islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
169 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 169 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty96%[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty0%[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty0%[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty0%[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty1%[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty2%[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame Empty
MesazhTitulli: [Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame   [Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame EmptyThu 10 Jul 2014 - 1:28

[Only admins are allowed to see this image]Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani,që është udhërrëfyes për njerëzit,plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)”.(1)

Nuk ka dyshim se muaji i Ramazanit është ndër muajt më të mëdhenj dhe më të dobishëm për besimtarët islamë. Ky muaj është më i frytshmi dhe më shpërblyesi për ata besimtarë të cilët maksimalisht mobilizohen në kryerjen e obligimeve dhe veprave të mira që dalin nga ky muaj. Muajin e Ramazanit, All-llaahu xh.sh. e ka shpallur për Botën Islame muaj të garave të mëdha maratonike, muaj të konkurencës dhe të garimit në vepra të mira, që fillojnë nga nata e parë e Ramazanit dhe përfundojnë në ditën e fundit të këtij muaji. All-llahu xh.sh. në Kuranin famëlartë thotë: “Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin,duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar All-llahut dhe të dërguarve të tij”.(2)
Përfundimi me sukses i këtyre garave, për të cilat si fushë mejdani, All-llahu xh.sh. e ka caktuar muajin e Ramazanit, pa dyshim se shpërblim në botën tjetër ka Xhennetin, aty ku njerëzit mund të gjejnë qetësi shpirtërore dhe fizike të përhershme, që nuk e ka parë syri i njeriut dhe që nuk e kanë dëgjuar veshët.
All-llahu xh.sh. e shpalli muajin e bekuar të Ramazanit qendër të garave maratonike në Islam, sepse në këtë muaj hapen të gjitha dyert e Xhenetit. Muhamedi a.s. në një hadith thotë: “Gjatë Ramazanit mbyllen dyert e ferrit, hapen dyert e parajsës dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Një engjëll thërret: O ju që doni të bëni mirë! Gëzohuni! O ju që doni të bëni keq! Pushoni deri në fund të Ramazanit!(3)
Muaji i Ramazanit është një stinë e mëshirës hyjnore, që i pajis besimtarët me virtyte të larta, muaj të cilin All xh.sh. e dalloi me zbritjen e Kuranit, libër i përkryer dhe përplot dritë, udhëzues i qartë për të gjithë njerëzit, dhuratë dhe ligj qiellor për mbarë botën. Vlera e këtij muaji të madhërishëm është shumë e madhe, kurse dobitë e agjërimit të tij janë të panumërta. E themi këtë duke u bazuar në një numër të madh hadithesh të transmetuara, që flasin lidhur me agjërimin e këtij muaji dhe të mirat që sjell me vete Ramazani. Agjërimi i këtij muaji mundëson pastrimin shpirtëror dhe faljen e gabimeve të vogla duke marrë parasysh fjalët e
Resulallahut a.s.: “Koha ndërmjet pesë namazeve të ditës, koha midis dy namazeve
të xhumasë dhe ajo në mes dy Ramazaneve, - janë falje për gjithçka që ka ndodhur gjatë kësaj kohe, nëse shmangen gabimet e mëdha”.(4)
Në një hadith tjetër, të cilin e transmeton Ebu Hurejre, Profeti a.s. ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim tek All-llahu dhe duke kërkuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij, do t’i falen të gjitha gabimet e mëparshme”.(5)
Pra, duke pasur parasysh vlerën, rëndësinë dhe shpërblimin që mund të arrijmë gjatë muajit të Ramazanit, sidomos me agjërimin e këtij muaji, secili besimtar mysliman, në garën-betejën e Ramazanit duhet të hyjë duke agjëruar ditët e këtij muaji, duke braktisur marrjen e çdo lloj ushqimi, po duke qenë edhe i kujdesshëm edhe për gjuhën e vet,që ajo të mos thotë të pavërtetën; për syrin e vet që ai të mos shohë të ndaluarën; për duart, këmbët dhe veshët e vet, që këto gjymtyrë të jenë larg veprimeve të liga dhe të këqija. Ai që hyn në Ramazan me gjuhën e tij përplot me përgojime, me syrin të drejtuar nga harami, me veshin që dëgjon haram; ai që nuk i respekton prindërit, nuk i përfill raportet familjare, nuk u flet vëllezërve të vet, - ai e ka shumë vështirë të përfitojë begatitë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Përpos agjërimit, besimtarët e ndershëm në muajin e Ramazanit angazhohen dhe e respektojnë All-llahun xh.sh., duke i falur namazet me xhemat, duke e falur namazin e teravisë me imam, duke lexuar Kuran me meditim, duke shtuar bamirësinë ndaj prindërve, duke u sjellë mirë me gruan, fëmijët e familjen dhe mbarë farefisin, duke i udhëzuar ata me fjalë të mira, duke u dhënë sadaka nevojtarëve, qofshin ata të afërt, fqinjë apo të largët, sepse kështu kanë vepruar gjithherë myslimanët e mirë gjatë këtij muaji.
