Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Temë e Ramazanit] Ky është muaji i solidaritetit jo i teprimit Tue 8 Jul 2014 - 6:11 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Falënderimet më superiore dhe më të sinqerta i takojnë vetëm Allahut xh.sh, Atë duhet falënderuar për mundësinë që ia dha besimtarëve që të agjërojnë edhe një muaj prej muajve të agjërimit, Atë duhet ta falënderojmë për mundësinë që na e dha që ta arrijmë edhe një herë këtë muaj të bekuar e që është një prej shanseve më të mira që njeriu të ngritët drejtë devotshmërisë, të përafrohet drejtë kënaqësisë së Allahut xh.sh dhe të lartësohet në gradat e parajsës duke u përfshirë nën mëshirën e Allahut xh.sh.
Muaji i mëshirës, begatisë, mirësisë, faljes, solidariteti, zbutjes së zemrave, devotshmërisë, adhurimeve, Kuranit, dhe i shpërblimeve të panumërta të Allahut xh.sh edhe një herë ka trokitur në dyert tona duke na dhënë edhe një herë shansin që të akumulojmë shpërblime dhe të ngremë shkallën e besimit në rrugëtimin tonë drejtë botës tjetër.
Ky mysafir kaq i shtrenjtë, kaq bujar, kaq fisnik edhe një herë erdhi tek ne andaj ne duhet të jemi falënderues për këtë pasi që shumë prej atyre që ishin me ne më nuk janë, shumë prej njerëzve nuk e kanë këtë mundësi pasi që ishte caktim i Allahut xh.sh që ata më të mos jenë në mesin tonë, shumë prej njerëzve që kanë lajthitur nga rruga e Allahut xh.sh janë duke e humbur këtë shans andaj le të jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj Krijuesit tonë për rastin e dhënë dhe le ta marrim këtë si një privilegj dhe një përzgjedhje nga ana e Allahut xh.sh për ne. E nëse e llogarisim si të tillë atëherë do duhej që këtij privilegji të i qasemi ashtu siç duhet në mënyrë që të e shfrytëzojmë maksimalisht sipas mësimeve të Allahut xh.sh dhe porosive profetike të Profetit tonë s.a.v.s. Nuk dua që të ndalëm shumë në mënyrën e duhur të shfrytëzimit të këtij muaji pasi që mësimet, obligimet, rregullat, dispozitat dhe çdo gjë tjetër që është e ndërlidhur me këtë muaj është prezent në çdo vend si në xhami, në ligjërime, në mësime javore, në media të ndryshme etj, edhe pse kjo nuk është e mjaftuar por së paku na jep mundësinë që kësaj radhe të i shmangemi pak kësaj forme të qasjes dhe të flasim për një dukuri që është mjaftë e shfaqur në këtë muaj e që fare nuk ka të bëjë me këtë muaj dhe me madhështinë e këtij muaji. Muaji i ramazani është muaji i solidaritetit:
Ramazani është muaji i solidariteti dhe përkrahjes së të tjerëve, është muaj në të cilin do duhej që zemrat të zbuteshin në mënyrë që në shoqërinë tonë të mos ndjehej varfëria, në mënyrë që në mesin tonë çdo njëri të ketë mundësi që të gjente ushqimin e mjaftuar për iftarin dhe për syfyrin e tij. Shembullin më të mirë, padyshim se, e kemi tek Profeti s.a.v.s e që Pejgamberi s.a.v.s në këtë muaj nuk bëhej gati vetëm me ushqime dhe veshmbathje, por me bindje, nënshtrim, adhurim dhe përkushtim ndaj Allahut xh.sh. Kur ishte me Allahun ishte rob i përkushtuar, me njerëzit i dërguari i uritur, me të afërmit dhe fqinjët bujar dhe ndihmëtar, siç e përshkruan Abdullah ibn Abasi r.anh, ku thotë se ishte i dërguari i Allahut xh.sh më bujari ndër njerëzit, e më së shumti tregohej bujar në ramazan. Andaj ku jemi ne nga shëmbëlltyra e Profetit s.a.v.s në bujari dhe solidaritet gjatë këtij muaji ?.
Imam El-Gazaliu thotë se prej gabimeve të njerëzve është të menduarit se përgatitja për këtë muaj do të thotë blerje e ushqimeve dhe begatim i tryezës për mysafirë, me të vërtet ky muaj është bërë për tu afruar drejt Allahut xh.sh duke e dhënë mundin tonë për të arritur kënaqësinë e tij, duke medituar në Kur’an, ky muaj është garë në të mire, prandaj lumë ai i cili do të jetë më i përgatituri për të. Kështu bëheshin gati të parët tanë të udhëhequr nga i Dërguari ynë s.a.v.s, por a thua vallë si të bëhemi gati ne në kohën tonë…?
Ndërsa si nxitje për bujari dhe solidaritet që duhet treguar gjatë këtij muaji na mjafton thënia e Profetit s.a.v.s ku thuhet se:’’ Kush ia mundëson një agjëruesi që të bëjë iftar do ta ketë shpërblimin e ngjashëm me të tijin pa ia pakësuar atij asgjë ‘’.
