Së bashku për paqen, me këto parulla të shkruara në gjuhët që fliten në Maqedoni, qindra qytetarë marshuan në emër të paqes, të miqësisë dhe bashkëjetesës. Marshi filloi nga parkun e qytetit me këngë dhe në ekzekutimin e solistëve të nacionaliteteve të ndryshme. Aktorë, muzikantë, solistë, artistë, dolën në skenën e parkut të qytetit dhe drejtuan mesazhin për paqe për të jetuar njëri me tjetrin, për uljen e tensioneve dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve.
“Të gjithë banorët dhe bashkësitë që jetojnë në R. e Maqedonisë t’i zgjasin dorën njëri tjetrit, të mos ketë tone të larta dhe të shohin pwrmes syve të ESMËS të cilat shikojnë në aspekt kozmopolit”, tha Esma Rexhepova, këngëtare.
“Duam të dërgojmë porosi të zëshme deri tek të gjithë faktorët politikan dhe deri tek ajo që quhet shoqëri e vetëdijshme në këtë vend kurse kjo është që të na bashkohen dhe ta pranojnë këtë iniciativë dhe marsh për paqe sepse këto 10-20 vite na ndodhën gjëra të pahijshme dhe nuk doja të përsëriten. Mendoj se edhe populli në këtë vend është i lodhur nga këto konfrontime ditore politike lidhur me tensionet etnike”, tha Pece, ‘Superhiks’
“Duhet ta ndjejmë vendin dhe njerëzit si një e jo sipas përkatësisë etnike,një prej gjërave të mira të këtij marshi është ajo se do të shkojmë me parulla me gjuhë të ndryshme, maqedonasit do të shkojnë me parulla shqipe, Marsh për paqe, Së bashku për paqe, kështu që unë do ta mbaj versionin shqip”, u shpreh një qytetarë.
Njerëzit që u tubuan sot në parkun e qytetit u orvatën që të dërgojnë zërin e miqësisë, për shoqëri pa dhunë, pa paragjykime dhe manipulime. Marshi vazhdoi nëpër rrugën “Ilindenska” përmes Urrës së Gurit deri në Sheshin e Qytetit prej ku njerëzit që angazhohen për paqe dhe tolerancë u kthyen në parkun e qytetin ku vazhdoi argëtimi. Bojana Simonoviq