Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 29 këshilla për muajin e shenjtë të Ramazanit Fri 20 Jul 2012 - 0:54 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Është muaji më i madh! Më fisniku! Më i bekuari! Muaji më i pritur në kalendarin Islamik! I gjithë fokusi zhvendoset në adhurime të shumta, ripërtëritje të vetës, spiritualitet të shtuar, duke përdorur mënyrat më të mira për t’u përgatitur për këtë muaj.
1. Përgëzo miqtë dhe të afërmit për Ramazan
2. Fto për iftar
3. Ndihmo ndonjë nevojtar
4. Pastroje xhaminë
5. Vizito të sëmurit
6. Shtoi lutjet
7. Lexo Kur’an
8. Mos u nervozo
9. Ji i përpiktë në punë
10. Lutu për prindërit e tu
11. Fal rregullisht namazet me xhematë
12. Fali ata të cilët të kanë dëmtuar
13. Largo ndonjë pengesë nga rruga
14. Shfrytëzo këtë muaj për t’u ndarë nga duhani
15. Dërgo sa më shumë emaila me këshilla dhe urime
16. Mësohu të heshtësh
17. Ha dhe pi, por mos e tepro
18. Kurseje ujin, rrymën dhe telefonin
19. Ndihmo te moshuarit
20. Ndihu i lumtur
21. Jep dhurata
22. Buzëqesh
23. Blej një palë rroba për një jetim
24. Qëndro pranë familjes mundësisht
25. Lutu për myslimanët
26. Mos e humb kohën kot
27. Fale namazin e teravisë
28. Kërko falje nga Allahu
29. Përcille Ramazanin
Ramazani është kohë kur myslimani mund të afrohet më shumë tek Allahu, duke bërë vepra të mira dhe duke u ndaluar nga ato të palejuarat.
Sa mirë, një frymë e re po vjen tek ne. Frymë mjaft e shumëpritur! Falënderimi i takon Atij që na nderoi me këtë mysafir.
Shkruan: Lulzim Beqiri | |
|