islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Ramazani sfidon globalizmin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Ramazani sfidon globalizmin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Ramazani sfidon globalizmin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Ramazani sfidon globalizmin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Ramazani sfidon globalizmin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Ramazani sfidon globalizmin EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Ramazani sfidon globalizmin EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Ramazani sfidon globalizmin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Ramazani sfidon globalizmin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Ramazani sfidon globalizmin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Ramazani sfidon globalizmin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Ramazani sfidon globalizmin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Ramazani sfidon globalizmin EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Ramazani sfidon globalizmin EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Ramazani sfidon globalizmin EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Ramazani sfidon globalizmin EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Ramazani sfidon globalizmin Empty96%Ramazani sfidon globalizmin Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Ramazani sfidon globalizmin Empty0%Ramazani sfidon globalizmin Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Ramazani sfidon globalizmin Empty0%Ramazani sfidon globalizmin Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Ramazani sfidon globalizmin Empty0%Ramazani sfidon globalizmin Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Ramazani sfidon globalizmin Empty1%Ramazani sfidon globalizmin Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Ramazani sfidon globalizmin Empty2%Ramazani sfidon globalizmin Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Ramazani sfidon globalizmin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Ramazani sfidon globalizmin Empty
MesazhTitulli: Ramazani sfidon globalizmin   Ramazani sfidon globalizmin EmptySun 17 Jul 2011 - 10:15

Një Ramazan i ri po vjen për muslimanët dhe ata vazhdojnë të ngelen mbrapa dhe të jenë të përçarë, edhe si rezultat i ngjarjeve politike që ndodhin sot në botë. Do të gjesh njerëz mes nesh, të cilët e përkrahin këtë forcë botërore e cila kërkon ta vendosë veten në piedestalin e një perëndie të re dhe kërkon të qeverisë dhe të nënshtrojë me politikat e saj mbarë popujt dhe kombet, duke futur hundët edhe në punët e brendshme të tyre. Ndërsa në krahun tjetër qëndrojnë besimtarët, të cilët nuk pranojnë t’i nënshtrohen politikës së skllavërisë dhe poshtërimit. Politikë kjo që shoqërohet me zhdukjen e identitetit të lirë islam, identitet i cili nuk beson veçse se tek një Zot i vetëm, i Cili qeveris këtë univers në bazë të ligjeve dhe rregullave që Ai vetë i ka vendosur.

Nën hijen e një kontradikte të tillë po mendoja për Ramazanin e këtij viti, dhe pashë në të disa kuptime të reja, të cilat nuk i kisha vënë re më parë, pashë në këtë muaj një ligjërim të ri sfidues, nga i cili mund të nxirret një argument i ri për njëshmërinë e Krijuesit dhe depërtimin absolut të Tij në sundimin e kësaj bote që vetë e krijoi. Ky ligjërim sfidues nuk kufizohet vetëm tek muaji Ramazan, por një njeri që mediton mund ta dallojë atë tek të gjitha adhurimet në Islam, ndonëse në Ramazan ai është më i dukshëm. Nëse për shembull do të mendojmë për Haxhin do të gjejmë në të elemente, si vëllazëria dhe bashkëpunimi për hir të Allahut, të cilat sfidojnë globalizmin, i cili propagandon individualizmin dhe braktisjen e tjetrit. Këtë bashkëpunim dhe vëllazëri nuk mund ta dallojmë tek të gjithë muslimanët, sepse ky adhurim, që është Haxhi, nuk është i obliguar për të gjithë, por vetëm për ata që kanë mundësi. Ndërsa adhurimi i agjërimit në muajin Ramazan karakterizohet nga një llojshmëri adhurimesh gjithëpërfshirëse, kjo llojshmëri shfaqet shumë bukur në agjërimin e ditës dhe faljet e natës, në lëmoshën që jepet, në bashkëpunimin për të mira e të tjera të kësaj natyre. Gjithëpërfshirja dhe universaliteti i këtij muaji shfaqet në forcën që ai ka për të bashkuar muslimanët në mbarë botën kudo që janë,dhe ripërtëritjen e besimit të tyre, madje edhe muslimanët gabimtarë, tek Allahu i Madhëruar, duke treguar në këtë mënyrë universalitetin e Islamit, të pakapshëm dhe të pa rivalizueshëm nga çfarëdo bindje apo doktrinë njerëzore, sado e zhvilluar dhe përparuar qoftë ajo. Prej këtu lindën edhe meditimet e mia sesi Ramazani sfidon globalizmin.
