Një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë rihteri ka goditur Iranin. Goditja është shënuar pranë centralit bërthamor në Bushehr. Autoritetet vendore kanë njoftuar se deri tani janë shënuar pesë viktima dhe 30 të plagosur 30.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë Borazjan, rreth 60 kilometra nga Bushehr, ku Irani ka reaktorin e tij të vetëm.
Tërmetet në Iran nuk janë të rralla, pasi një pjesë e vendit është zonë mjaft sizmike. Një tërmet masiv në dhjetor të vitit 2003 e goditi qytetin jugor të Bam, duke vrarë 26,000 njerëz dhe duke shkatërruar vendbanimet prej balte./mesazhi/