Rreth 20 roje kufitare iraniane u vranë në përleshjet me banditë në kufirin juglindor me Pakistanin, njoftojnë mediat iraniane. Raportet nuk dhanë më shumë detaje mbi identitetin e grupit të armatosur, por forcat e sigurisë ka kohë që janë duke luftuar me trafikantët e drogës në rajonet kufitare me Pakistanin. Një prokuror iranian njoftoi gjithashtu se autoritetet gjithashtu kishin ekzekutuar 16 sulmues gjatë përleshjeve në të njëjtën provincë.
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA, tha se luftimet ndodhën në juglindje të provincës Sistan - Baluchistan, por numri i saktë i të vdekurve nuk ishte konfirmuar. Lajme të ndryshme cituan se numri i rojeve kufitare të vrara ishte 17 ose 18. Vendi i sulmit është afër kufirit pakistanez . Zona gjithashtu ka një histori të trazirave, ku ndaj popullsisë kryesisht myslimane sunite aplikohen masa të rënda diskriminimi nga autoritete shiite të Iranit. /mesazhi/