Namazi është një ndër shtyllat bazë të fesë islame, pa të cilën nuk mund të qëndrojë feja islame dhe as që mund të imagjinohet Islami. All-llahu xh.sh. e ka bërë namazin themel të fesë islame dhe i ka ngarkuar të gjithë pejgamberët për ta kryer këtë obligim derisa të jenë gjallë. Kurani famëlartë na përcjell fjalët – lutjen e Ibrahimit a.s. i cili ka thënë: “O Zoti im! Më bëj nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi, dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë!”.(6)
Kurani Kerim përmend se edhe Ismailin a.s.. dhe më pas edhe Isain a.s., All-llahu xh.sh. i pati urdhëruar për namaz. All-llahu i Lartmadhëruar tregon në Kuran se edhe Muhamedin a.s. e pati urdhëruar të falte namaz: “Fale namazin kur zbret (nga Zeniti)dielli, e deri në errësirën e natës”.(7)
All-llahu xh.sh. e urdhëron Muhamedin a.s. që edhe familjen e tij ta urdhërojë për të falur namazin, po dhe vetë ta kryejë: “Urdhëroje familjen tënde të falë namazin,
e edhe ti vetë zbatoje atë…”(8)
Se sa rëndësi ka falja e namazeve si detyrim islam, e shohim edhe nga hadithi i Muhamedi a.s: “E para gjë për të cilën do të merret në pyetje njeriu Ditën e Gjykimit, është namazi. Nëse është në rregull (namazi), të gjitha punët e tjera do t’i ketë në rregull, por nëse namazin nuk do ta ketë në rregull, të gjitha punët e tjera nuk do t’i ketë në rregull”. Pjesëmarrja dhe angazhimi edhe më i madh i besimtarëve myslimanë në namaz, në muajin e Ramazanit, ka vlerën dhe rëndësinë e veçantë, sepse në muajin e Ramazanit për çdo vepër a lutje shumëfishohen shpërblimet. Në lidhje me këtë, Pejgamberi a.s. në një hadith ka thënë: “All-llahu ju ka urdhëruar që të agjëroni ramazanin (ditën), ndërsa netët e Ramazanit t’i kaloni në ibadet (adhurim) vullnetar. Kush fal nafile gjatë Ramazanit, i njihet sikur të ketë kryer farzin në ndonjë muaj tjetër, e kush e kryen farzin në Ramazan, i njihet sikur të ketë kryer shtatëdhjetë farze jashtë Ramazanit.
Ramazani është muaj i durimit, e shpërblimi për durimin është Xhenneti”. Sipas këtij hadithi kuptojmë se në muajin e Ramazanit All-llahu xh.sh. shumëfishon shpërblimet për veprat e kryera dhe se muaji i Ramazanit për myslimanët sjell shpresë për fitore të reja dhe shton imanin tek besimtarët e forcon lidhjet ndërmjet tyre.
