Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajme Ditore] Sot filloj muaji i Ramazanit | |
- Nga e shtuna, për 30 ditë rresht, përmes agjërimit besimtarët myslimanë do t’i përkushtohen Krijuesit e do të solidarizohen me të tjerët, shkruan sot Koha Ditore. Në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, atyre përveçse iu kërkohet të rrinë pa ngrënë e pa pirë afro 18 orë në ditë, sipas drejtorit të medresesë “Alaudin” në Prishtinë, Bahri Simnica, kërkohet që edhe syri i tyre të mos jetë shikues aty ku nuk ka të drejtë, goja e tyre të mos flasë atë që nuk duhet, këmba e dora e tyre të mos prekin gjërat që janë të ndaluara për myslimanët, siç ka thënë ai, edhe gjatë këtij muaji e edhe muajve të tjerë. Simnica ka thënë se ky muaj është njëri prej shtyllave të fesë islame, që, sipas tij, është i mbështetur në librin e shenjtë të myslimanëve Kuran, si dhe në thëniet e profetit Muhamet. (IO):
| |
|