Ndërsa shtetet Perëndimore dhe Arabe kanë kthyer kokën drejt zgjedhjeve presidencial të Iranit, spekulime të ndryshme janë ngritur rreth presidentit të ardhshëm për zgjedhjet e 2013.
Pyetja është se kush do të jetë kandidati fitues që të trashëgojë presidencën për katër vitet e ardhshme, e ndoshta tetë? Kush do të jetë figura politike për të menaxhuar politikat e brendshme të Iranit, politikat e jashtme, programin bërthamor, ambiciet rajonale, si dhe qëndrimin e tij ndaj regjimit të Asadit? Dhe së fundi, çfarë karakteristikash do të ketë kandidati i ardhshëm?
Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet se spektri politik i Iranit është tkurrur ndjeshëm, pasi Këshilli Gardian hodhi poshtë 686 kandidatë presidencialë, duke regjistruar vetëm tetë prej tyre, dy nga të cilët janë tërhequr. Më fundamentalisht, ky spektër politik është ndikuar rëndë kur kandidatët më të fuqishëm nga kampet reformiste dhe të moderuara u ndaluan nga kandidimi.
Kandidatët presidencialë janë zgjedhur me kujdes nga Këshilli Gardian i vendit, anëtarët e të cilit janë emëruar nga lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Kjo ilustron karakterin e zgjedhjeve presidenciale të Iranit: një rreth i ngushtë i krijuar nga udhëheqësit shiit konservator.