Si kusht tjetër për të qenë pjesëmarrës aktiv në garat maratonike në muajin e Ramazanit, është edhe leximi e mësimi i Kuranit si dhe organizimi i kurseve të ndryshme me të rinjtë për mësimbesim. Pejgamberi a.s. në muajin e Ramazanit
mobilizohej me tërë familjen e tij për të bërë ibadet gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit.
Ndërsa në dhjetë ditët e fundit bënte ibadet më shumë se ditëve të tjera. Muhamedi a.s. e dallonte muajin e Ramazanit duke lexuar Kuran më shumë se në muajt e tjerë. Siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi: “Vërtet Xhibrili, alejhis-selam, në çdo natë të Ramazanit kishte takim me Muhamedin a.s., dhe ia mësonte Kuranin”.(9)
Duke pasur parasysh se muaji i Ramazanit është muaj i Kuranit dhe muaj i vendosjes së kontakteve në mes qiellit dhe Tokës, - Ramazani është pra, edhe muaj i leximit, diturisë dhe i qytetërimit. Nga Kurani kemi shpërblim nëse e lexojmë, nëse e mësojmë përmendsh, nëse e dëgjojmë dhe nëse veprojmë e punojmë sipas udhëzimeve të tij. Për vlerën e leximit dhe mësimit të Kuranit, Muhamedi a.s. në një hadith ka thënë: “Më i miri i njerëzve është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve”. Ndërsa në hadithin tjetër, të cilin e transmeton Termidhiu, Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush flet me Kuran, e flet të vërtetën. Kush punon sipas tij, do të jetë i shpërblyer. Kush gjykon sipas tij, gjykon drejt. Kush thërret për të besuar, ai është i udhëzuar në rrugën e drejtë”.
Muaji i Ramazanit është edhe muaj i garave të vëllazërimit, unitetit, pajtimit dhe afrimit në mes myslimanëve, si dhe muaj i solidaritetit me skamnorët e të varfrit, duke u dhënë atyre zekatin, zekatul-fitrin dhe lëmosha të tjera. Siç dihet, njëri nga kushtet e fesë islame është edhe dhënia e zekatit (një pjesë e pasurisë). Ky kusht i Islamit vërtetohet me Kuran e hadith të Pejgamberit a.s.. Ne po i përmendim vetëm disa ajete të Kuranit, të cilat flasin për këtë kusht të Islamit: “O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllur. E dini që All-llahu s’ka nevojë për ju, Ai është i Madhëruar”.(10)
Në ajetin tjetër, në lidhje me zekatin, All-llahu xh.sh. në Kuran thotë: “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: t’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj, e kjo është shumë e dobishme për ju, nëse jeni që e dini”.(11)
Se zekati është prej obligimeve dhe adhurimeve të hershme, e shohim nga ajeti kuranor: “Kujtoni në këtë libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtimin (premtoi të bëhej kurban) dhe i dërguar, pejgamber. Ai urdhëronte familjen e vet për faljen e namazit e dhënien e zekatit dhe ishte shumë i pranishëm tek Zoti i tij”.(12)
Për rëndësinë e zekatit flasin edhe shumë hadithe të Pejgamberit a.s. Ai në një hadith na porosit duke thënë: “Paguaj zekatin nga pasuria jote, se me të vërtetë ai është një pastrues që të pastron, bëhu i sjellshëm me të afërmit e tu, dhe prano të drejtat e të varfërve, fqinjëve dhe lypësve”.(13)
Përveç ajeteve dhe haditheve të përmendura që flasin për rëndësinë e dhënies së zekatit, kemi edhe shumë ajete kuranore dhe hadithe profetike që flasin edhe për ndëshkimet që mund t’i pësojnë besimtarët që nuk e kryejnë këtë obligim, si një prej shtyllave themelore të fesë islame.
Një nga detyrat që myslimani duhet të kryejë dhe të japë kontributin e tij gjatë muajit të Ramazanit, është edhe dhënia e sadakatul-fitrit. Kjo detyrë islame është vërtetuar në Kuran dhe hadith, siç do ta shohim në vazhdim. Transmetohet nga Kethir bin Abdil-laln r.a., nga babai i tij, se gjyshi i tij ka thënë: “Është pyetur Muhamedi a.s. për ajetet: “Ka shpëtuar ai që është pastruar,që e kujton Madhërinë e Zotit të vet dhe falet”. (A’la,14,15). E Muhamedi a.s. ka thënë se ka zbritur në lidhje me sadekatul-fitrin.
