Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i ngadhnjimit të njeriut mbi veten, gjegjësisht pasionet dhe kënaqësitë e tij trupore, shpirtërores mbi materialen. Njeriu ngadhnjen mbi veten, sepse e mëson të durojë pa i shijuar gjërat të cilat si zakonisht i lakmon. Është muaji i triumfit të madh të njerëzimit mbi terrin e injorancës.
Në këtë muaj, shtohet dashuria dhe pakësohet urrejtja.
Le të shtojmë dashurin dhe të braktisim nga zemrat tona smirën, zilinë, xhelozinë, inatin. Është muaji i unitetit dhe jo i përçarjes.
- Shkruar nga prof. Bujamin SALIJA [ 10 - 06 -2014 ]