[quote]
Qindra e mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Parisit për një protestë të fundit masive kundër projekt-ligjit, i cili pritet të lëgalizojë martesat mes gjinive të të njëjtit lloj dhe adoptimin e fëmijëve nga këto çifte. Demostruesit u mblodhën përgjatë një rruge, që të çonte në Harkun e Triumfit. Gjatë protestave pati përleshje, dhe policia është dashur të hedhë gaz lot-sjellës, pasi protestuesit po i drejtoheshin në shumicë 'Champs Elysees', vendi ku ndodhet pallati presidencial. Senati i Francës do të debatojë këtë projekt-ligj gjatë muajit të ardhshëm, pasi ky ka marrë miratimin në Dhomën e Ulët të parlamentit.Partia Socialiste e presidentit Francois Hollande dhe aleatët e saj dominojnë në të dyja dhomat e ligjvënësit francez. Sondazhet sugjerojnë se shumica e popullit francez janë ende në mbështetje të martesave gay, por numri i tyre ka rënë gjatë javëve të fundit. Përgjatë rrugës së protestës u shpalosën edhe banner-a, ndër të cilat lexohej “Larg duart nga bijtë e mi” dhe “Duam punë, jo martesa gay”. Policia nuk lejoi protestuesit në 'Champs Elysees', por disa grupe të irrituara arritën të thyenin kordonin e policisë dhe të shkonin më tej. Policia përdori edhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë gati qindra protestues, të cilët u mblodhën aty, pasi demostrata kryesore kishte përfunduar. Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, tha se protestuesit e mbetur ishin pjesë e grupeve ekstremiste të djathta. Gjithsesi, kreu i partisë opozitare UMP, nga qendra e djathtë, Jean-Francois Cope, tha se disa familje në protestë kishin pësuar dëmtime nga gazi lot-sjellës.[justify]