Vëllazëria Muslimane (VM) është duke bërë mobilizimin e mbështetësve të tyre në mbarë vendin për të shfaqur përkrahjen e tyre ndaj presidentit Muhamed Mursi i cili është nën presion, disa orë pasi ushtria lëshoi një ultimatum 48 orësh.
Burime nga VM flasin për mobilizim të gjerë për t’iu bashkuar mijëra mbështetësve që vazhdojnë të kampojnë jashtë në mbështetje të presidentit Mursi.
Pas deklaratës së ushtrisë VM ka kërkuar që të gjithë mbështetësit e saj të dalin në mbështetje të presidentit për të treguar numrin real të mbështetësve.
Që nga e diela Egjipti është përfshirë nga protesta kundër presidentit Mursi të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme./mesazhi/