Dhjetëra mijëra përkrahës të presidentin egjiptian Muhamed Mursi u mblodhën në Kajro për të kërkuar rivendosjen e Muhamed Mursi, i cili qe rrëzuar dhunshëm nga ushtria.
Dy formacionet e avionëve luftarakë vërshuan qiellin kur namazi i xhumasë përfundoi. Katër helikopterë të ushtrisë kishin rrethuar hapësirën e protestave, ndërsa ata po fluturonin shumë poshtë.
Vëllazëria Myslimane ka bërë thirrje për demonstrata në të gjithë vendin, duke akuzuar kreun e forcave të armatosura Abdel-Fatah al-Sisi, se ka organizuar një grusht shteti kundër presidentit të parë të zgjedhur me vota të lira në Egjipt.
Një banderolë e madhe shfaqte një foto të Mursit ku shkruante "Së bashku për të mbështetur legjitimitetin"
Mbështetësit e presidentit thanë se ata kishin ardhur nga i gjithë vendi për t'u bashkuar me mitingjet e së premtes, duke nënvizuar rrënjët e thella të Vëllazërisë Myslimane në vend.
Udhëheqësit myslimanë thonë se nuk do të përdorin dhunën në fushatën e tyre për të rivendosur Mursin, por këmbëngulin se nuk do të tërhiqen.