Në një hadith që transmeton Ibni Abbasi, thuhet: “I dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka caktuar sadakatul- fitrin për agjëruesit, që të pastrohen nga fjalët e kota dhe të pahijshme si dhe për të furnizuar të varfrit. Kush e jep atë para faljes së namazit të Bajramit, ajo i pranohet si sadekatul-fitër, e kush e jep atë pas faljes së namazit të Bajramit, sadekatul-fitri nuk i pranohet, po i pranohet vetëm si sadaka e rëndomtë”.
Në një transmetim tjetër tregohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush jep sadekatul-fitrin, ka dhjetë gjëra: E para, e pastron trupin e tij nga gjynahet. E dyta, lirohet nga zjarri i Xhehennemit. E treta, bën që agjërimi i tij të pranohet. E katërta, i obligohet Xhennetit. E pesta, do të largohet nga sherri i sigurt. E gjashta, i pranohen punët e mira të atij viti. E shtata, Ditën e Kiametit i obligohet shef’ati im. E teta, do ta kalojë urën e Siratit si drita e vetëtimës. E nënta, do t’i rëndojë peshorja në anën e punëve të mira. E dhjeta, All-llahu xh.sh. do t’i shlyejë emrin nga libri i emrave të njerëzve të pafat”.
Lidhur me sadakatul-fitrin Hasan el- Basriu thotë: “Sadakatul-fitri është sikur “sehvi” sexhdja për namazin, që ndreq çdo lëshim në namaz, po ashtu sadakatul- fitri ndreq çdo gjë që ndodh gjatë agjërimit dhe me teravinë, ngase: “Me të vërtetë të mirat shlyejnë të këqijat”. Zekati dhe sadekatul-fitri, si taksa fetare,mund të jepen në disa fonde, por duke pasur parasysh rrethanat e përgjithshme në të cilat ndodhen Islami dhe institucionet tona fetare në vend, mund të themi se destinimi më i qëlluar për dhënien e zekatit dhe ndihmave të tjera fetare islame, është Bashkësia Islame e Kosovës me institucionet tjera të saj, si Fakulteti i Studimeve Islame dhe medreseja e mesme “Alauddin” e Prishtinës, me paralelet e ndara fizike në Gjilan dhe Prizren.
Nga veprimet e tjera që besimtari islam duhet t’i praktikojë gjatë garës maratonike në muajin e Ramazanit, janë edhe shtimi i duave (lutjeve) si dhe kërkimi i faljes sidomos në kohën e syfyrit dhe iftarit të çdo dite e nate të Ramazanit. Duaja-lutja është ibadet. Për këtë All-llahu xh.sh. në Kuran thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”.(14)
Përveç këtij ajeti kuranor, edhe hadithi i Pejgamberit a.s. na tregon se muaji i Ramazanit është muaj i duasë-lutjes.
Në hadithin vijues Muhamedi a.s. ka thënë: “Tre personave nuk u refuzohet lutja: agjëruesit derisa të hyjë koha e iftarit, imamit të drejtë dhe atij që i është bërë padrejtësi”. Ndërsa në hadithin tjetër që e transmeton Abdullahu ibn Mes’-udi, Muhamedi a.s. ka thënë: “Në natën e parë të muajit të Ramazanit hapen dyert e Xhennetit… Për çdo natë deri në agim thërret një zë: A ka ndonjë që kërkon falje? Do t’ia falim. A ka ndonjë që pendohet? Do t’i pranohet pendimi. A ka ndonjë që lutet? Do t’i pranohet lutja. A ka ndonjë që kërkon diçka? Do t’ia japim atë që kërkon”. Pra, shtrohet pyetja: A ka gjë më të rëndësishme për agjëruesin sesa këto fjalë?
