Fotografia është përhapur në masë të madhe në Facebook Sirian dhe është analizuar me të madhe
I është zbehur fytyra e një refugjateje Siriane në Turqi për disa çaste, dhe sytë i janë mbushur me lot trishtimi derisa shiqonte një person. I ka thënë vëllaut të vet:``Kush është ky?`` duke bërë me shenjë nga një person i cili ishte i ulur me disa persona tjerë në një bar kafe. Vëllau ka mbetur i shtangur për disa minuta pa lëvizur aspak dhe më pastaj bërtet ``Allahu Ekber, do të më pëlcas zemra, ai i përngjan atij, ai i përngjan atij..mos u frikëso motër``.
Personi në fjalë është një banor turk me buzëqeshje të mirë i cili i përngjan ish kryetarit të Siris Hafiz Asadit. Reagimi i tillë i vajzës dhe vëllaut të saj është e natyrshme për sirianët, duke marrë parasysh historinë e përgjakshme të Asadit si baba dhe tash të djalit të tij me gjakderdhje të pamëshirshme ndaj popullit të vet.
Megjithatë çka do që lidhet me emrin e Hafiz Asadit duket e frikshme për Sirianët, por ata po arrijnë të thyejn mitin e trishtueshëm të tij me revolucionin dhe përmendoret që po i thyejn duke bërtitur``i mallkuar qoftë shpirti yt o Hafiz Asadi``. Mesazhi/Sh.Hulaj