Ka
nisur sot Muaji i Shenjtë i Ramazanit, i cili konsiderohet si njëri
nga muajt më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të Hixhretit.
Në përfundim të këtij muaji, mbi një miliard myslimanët e botës
festojnë festën e Eid al-Fitrit, ose siç njihet, Bajramin e Madh.
Muaji i madhështor Ramazan është muaj i agjërimit, lutjes,
solidaritetit, dashurisë dhe mirësisë, në të cilin besimtarët gjatë tërë
ditës përmbahen nga konsumimi i ushqimit, cigareve, por edhe nga
mendimet, idetë dhe veprat e këqija.
E gjithë bota islame gjatë këtij muaji falë teravitë dhe thirrjet për lutje dëgjohen nga të gjitha xhamitë në mbarë botën.
Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të HIXHRETIT.
Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë të gjithë
besimtarët e botës islame. Në përfundim të këtij muaji një miliard
myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh).
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonis, Reiz
Ul-Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi në mesazhin e tij të gjithë
besimtarëve të fesë islame ua uroi Ramazanin, duke u dëshiruar agjërim
të lehtë, shëndet dhe mirëqenie në shtëpitë e tyre.
“Besimtarë të nderuar ta presim këtë muaj në frymën e tolerancës
ndërfetare, në frymën e unitetit mes të gjithë njerëzve, pa dallim të
përkatësisë së tyre etnike, fetare dhe politike. Le të jetë ky muaj në
shenjë respekti ndaj familjes, fiqnjëve dhe ndaj të gjithë njerëzve
njësoj. Gjithmonë, e sidomos gjatë këtij muaji, më shumë duhet të
mendojnë dhe të kujdesemi për të pamundurit, të sëmurët dhe të varfërit,
që në çdo familje të mbizotërojë paqja, dashuria, harmonia dhe
ngohtësia familjare”, thuhet në mesazhin e kryetarit të BFI-së. (INA)
P.S. Rubrika "Shtypi" është
krijuar për të sjellë tekstet që publikohen në mediumet e ndryshme, të
cilat prekin �ështjet e Islamit dhe të myslimanëve në përgjithësi.
Redaksia e portalit �Breziiri.com� nuk qëndron prapa këtyre teksteve dhe
jo �do here pajtohet me përmbajtjen e tyre.