Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Ta përjetojmë Paqën | |
Asnjëherë s‘ulem të flas me njerëzit, pa i përshendetur me Paqë, që në atë vend ku të ulem të mbretërojë, vetëm Paqë.
Asnjë kupë ujë nuk pi me etje, Pa u shfaqur n‘ qelq emri Yt o Allah.
Zemra m‘u përpi prej dëshirash e ëndjesh - Ato u bënë njësh, me tokën qyshse vështrimi im zgjodhi Ty!
Nëse duhet t‘më duan, le t‘më duan tani, për hirin Tënd O Zoti im.
Unë jam ai që unë dua, Ai që unë e dua, është, Krijuesi im.
Nuk flet asgjë tjetër gjuha Veç dashurisë sime për Ty. Nëse drejtohem kah lartësia, Je Ti më lart se lartësia.
E kur të harroj O Zoti im, Sa vuajtje e dhimbje, shoqëris dhe vetës i shkaktojë!
Unë t‘u luta nga thellësia e zemrës, Tërë plagët e dhimbjet t'mi shërojshë, Vëlla dhe motër, t'mi udhëzojsh, në rrugën e drejtë ti takojë, nënë dhe baba shërim dhe shëndet, t'ju dhurojsh, Gjithë muslimanëve, o Allah Xhennetin t'na dhurojsh.
O Allah, na bëj që gjuha jonë çdo herë t'ju Falenderojë ...!Shkruan: Bujamin Salija | |
|
Sun 25 Dec 2011 - 20:28 nga Jasemina