Kur e dimë se ne, për shembull, do të marrim pjesë në një ceremoni martese, fillojmë të planifikojmë dhe të përgatitemi qysh herët, madje edhe me javë përpara. Ne i kushtojmë shumë rëndësi edhe detajeve më të vogla, kështu që të arrijmë qëllimin, pra të vishemi bukur, me këpucë të reja të pastërta, të organizojmë vendin e pritjes së miqve, të hamë ushqimin si duhet, e shumë të tjera. Ngjashëm përgatitemi dhe planifikojmë edhe për ngjarje të tjera të rëndësishme, funksione, intervista, etj.
Megjithatë, kur na afrohen obligimet/detyrat islame, ne përgatitemi shumë pak, sidomos për Ramazan. Për ca arsye ne ndihemi sikur sa hap e mbyll sytë dhe brenda një nate mund të bëhëmi personalitete të dëvotshëm. Në fakt, kjo mund të funksionojë për një kohë të shkurtër, mirëpo për një kohë të gjatë ka shumë gjasa që do të dorëzohesh dhe të kthehesh në gjendjen e mëparshe ose edhe më keq, ruana Zot! Pas së gjithash, a nuk është e vërtetë se gjatë mesit të Ramazanit xhamitë gjatë teravive janë të mbushura përgjysmë në krahasim me ditët e para të muajit?!
Prandaj, është shumë më mirë të përgatitemi dhe të planifikojmë për aktivitetin tonë fetar, shumë me tepër se sa për ato të dunjasë dhe, insha Allah, në këtë mënyrë ne mund të japim maksimumin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe të mbesim konsekuentë në a’malet (veprat) që i kemi adoptuar.
Sidoqoftë, meqë Ramazani do të fillojë së shpejti, mendojmë se do të ishte shumë mirë të bënim një listë të gjërave si parapregatitje për të, pra:
1. Shtoje të lëxuarit e Kur’anit Fisnik. Nëse ka mundësi një xhuz në ditë, në mënyrë që brenda Ramazanit ta përfundosh të tërë Kur’anin së lëxuari.
2. Mundohu dhe fali 4 reqatë tehexhxhud (namaz nate) përpara syfyrit.
3. Mëso sa më shumë du’a (lutje) në gjuhën arabe nga sunneti i Muhammedit s.a.v.s.
4. Sa më shumë bën dhikr (përkujtoje sa më shumë Allahun e Madhërishëm) duke thënë, p.sh.: La ilahe il-lallah, Subhanallah, Allahu Ekber, Elhamdulil-lah, etj.
5. Sa më më shumë sinqeritet, dëvotshmëri dhe koncentrim fali 5 kohët e namazit ditor.
6. Tento dhe shfrytëzoje muajin e Ramazanit që të ndalosh duhanpirjen.
7. Tento në maksimun që të mos e ndyësh gojën me sharje e mallkime gjatë të tërë muajit të Ramazanit. Shokët mund t’i ndihmojnë njëri-tjetrit duke e goditur lehtë në krahë ose duke ia përkujtuar me butësi shokut ose shoqës sa herë që ai përdor fjalë të pakëndshme që të mos e bëjë një gjë të tillë.
E kemi edhe një lutje të vogël për rastin kur një vëlla a motër bëhet më fetare vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Pra, në vend që ta kritikojmë duke i thënë se është bërë hipokrit/hipokrite dhe se po aktivizohet vetëm për Ramazan, etj., pse të mos i themi fjalë të mira duke e inkurajuar që të vazhdojë virtytshmërinë edhe pas muajit të Ramazanit. Pse ne duhet të jemi kaq të cekët duke i tallur ata rreth asaj që ne “mendojmë” se është vetëm e përkohshme nga ana e tyre?
Nëse ne do të ktheheshim një hap prapa për një moment dhe të imagjinonim se ky është Ramazani i fundit për ne, si to ta kalonim ne atë? Sa muslimanë që ti i njihje tashmë nuk janë më për ta parë këtë Ramazan.
Vdekja mund të na vijë në çdo kohë, por ne prapseprap mbesim injorantë ndaj begatisë së kohës që tani na është dhënë nga ana e Allahut të Lartmadhërishëm për ta shfrytëzuar.
Lutem që Allahu xh.sh. të na jep, neve dhe juve, si dhe të gjithë muslimanëve, mundësinë për ta shfrytëzuar këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe të na mbrojë nga dënimi i botës tjetër, Amin!
[b style="font-size: 1em; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Përktheu dhe përshtati: Breziiri[/b]
[b style="font-size: 1em; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"](Breziiri) [/b]