Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gostivarë, thirrje për protesta kundër dhunës policore Thu 1 Mar 2012 - 11:14 | |
| Qytetarët, të revoltuar nga vrasja makabre e të dy të rinjve shqiptarë në Gostivar nga polici Jakim Trifunovski, do të shprehin mllefin e tyre Sot në protesta të përgjithshme. Gostivarasit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim bindjeve politike apo përkatësisë kombëtare dhe fetare, të mbështesin këtë iniciativë me qëllim që të drejtësia të vejë në vend. Iniciatorët u bënë thirrje gjithashtu qytetarëve të mos bien pre e provokimeve ndëretnike. “Ne kemi organizuar një protesta paqësore që do të fillojë në ora 13 para Gjykatës dhe do të marshohet deri në qendër të qytetit. Protesta do të jetë paqësore pa incidente, vetëm për ta dërguar në vend mllefin e qytetarëve, për t’u treguar institucioneve se kërkojmë drejtësi, nuk kemi nevojë për panik ose deklarata të rrejshme, dëshirojmë që para gjykatës drejtësia të jetë në vend. Nuk dëshirojmë të ndahemi në parti politike të gjithë jemi shqiptarë dhe të gjithë dëshirojmë ta mbështesin këtë protestë”, deklaroi Egzon Azizi, iniciativa qytetare në Gostivar. Ndërkaq në Shkup, Lëvizja kundër brutalitetit policor paralajmëroi protesta në sheshin ‘Nënë Tereza’ në orën 13:00. Nga kjo lëvizja, në shenjë mbështetjeje ndaj protestave në Gostivar por edhe për të shprehur revoltën kundër brutalitet policor u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa dallim kombëi apo feje, të dalin nesër në të njëjtin orar, në sheshet e qyteteve të tyre dhe para stacioneve policore. “Si anëtar i lëvizjes kundër brutalitetit policor dua në emër të lëvizjes t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, edhe atyre që herën e kaluar në qershor nuk na u bashkuan në protestat kundër brutalitetit policor... këtë herë të na bashkëngjiten...sepse mendojmë se të gjitha rastet e brutalitet policor trajtohen ashtu siç u trajtua edhe ai i radhës së kaluar”, tha Predrag Ristiq, Lëvizja kundër brutalitetit policor. Nga lëvizja kundër brutalitetit policor gjithashtu kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ndihmësit të saj Ivo Kotevski. “Dorëheqje e menjëhershme e të gjithë personave që kanë përgjegjësi në MPB, për shkak të kryerjes së papërgjegjshme dhe johumane të detyrës, sidomos kjo vlen për Ministren Gordana Jankullovska, dhe ndihmës/ministrin për marrëdhënie me publikun Ivo Kotevski. Kërkojmë ndryshim në ligje me qëllim të zëvendësimit të sektorit për kontroll të brendshëm në ministrin e brendshme me një mekanizëm të pavarur që do të jetë i pavarur prej autoriteteve të ministrisë”, u shpreh Petritit Saraçini, Lëvizja kundër brutalitet policor. Gjithashtu nga kjo lëvizje kërkojnë ndalimin e punësimit të personave në MPB të cilët kanë dosje kriminale. Po ashtu, të punësuarit vazhdimisht duhet tu nënshtrohen testeve psikologjike të standardizuara në këto sektorë, të ketë definim të saktë të mënyrës së drejtimit, mbikëqyrjes dhe destinimit të njësiteve policore, zbardhjen e plotë të rasteve të vrasjes së bashkëqytetarëve nga ana e pjesëtarëve të policisë dhe përgjegjësi të plotë të gjithë të përfshirëve në këto akte etj. Ndërkaq nga Lëvizja qytetare ‘Zgjohu!’ dënoi gjithashtu krimin makabër të ndodhur një ditë më parë, dhe kërkon nga institucionet që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura që polici përgjegjës, të vuajë dënimin maksimal për krimin në të cilin mori dy jetë njerëzish. ‘ZGJOHU!’ kërkon që policia dhe gjykatat e vendit t’i japin dënim me burgim të përjetshëm policit Trifunovski, për vrasjen me paramendim. | |
|