Agjërimi nuk e justifikon të tepruarit:
Një prej dukurive që sot më së shumti na brengosë si shoqëri myslimane, padyshim se, është të tepruarit që bëhet gjatë këtij muaji. Me të vërtetë shohim se në mbarë familjet besimtare, përveç atyre që janë mëshiruar nga Allahu xh.sh, gjatë muajit të tyre shpenzimet në ushqime janë mbi çdo nivel dhe jashtë çdo normaleje nëse krahasohet me muajt e tjerë apo rrethin në të cilin jetojmë. Kjo çështje drejt për drejtë ka të bëjë me logjikën dhe psikikën e njeriut pasi që vetë fakti që besimtari qëndron tërë ditën pa ushqim e nxitë atë që gjatë iftarit dhe gjatë kohës në mes të iftarit dhe syfyrit të e shtoj ngrënien e tij duke e tepruar e kjo vije si përpjekje për të akumuluar ushqim në mënyrë që të i lehtësohet agjërimi gjatë ditës. Mënyrë tjetër e teprimit është edhe ajo e përgatitjes së tepërt të ushqimit nga frika e mosmjafëtimit duke u ndikuar kështu nga një sypangopësi e tepruar që shfaqet në këtë muaj. E të mos flasim për cilësinë e ushqimeve dhe përzgjedhjen e tyre nga më të shtrenjtat.
E tërë kjo është e ndaluar nga aspekti fetar andaj duhet që të kemi kujdes dhe të mos e shpërfillim këtë muaj sepse agjërimi nuk e justifikon teprimin tonë që e bëjmë në të ushqyer e as që e justifikon hedhjen e ushqimit të tepërt që bëhet gjatë këtij muaji. Në lidhje me këtë e kemi edhe vetë fjalën e Allahut xh.sh ku thotë se:’’… hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin) ‘’7:31, andaj duhet që të mundohemi maksimalisht që ti shmangemi kësaj dukurie negative që është duke mbretëruar sot në mesin e besimtarëve sidomos gjatë muajit të shenjtë të ramazanit, gjatë këtij muaji ku do duhej që të mbretëronte solidariteti e assesi të tepruarit.
Po ashtu e kemi edhe thënien tjetër të Profetit s.a.v.s ku thotë se:’’ Hani, jepni lëmosh dhe vishuni pa e tepruar dhe pa e manguar ‘’, andaj çdo gjë duhet të jetë në sasi të caktuar pasi që Allahu xh.sh në një citat tjetër thotë se:’’ Ne çdo send e kemi krijuar me masë të caktuar ‘’54:49. Andaj mos të harrojmë se ndoshta pikërisht teprimi ynë dhe hedhja e ushqimit të tepruar nga ana jonë do të thotë mangësi për të tjerët, uri për të tjerët, mos gjetje e ushqimit dhe varfëri për të tjerët ngase ne nuk kujdesemi, që së paku, atë ushqim të tepruar të ua japim të tjerëve në vend që ta hedhim në koshin e mbeturinave. Ne po i kalojmë netët e ramazanit duke ngrënë e duke pirë sikur të ishte duke na pritur vdekja me ezanin e sabahut andaj pikërisht forma se si agjërojmë ne sot dhe se si i qasemi ne sot këtij muaji ka bërë që ai të jetë shumë më ndryshe sesa agjërimi që ishte në kohën e të parëve tanë, e që transmetohet se sahabët në këtë muaj të shenjtë mundoheshin të shfrytëzonin çdo çast dhe frymë të tyre në adhurim të Allahun xh.sh. saqë thuhet se disa prej tyre në këtë muaj e bënin hatme Kur’anin deri në gjashtëdhjetë herë ndërsa për Othmanin r.a. thuhet se e bënte hatme Kur’anin jashtë namazit çdo ditë, ndërsa netët e tyre ishin të mbushura me namaz nate dhe pa gjumë në sy e ditët e tyre ishin lufte në rrugën e Allahut dhe jetë e zakonshme.
Ndërsa ne sot agjërimin e bëjmë me shumë mundim edhe përkundër asaj që jemi në kushte shumë më të mira se Pejgamberi s.a.v.s. edhe përkundër vapës së madhe që po na mundon, e për të cilën Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë se kjo vapë është vetëm fryma e zjarrit të xhehenemit (Allahu na ruajt prej tij), e tejkalojmë pranë kondicionerëve dhe duke mos dalë fare thuajse në këtë muaj duhet që ditët e tij të jenë të vdekura ndërsa për netët e tij të mos flasim fare sepse i kalojmë duke shikuar televizion dhe të paktë janë ata të cilët Allahu i ka mëshiruar që këto net t’i kalojnë në adhurime dhe përkushtim të plotë ndaj Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh na e mundësoftë që të arrijmë shpërblimin e këtij muaji dhe të e arrijmë kënaqësinë e Allahut xh.sh duke na e mundësuar që të kemi një qasje të duhur, adekuate dhe që përkon me vetë madhështinë, begatinë dhe mirësinë që ka ky muaj. Autorë: Mr. Artan Musliu | |
|