Në mënyrë të veçantë besimtarët islamë lutjet dhe pendimin e tyre duhet t’i shtojnë në dhjetëditëshin e fundit të muajit të Ramazanit, veçanërisht në natën e Kadrit. Për vlerën e kësaj nate dhe për lutjet në këtë natë, Pejgamberi a.s. në një hadith ka thënë: “Kush falet Natën e Kadrit, duke qenë i bindur dhe i përkushtuar dhe ka qëllim të sinqertë, atij do t’i falen gabimet e mëparshme”.(15)
Se çfarë lutjeje është mirë të bëjmë në Natën e Kadrit, këtë më së miri e shohim nga transmetimi i Ajshes r.a., e cila tregon: “E kam pyetur Pejgamberin a.s.: “O i dërguar i All-llahut, çfarë mendon, sikur unë të dija për një natë që është Nata e Kadrit, çfarë duhet të lutem atë natë?- Pejgamberi a.s. tha: Thuaj: “O All-llah, Ti je falës i madh, e do faljen, prandaj na fal ne”.
Edhe për nga aspekti historik, nëse u bëjmë vështrim rëndësisë dhe vlerave të muajit të Ramazanit, shohim se Ramazani gjatë tërë historisë islame ka qenë një muaj i përkushtimit dhe i mobilizimit të përgjithshëm në shumë sfera të jetës.
Nisur nga kjo, ky muaj jo rastësisht quhet muaj i fitoreve më të mëdha që kanë shënuar myslimanët. Ne do t’i përmendim shkurtimisht vetëm disa nga datat dhe ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur në këtë muaj: Në këtë muaj filloi zbritja e Kuranit, në vitin 610; në këtë muaj është zhvilluar beteja vendimtare për Islamin, e njohur në histori si Lufta e Madhe e Bedrit; në këtë muaj të vitit 92h, myslimanët çliruan Andaluzinë (Spanjën), pastaj në muajin e ramazanit të vitit 8h. është bërë çlirimi i Mekës, ngjarje që konsiderohet si fitorja më e madhe në të cilën All-llahu xh.sh. e ka ngritur fenë e Vet, Pejgamberin e Vet dhe ushtrinë e Vet. Çlirimit të Mekës i janë gëzuar edhe banorët e qiellit dhe pas kësaj ngjarjeje njerëzit turma-turma e kanë pranuar Islamin.
Nga ky përshkrim që i bëmë muajit të Ramazanit, shohim se Ramazani së pari është muaj i largimit nga të këqijat dhe veprat e liga, e pastaj muaj i agjërimit, muaj i leximit të Kuranit, i diturisë dhe i qytetërimit, është muaj i namazit,është muaj i lutjeve dhe muaj i sakrificës dhe solidaritetit, si dhe muaj i fitoreve të mëdha për myslimanët.
Zoti na ndihmoftë që të kryejmë agjërimin me përkushtim të plotë dhe na bëftë prej atyre që të kenë dobi nga këshillat dhe mësimet e larta të Kuranit dhe Ramazanit fisnik.


_____________________
Fusnotat:
1. El-Bekare:185.
2. El-Hadid:21.
3. Hadisin e transmeton Ahmedi dhe Nesaiu.
4. Transmeton Muslimi (Fikhus Sunneh).
5. Transmetohet nga Ahmedi (Fikhus Sunneh).
6. Ibrahim:40.
7. Isra:78.
8. Ta-Ha:132.
9. E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
10. El-Bekare: 267.
11. Es-Safa: 10-11.
12. Merjem: 54-55.
13. Transmetohet nga Ahmedi.
14. El-Gafir: 60.
15. Sahihul-Buhari.



Mr. Fahrush Rexhepi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale!
» [Temë e Ramazanit] Ky është muaji i solidaritetit jo i teprimit
» [Temë e Ramazanit] Ramazani në kohët e arta
» [Temë e Ramazanit] Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë
» [Temë e Ramazanit] Ramazani ofron mundësi për të lënë duhanin, si ??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: