillim mjaft pozitiv, po ndjej se palët tani po bisedojnë ndërmjet tyre për çështjet që janë në korniza ku mund të shihen disa parashikime se eventualisht mund të gjendet zgjidhja e këtij problemi, mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë çështje deri sa të arrijmë zgjidhje ”, deklaroi ndërmjetësi Metju Nimic.
Nimic refuzoi të flas për afate për zgjidhjen kontestit rreth emrit, por megjithatë deklaroi se kishte dialog që dha parashikime realiste se mund të arrihet zgjidhja e ndërsjellë në të cilën të dy palët do të ndjeheshin se kanë arritur objektivat nacionale dhe mbrojtjen e dinjitetin kombëtar. Në këtë takim presidenti Ivanov ka përsëritur qëndrimet lidhur me mbrotjen e siç thuhet “dinjitetit të qytetarit maqedonas”.
“Presidenti Ivanov e njoftoi ndërmjetësin Nimic lidhur me pozitën e Maqedonisë për këtë çështje, me ç’rast theksoi përcaktimin dhe përkushtimin e Maqedonisë për gjetjen e sa më të shpejtë të zgjidhjes së ndërsjellë dhe të pranueshme e cila do ta mbrojë dinjitetin e qytetarit maqedonas”, thotë Zoran Jolevski, përfaqësues maqedonas në bisedime.
Nimic sot nga Ministri i jashtëm grek, Dimitris Drucas, do t’i dëgjoj qëndrimet e Athinës. Para takimit Drucas mohoi se ekziston diplomaci e fshehtë dhe proces paralel për zgjidhjen e emrit, ndonëse kontaktet dhe ndihma e drejtpërdrejt nga jashtë, sikurse që tha do të ishin të mirëseardhura. Emri ishte temë e bisedimeve edhe në takimin, Papandreu- Ban ki Mun. Kryeministri grek i deklaroi sekretarit të përgjithshëm se Athina ka vullnet për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme, por në kuadër të pozitave dhe vijave të kuqe të përcaktuar qartë. “Vullnet ka dhe kuptohet presim vullnetin e domosdoshëm nga pala tjetër që të mund të arrihet zgjidhja”, tha Papandreu pas takimin me Ki Munin.
Frosina Cvetkovska
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Fuere kërkon kthimin e refugjatëve romë në Kosovë   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 18:28

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=xhelal_901056807
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe euro ambasadori Ervan Fuere në takimin e sotëm të punës shqyrtuan mundësin e kthimit të rreth 1.200 refugjatëve romë nga Kosova në vendin e tyre amë të cilët janë zhvendosur që nga viti 1999. Tani për tani sipas ministrit Bajrami vetëm 30 familje kanë shprehur vullnet për t'u kthyer në vendin e tyre. Në këtë takim veç tjerash është diskutuar edhe për proceset tjera që realizon kjo ministri si dhe raportin e KE. Me këtë rast ambasador Fuere shfrytëzoi mundësin për të treguar edhe njëherë për rëndësinë e këtij raporti, i cili do të publikohet më 10 nëntor.
"Ne parimisht u morëm vesh me auroambasadorin që të shqyrtojmë mundësin e kthimit të tyre në vendin nga kanë ardhur, pra në Kosovë, në shtetin amë, dhe mua më gëzon fakti se edhe pse pak kanë shprehur vullnet dhe gatishmëri që të kthehen në shtetin e tyre amë, ne do të punojmë në të ardhmen me ata persona që të risim interesimin te ata persona për t'u kthyer në shtetin e tyre amë", thotë Xhelal Bajrami, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
"Kjo paraqet mundësi për mua që edhe njëherë ta sqaroj rendësin e raportit të KE për përparimin e vendit, i cili si zakonisht është objektiv dhe pasqyron përparimin e vendit sa i përket reformave të realizuara gjatë tërë vitit duke potencuar sferat ku ka përparim dhe ato ku nuk është arritur mjaftueshëm. Ideja është që të inkurajohet qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore që të vazhdojnë përpjekjet për reformat e nevojshme. Jam i sigurt se qeveria do të bëj përpjekje ta pranoj këtë raport dhe do ta shfrytëzoj si udhërrëfyes për muajt pas nëntorit", tha ambasadori Ervan Fuere. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Ahmadinexhad: SHBA t’i lirojnë tetë iranianë   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 18:38

Lajmet Ditore %28u39u%29Mahmoud%20Ahmadinejad%20mahmud%20ahmedinexhad
Ahmadinexhad: SHBA t’i lirojnë tetë iranianë


E hëne 20 Shtator 2010 11:15 Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’i lirojnë tetë iranianë, për të cilët ai tha se po mbahen ilegalisht.Në një intervistë për televizionin amerikan, Ahmadinexhad tha se vendi i tij e ka bërë një gjest human javën e kaluar, kur e liroi gruan amerikane, Sarah Shourd, e cila mbahej në Iran prej korrikut të vitit 2009.Mahmud Ahmadinexhad, aktualisht gjendet në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.Me këtë rast uai u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.Në një kumtesë nga Kombet e Bashkuara, u tha se “është theksuar rëndësia e respektimit të të drejtave themelore civile dhe politike”.Ban Ki-mun, po ashtu, i tha presidentit Ahmadinexhad se ai shpreson se Irani do të “angazhohet në mënyrë konstruktive” për zgjidhjen e problemit me perëndimin lidhur me programin atomik. /rel/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyMon 20 Sep 2010 - 18:42

Lajmet Ditore 5219-fule-gruevski_piktura_islame

Gruevski pritet në zyrë me pikturë islame


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë vizitës në Bruksel ku u prit të enjten nga kryetari i Komisionit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule, është pranuar në një zyrë ku ka qenë e vendosur një pikturë ku shkruhej në arabisht emri i profetit të myslimanëve, Muhamedi a.s. Fule pasi kishte bërë fotografimin e rëndomtë para gazetarëve me Gruevskin, është drejtuar së bashku me atë në zyrat e tij të dialogut, ku gjendej edhe piktura e shkruar në arabisht. Askush nuk ka dhënë sqarim si ka ndodhur që një pikturë e tillë të gjendet në zyrën e Fules. Megjithatë, burime të ndryshme sqarojnë se jorastësisht Gruevski është futur në këtë zyrë ku piktura islame ishte përballë tij. Me këtë akt, ndërkombëtarët kanë dashur t’i tregojnë Gruevskit që duhet të jetë më tolerant ndaj të gjithë feve dhe të heqë dorë nga mbështetja e vetëm një religjioni. Gruevski në Bruksel kërkoi që të fitojë datë për bisedime me Bashkimin Evropian, por ndërkombëtarët i bënë të qartë se pa ndryshuar politikën e tij në çështje me emrin e shtetit Evropa për të do të jetë larg. Shoqata qytetare “Klubi ELITA” gjithashtu ka përshëndetur tolerancën fetare të shprehur nga ana e kabinetit të Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan File. “Pikërisht derisa disa e djegin Kur’anin Famëlartë, e ofendojnë Islamin, të tjerët e ofendojnë personalitetin e profetit islam, Stefan Fule , e respekton atë duke e vendosur emrin e Profetit Muhamed (Paqja e Zotit qoftë mbi te) në kabinetin e tij zyrtar”, thuhet në kumtesën e “Klubit ELITA”. /lajmpress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: