Dje të hënën me mijëra musliman kanë protestuar para zyrës së rrjetit
të Google në kryeqytetin Britanik Londër, për shkak të refuzimit të
largimit të filmit nga Youtube në Britaninë e Madhe.
Gazeta britanike The Daily Telegraf bënë të ditur, se dje dhjetë mijë
musliman janë tubuar para selis së Google dhe kanë protestuar për
largimin e filmit nga Yuotube. Rrjeti i Google nuk po e largon filmin
duke u arsyetuar mbi të drejtën e liris së të shprehurit. Ndërsa rrjeti i
lajmeve televiziv BBC raporton se numri i protestuesve nuk ka qenë më
shumë se 3500.
Protestuesit kishin ngritur plakata që kërkonin nga Google, të
distancohet nga liria e të shprehurit, dhe në njëren ndër to shkruante
``Liria e të shprehurti = Urrejtje ndaj Muslimanëve``, dhe pllakata
tjetër mbante mbishkrimin ``Liria e të shprehurit është njollosja e
Islamit``.Mesazhi/Sh.Hulaj