Egjipti përgatitet për protesta masive pas xhumasë
Qindramijëra protestues pritet të marshojnë në rrugët e Egjiptit sot pas faljes së xhumasë, në kundërshtim të jalimit sfidues të Presidentit Mubarak, i cili theksoi se nuk do të largohet para shtatorit.
Qindra mijëra protestues pro-demokracisë pritet të marshojnë në rrugët e Kajros dhe qyteteve të tjera të mëdha sot, në protestën e cila mund të jetë më e madhja e mbajtur në Egjipt,- ka shqetësime se mund të jetë edhe më e dhunshmja.
Shpresa e demonstruesit që Mubaraku do të jepte dorëheqjen mbrëmjen e së enjtes, u thyen mbrëmë në fjalimin 17-minutësh të Presidentit drejtuar kombit nëpërmjet televizionit shtetëror.
Para se Mubaraku të përfundonte fjalimin e tij, protestuesit u
zbrazën në Sheshin Tahrir, epiqendër e revolucionit kundër qeverisë, duke thirrur “Gomar Largohu”.
Rabab Al Mahdi, profesor në Universitetin Amerikan në Kajro, theksoi për Al-Xhazirën se niveli i nervozizmit dhe zhgënjimi në shesh është i “paprecedentë”./Start/F. Prroni/