Në Ramazan shfaqet gjithësundimi i Allahut ndaj robërve të Tij. Muslimani në këtë muaj ripërtërin besën e tij ndaj Allahut të vetëm e të pashoq, Atij të cilit i nënshtrohen të gjitha ligjet e kësaj bote dhe botës tjetër. Ky besim dhe nënshtrim ndaj Allahut shfaqet në dy rregulla thelbësore, që janë bindja dhe adhurimi; “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua. Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë Mua.” [1]
Ky adhurim është bazuar në lirinë e zgjedhjes, adhurim i cili nuk i privon zgjedhësit të drejtën e tij për të shijuar jetën e kësaj bote, por nuk ia largon përgjegjësinë, që ai duhet të mbajë për shpërblimin apo ndëshkimin e tij. Dhe kjo në bazë fjalës së Allahut: “Nuk ka asnjë detyrim në fe. Vërtet, Rruga e Drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar.”[2]
Kjo gjë bie ndesh me qeverisjen e globalizmit, e cila u imponohet njerëzve me forcë dhe pa dëshirë, nëpërmjet bindjes ndaj ligjeve, të cilat vetë ata i kanë sajuar dhe të cilat nga njëra anë nuk i sigurojnë njeriut nivelin më të ulët të jetesës së ndershme, dhe nga ana tjetër u japin mundësi të pakufizuara një pakice njerëzish të kontrollojnë dhe të shfrytëzojnë pasuritë njerëzore, intelektuale dhe materiale në interes të tyre, pa u dhënë atyre si shpërblim asgjë përveç poshtërimit, cinizmit dhe indiferencës.
Në Ramazan gjithashtu sfidohet haptazi globalizmi ideor, i cili propagandon idetë liberale perëndimore për të shijuar të gjitha kënaqësitë dhe epshet trupore dhe materiale pa asnjë lloj kontrolli dhe vetë-përgjegjësie. Ata pretendojnë se çlirimi i epsheve e ndihmon njeriun të gjejë lirinë dhe lumturinë e tij, ndërkohë që agjërimi vërteton se lumturia dhe liria e vërtetë nuk gjendet tek kënaqësitë epshore, por tek kufizimi i tyre. Profeti i Islamit thotë: “Enën më të keqe që mbush Biri i Ademit është barku i tij, atij i mjaftojnë pak kafshata për të mbajtur veten, por nëse nuk mundet atëherë le të mbushë një të tretën me ushqim, një të tretën me lëngje dhe një të tretën ta lërë me ajër.” [3]
Për këtë arsye shumë prej studiuesve të hershëm dhe të sotëm këmbëngulin, se lumturia nuk gjendet tek të shijuarit e kënaqësive trupore, por tek kontrolli dhe vendosja e tyre në vendin e duhur, çka nuk e zhvesh njeriun nga ana njerëzore e tij. Një dijetarë musliman për të theksuar këtë fakt ka thënë: E gjithë lumturia e njeriut qëndron në faktin sesa ai e kontrollon vetveten, dhe ndërsa fatkeqësia sesa e kontrollojnë dëshirat dhe epshet atë.
Një tjetër argument bashkëkohor që fakton se nuk ekziston një lidhje e domosdoshme ndërmjet mirëqenies materiale dhe lumturisë është edhe konstatimi që një studiues perëndimor i ka bërë kësaj gjëje. Robert Rajt studiues në Universitetin e Pensilvanisë thotë: Nuk ekziston ndonjë lidhje e pandarë ndërmjet pasurisë, mirëqenies materiale dhe lumturisë, pasi është vënë re se njerëzit në shtetet e varfra janë më të lumtur sesa ata në shtetet e pasura, të cilat ofrojnë të gjitha shërbimet për një mirëqenie materiale.
