Kryeministri i Turqisë Taip Erdogan në konferencën në Varshavë deklaroi se njerëzimi me strukturën momentale të OKB-së asnjëherë nuk do të arrij paqen, njofton “trt”.
“Para pesë anëtarëve të përhershëm është vendosur një përgjegjësi historike; problemet në Siri mund të zgjidhen për një moment, nëse pesë anëtaret e përhershme marrin një vendim”, deklaroi Erdogan duke folur për luftën qytetare në Siri. Ai me këtë rast potencoi edhe domosdoshmërinë e përkrahjes së NATO-së në sigurimin e paqes globale.
Pas konferencës Erdogan dhe gruaja e tij iu bashkuan darkës së përgatitur për to nga kryeministri i Polonisë Donald Tusk dhe gruaja e tij.
Kryeministri turk në Poloni arriti në shoqërim të ministrave, zyrtarëve të ndryshëm dhe përfaqësuesve të biznesit.