OKB thotë se 7.6 milion njerëz u bënë refugjatë në vitin 2012, e që shënon numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 1994.
Një raport nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR) thuhet se Siria është "një faktor madhor i ri" që ka quar deri këtu numrat e refugjatëve.
Raporti thonë se 55% e të gjithë refugjatëve vijnë nga pesë vende: Afganistani, Somalia, Iraku, Sudani dhe Siria.
UNHCR thotë se shifrat janë të bazuara në të dhënat nga vetë agjencia, si dhe nga qeveritë dhe OJQ-të e tjera.
Afganistani mbeti burimi më i madh në botë i refugjatëve, një pozicion që ka mbajtur tani e 32 vjet, me 95% të refugjatëve në Iran apo Pakistan.
Somalezët ishin grupi i dytë më i madh i refugjatëve në vitin 2012, ndjekur nga irakianët. Sirianët ishin grupi i katërt më i madh.
Shifrat, megjithatë nuk pasqyrojnë rreth një milion njerëz të cilët janë larguar nga Siria në gjashtë muajt e fundit.
OKB thotë se nëse vazhdojnë trendet aktuale, edhe dy milionë njerëz do të lënë Sirinë nga fundi i këtij viti. Në ditët e ardhshme pritet që OKB të kërkojë nga vendet evropiane për të marrë të paktën disa prej tyre brenda territoreve të tyre.
Raporti gjithashtu thotë se ka pasur një rritje të dukshme në zhvendosjet nga Mali dhe Republika Demokratike e Kongos.