Në Ramazan gjithashtu do të gjejmë një tjetër element, i cili sfidon globalizmin ekonomik, i cili përpiqet të vendosë një sistem të vetëm, të bazuar mbi individualizmin dhe braktisjen e tjetrit, dhe zhytjen e tij në borxhe dhe taksa pa fund, duke shtuar kështu varësinë dhe varfërinë e këtij njeriu dhe në të njëjtën kohë shton pasurinë dhe shfrytëzimin e padronëve të Perëndimit. Kjo ideologji pajton me idenë se kapitalizmi bazohet mbi ligjin e xhunglës, ku më i forti jeton dhe më i dobëti vdes. Ndaj nuk është habi që në perëndimin ekonomik të ndeshësh zëra të cilët çirren se një miliard e njerëzve të varfër, që jetojnë në botën e tretë, siç u pëlqejnë t’i quajnë vendet e pazhvilluara ekonomike, janë të tepërt ndaj dhe duhet të shpëtojmë prej tyre, sepse jeta u përket atyre që janë më të fortë. Agjërimi i Ramazanit i kundërvihet kësaj teorie, duke theksuar se i varfëri ka të drejtën e tij në pasurinë e të pasurit, pjesë e cila duhet të jepet nëpërmjet Zekatit apo sadakasë. Allahu i Madhëruar thotë: Dhe në pasurinë e tyre është e drejta për lypësin dhe të privuarin.”[4] Merr Sadaka (e Zekat) nga pasuria e tyre me qëllim që t’i pastrosh dhe t’i bësh të dëlirë me anë të saj.”[5] Këtë përgjegjësi personale për besimtarin e sqaron mjaft mirë i Dërguari i Allahut, kur e këshillon atë që të japë tepricën e pasurisë për atë që nuk ka: “Kushdo prej jush që ka një kafshë transporti tepër le ta përgatisë atë për atë që nuk ka, dhe kushdo që ka ushqim të tepërt le ta përgatisë atë për atë që nuk ka”.[6]
Kjo praktikë është vlefshme për çdo kohë, por në Ramazan ajo bëhet edhe më e detyruar për vetë hadithet e shumta, të cilat nxisin për të ofruar iftar për agjëruesin dhe për të dhënë sadaka për të mjerët dhe të varfrit. Në traditën profetike tregohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ishte një njeri bujar, por ai bëhej edhe më bujar në Ramazan, kur Xhibrili vinte tek ai dhe të dy bashkë ata mësonin Kuranin.[7]
Kjo për sa i përket ushqimit dhe sadakasë që jepet për të vobektit dhe të mjerët, ndërsa për sa i përket Zekatit, dhënia e tij nga shumë muslimanë në kohën e Ramazanit kontribuon në pakësimin e vuajtjeve të shtresës së varfër të popullsisë dhe aktivizon qendrat bamirëse, që merren me përkrahjen sociale të njerëzve në nevojë. Në Ramazan do të gjejmë një tjetër sfidë ndaj globalizmit social, i cili përpiqet ta largojë njeriun nga familja dhe shoqëria e tij, ta kthejë atë në një individ që jeton vetëm për vete. Dhe vjen Ramazani për të krijuar atë bashkim familjar rreth sofrës së ushqimit dhe për të ripërtërirë edhe njëherë unitetin familjar, dhe për të treguar se muslimani i qëndron besnik sistemit shoqëror, i cili bazohet në dashurinë e pjesëtarëve të familjes për njëri-tjetrin, për të treguar se muslimani kërkon kënaqësinë e Zotit të botëve, i Cili ka përcaktuar për të pikësynimet e tij në jetë.

Nëse do të shohim gruan, e cila është një nga shtyllat e shtëpisë muslimane, ajo gjatë Ramazanit e sfidon më tepër sistemin globalist, i cili kërkon ta detyrojë atë me parime, të cilat refuzojnë familjen tradicionale, e cila ngrihet mbi parësinë e burrit dhe bindjen ndaj tij. Dhe gruaja në këtë muaj sado e preokupuar që të jetë me punë të
tjera përpiqet me të gjitha forcat për t’i shërbyer familjes së saj një ushqim të këndshëm dhe të shijshëm, pa e vrarë aspak mendjen për ata që mendojnë se puna e saj shtëpiake është një ulje për nderin dhe fisnikërinë e saj. Nëse do të shohim burrin dhe kryefamiljarin e shtëpisë do ta gjejmë atë gjatë muajit Ramazan tek takohet përditë me familjen e tij rreth sofrës së iftarit, për të ripërtërirë praktikën e dashurisë dhe mëshirës mbi të cilën ngrihet familja muslimane. Ky takim i përditshëm një-mujor u jep një kënaqësi të veçantë pjesëtarëve të familjes, dhe në veçanti fëmijëve, të cilët mund ta vuajnë këtë mungesë takimesh ngjatë gjithë vitit, ndaj dhe me të drejtë një poet thotë: Nuk është jetim ai që prindërit e kanë lënë të braktisur sepse ata u ndanë nga jeta por jetim është ai që gjen një nënë dhe baba që s’pyesin për të...
