- Cito :
-
Vëllazëria Muslimane në Egjipt ka bërë thirrje për protesta paqësore gjithë popullore për këtë të premte kundër filmit anti Islam që përqesh fenë Islame dhe Profetin Muhamed (a.s).
Protestat paqësore do të mbahen para të gjitha xhamive në të gjitha krahinat e vendit për të dënuar ofendimet ndaj Islamit dhe ndaj Profetit Muhamed (a.s) thuhet në në një deklaratë të lëshuar nga VM.
Ata gjithashtu u bënë thirrje të gjitha forcave kombëtare për t’iu bashkuar protestave.
Vëllazëria Muslimane, prej së cilës edhe doli presidenti i ri i Egjiptit Dr. Muhamed Mursi është forca politike më e madhe dhe më e organizuar në vend.
Thirrja për protesta vjen pasi një film që paraqet jetën e Profetit Muhamed, dhe që prek temat e pedofilisë dhe homoseksualizmit, shkaktoi sulme vdekjeprurëse në Libi duke lënë të vdekur ambasadorin amerikan Kristofer Stivens dhe tre zyrtarë tjerë amerikanë.
Filmi është prodhuar nga izraelito-amerikani Sam Bacile, por mediat egjiptiane thonë se disa koptë egjiptianë që jetojnë në SHBA janë përfshirë në prodhimin e tij.
Sam Bacile duke folur përmes telefonit nga një lokacion i pazbuluar vazhdon të mbajë qëndrimin e tij, duke thënë se Islami është një kancer dhe se filmi i tij synon të jetë një deklaratë provokuese politike që dënon fenë./mesazhi/