Egjipti është zhytur në protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë, kundër regjimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.
Afro 2 milionë protestues janë mbledhur në sheshin Tahrir të n Kajros
dhe përreth tij. Rreth 50 mijë demonstrues po ashtu janë tubuar në
Aleksandri, ndërsa mijëra të tjerë në qytetet Suez, Asiut, Mansora dhe
Luksor.
Lideri i opozitës, Mohamed Elbaradei, i ka bërë thirrje Mubarakut të largohet nga vendi, në mënyrë që të shmangë gjakderdhjen.
“Kërkesa e parë e popullit egjiptian është që presidenti Mubarak të
lagrohet, në mënyrë që ata të nisin një fazë të re, me një Egjipt të
ri, të bazuar në siguri, liri dhe demokraci”, ka thënë Elbaradei.
Liderët opozitarë, përfshirë Elbaradein, kanë thënë se nuk do të
mbajnë asnjë negociatë me regjimin, derisa Mubarak të largohet.
Megjithatë, Elbaradei ka thënë se ai dëshiron “largim të sigurt” të Mubarakut nga Kajro.
Ushtria e Egjiptit është zotuar se nuk do të konfrontohet me
protestuesit, duke thënë se njeh “të drejtat legjitime të popullit”.
Jordani: Mbreti Abdullah shkarkon qeverinë
Mbreti Abdullah i Jordanisë ka shkarkuar qeverinë pas disa javë protestash, që bëjnë thirrje për ndryshime në vend.
Pallati Mbretëror njoftoi se ai ka emëruar ish-kërshilltarin
ushtarak, Marouf Bakhit, në postin e kryeministrit, ndërsa e ka
urdhëruar të formojë kabinetin e ri dhe të kryejë “reforma të vërteta
politike”./Rel/