Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajme Ditore] Holandë, marshim solidarizues për problemet e refugjatëve | |
- Në marshimin tradicional të natës i cili u mbajt në Holandë mes Rotterdam-Hagë me qëllimin për të tërhequr vëmendjen për problemet e refugjatëve në të gjithë botën morën pjesë afërsisht 1 mijë e 700 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Afërsisht 600 mijë euro të cilat u mblodhën në këtë marshim që është hera e gjashtë që mbahet nën udhëheqjen e Fondacionit të Refugjatëve do ti dërgohen popullatës siriane të cilët janë prekur nga lufta.
Grupi i cili e nisi marshimin në orët e natës nga ura e famshme Erasmus në Rotterdam, duke përfshirë mes tyre edhe disa politikanë dhe artistë, në orët e para të mëngjesit arriti në Hagë.
Drejtoresha e fondacionit të Refugjatëve, Tineke Ceelen duke theksuar se është kënaqshëm interesimi i lartë shfaqur këtë vit dhe donacioni i mbledhur në këtë marshim i cili mbahet që prej 5 vitesh në vend, ajo tha se 600 mijë eurot e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të plotësimit të nevojave të sirianëve të prekur nga lufta.
Ceelen ka rikujtuar se marshimi i natës përkoi me përvjetorin e bombardimit të Rotterdamit nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore dhe u shpreh se: “Lufta për ne është një kujtim, por për disa njerëz të tjerë në një largësi prej disa orësh me avion lufta është e vërtetë e përditshme. Janë të shumta nevojat për ndihma emergjente të refugjatëve sirianë, ata kanë nevojë për ne. Me shumën e parave të mbledhura duam të ndihmojmë në ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe ilaçe”.
Aktiviteti i marshimit i cili ka nisur me qëllimin për të sjellë në opinionin publik dhe axhendën politike problemet e përjetuara të refugjatëve vitin e kaluar pati mbledhur një shumë prej 500 mijë eurosh, të cilat edhe ato iu dërguan personave në nevojë në Siri:
| |
|