Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajme Ditore] SHBA, protesta kundër dhunës policore | |
- Mijëra persona në Baltimore të Maryland të SHBA-së kanë marshuar për nder të afro-amerikanit Freddie Gray i cili humbi jetën si pasojë e dhunës policore, raporton Anadolu Agency (AA). Protestat të cilat nisën si pasojë e vdekjes së 25 vjeçarit Gray në spital pas dhunë policore, vazhduan edhe gjatë fundjavës, ku në këtë protestë morë pjesë më shumë se 2 mijë persona duke e bërë këtë një nga protestat me pjesëmarrje më të madhe se të tjerat pas vdekjes së Gray-t. Protestuesit gjatë marshimit i cili ka qenë paqësor për orë të tëra kanë hedhur slogane të ndryshme si “Nëse nuk ka drejtësi, nuk ka as paqe”, “Do të përpiqemi për Freddie”, “Freddie nuk ishte e thënë të vdiste”. Por nga fundi i protestës ku grupet ishin duke u shpërndarë nëpër qytet, disa protestues kanë përdorur dhunë të cilët kanë thyer xhamat e disa bizneseve dhe të automjeteve të policisë si dhe kanë hedhur shishe plastike ndaj policisë. Policia e Baltimore njoftoi se ka ndaluar të paktën 12 persona. Kryetarja e Bashkisë së Baltimore, Stephanie Rawlings-Blake, tha se ka mbetur e zhgënjyer për dhunën në protestë. Rawlings-Blake ka theksuar se afërsisht 95 përqind e protestuesve kanë ardhur për të protestuar në mënyrë paqësore dhe se dhunën e kanë kryer një grup i vogël dhe ka vlerësuar se “kjo është e pa pranueshme” Ndërsa motra binjake e Gray, Fredericka Gray në një deklaratë me shkrim ka pohuar se: “Ju lutem ndaleni dhunën. Freddie Gray nuk do të dëshironte që ne të kryenim një gjë të tillë. Edhe nëna dhe babai ynë nuk dëshirojnë të shikojnë akte dhune. Drejtësia nuk vjen me dhunë”. Në disa pamje filmike të realizuara nga një celular vërehet se Gray para se të ishte në automjet i bërtiste policisë e cila i kishte vendosur prangat, dhe pasi Gray është zbritur nga automjeti ai është dërguar në spital ku dhe më pas humbi jetën më 19 prill. Hetimi do të përfundojë më 1 maj dhe dosja do ti dërgohet më pas prokurorisë së shtetit, ku dhe më pas do të vendoset nëse do të hapet apo jo çështje penale ndaj policëve.:
| |
|