Po ashtu gjatë këtij muaji do të shohim sesi marrëdhëniet shoqërore ndërmjet myslimanëve do të shtohen dhe përmirësohen me anë të vizitave të shumta e të ndërsjella, për të treguar edhe një herë rëndësinë e lidhjes mes muslimanëve, lidhje të cilën e kërkon Islami së tepërmi.
Kjo lidhje shfaqet në forma të ndryshme, si për shembull:
1. Mbushja e xhamive me muslimanë nga të gjitha grupmoshat dhe origjinat, duke vërtetuar kështu barazinë ndërmjet të gjithë muslimanëve. “Të gjithë ju jeni pasardhës të Ademit, dhe Ademi u krijua nga dheu, më i miri prej jush tek Allahu është ai që më tepër është i devotshëm. Një arab nuk është më i mirë sesa një joarab, vetëm devotshmëria i vlerëson njerëzit”.[8]
2. Harmonia ndërmjet muslimanëve dhe mos-shqetësimi i tjetrit me fjalë apo me vepra, siç mëson edhe Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Nëse ndonjë prej jush agjëron, mos të thotë fjalë të shëmtuara dhe të mos bëjë veprime të pahijshme, dhe nëse ndokush e sulmon atë apo e fyen, le t’i thotë: unë agjëroj”.[9]
3. Nxitja e brendshme që ka një besimtar për të gëzuar dhe kënaqur vëllezërit e tij besimtarë nëpërmjet ndihmës dhe veprave bamirëse vullnetare. Si për shembull dhënia iftar një besimtari që agjëron, Profeti thotë: “Kushdo që i jep iftar një agjëruesi, ai do të shpërblehet sa ai, duke mos iu pakësuar asnjë shpërblim edhe atij që agjëron”.[10]
Nga përvoja është konstatuar se asgjë nuk mund të krahasohet në këtë botë me kënaqësinë shpirtërore që ndjen kur ti u jep gëzim apo ngushëllim njerëzve të tjerë. Këtë kënaqësi që ndjen kur të tjerëve u dhuron diçka e kanë pranuar edhe studiues perëndimorë, por dallimi ndërmjet nesh dhe atyre qëndron në faktin se ata e kufizojnë lëmoshën në dhënien e disa dollarëve, për të shlyer disi ndjesinë e keqardhjes dhe fajit që ata mund të ndjejnë karshi të varfërve. Robert Rajt shprehet: Nëse ty nuk të zë gjumi për shkak të trishtimit se një fabrikë në Sri Lanka është mbyllur dhe punëtorët e saj kanë ngelur në rrugë si rezultat i një ngadalësimi të lehtë që ka prekur globalizmin, këtu ka një rrugë të cilën nëse e ndjek mund të shlyesh ndjesinë e keqe që të jep një fakt i tillë, dhe kjo duke i dhuruar para ndonjë
fondacioni bamirës, që merret me shpërndarjen e ushqimit për shtresat më të varfra në botë.
Përktheu: J. TOPULLI


[1] Dharijat: 56-57.
[2] Bekare: 256.
[3] Tirmidhiu: 2380.
[4] Dharijat: 19.
[5] Teube: 103.
[6] Muslimi nr.1728.
[7] Hadith që transmetohet nga Buhari me nr. 1902.
[8] Pjesë nga Hutbja e lamtumirës të Profetit , Sirretu Ibn Hisham.
[9] Muslimi 1151.
[10] Tirmidhi 807.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Ramazani sfidon globalizmin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zair Naik sfidon ateisten
» Dhjetë hapa për tu bërë Ramazani miku i juaj Ramazani një faqe e re në jetën tonë!
» Filmi britanik që sfidon paragjykimet kundër muslimanëve
» [Lajmet Ditore] "Flotilja e Lirisë" sfidon rrethimin e Gazës
» [Ramazani nëpër botë] Zbukurimet mbi rrënoja, ja si pritet Ramazani në Gaza (FOTO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Ramazani-
Kërce tek: