Rreth 4,1 milionë sirianë do të strehohen jashtë vendit deri në fund të vitit 2014, kundrejt 2,4 milionë aktualisht, parashikojnë Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar sot.
Nga ky numër, afro 660.000 do të strehohen në kampe refugjatësh dhe do të konsiderohen si pjesa më e ndjeshme, shton OKB-ja në një raport lidhur me përgjigjen humanitare për krizën siriane.
Rreth 108 agjenci të OKB-së, të cilave u shtohen Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OMI), si dhe shumë OJF kombëtare dhe ndërkombëtare, janë përfshirë në programin e ndihmës ndërkombëtare për Sirinë.
Për vitin 2014, OKB-ja parashikon nevojën e financimit të 4,2 miliardë dollarëve për t'u ardhur në ndihmë, sipas saj, 4,1 milionë refugjatëve. Thirrjet për shtimin e ndihmave përfshijnë gjithashtu 2,27 miliardë dollarë të tjerë, që do të shkojnë për popullsinë në Siri, 6,1 milionë prej të cilës janë të shpërngulur, të cilët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. /trt/