Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili po gjykohet për vdekjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, tha se brezat e ardhshëm do ta gjykojnë "si të drejtë". Këto deklarata i dha në një intervistë bërë dy vite më parë, por që u botua të dielën.
E përditshmja egjiptiane El Watan, e cila është shumë kritike ndaj qeverisë së Muhamed Mursit, tha se intervista ishte bërë menjëherë pasi ai u detyrua ta lë detyrën e tij në shkurt të vitit 2011, pas protestave masive kundër sundimit 30-vjeçar të tij.
"Unë kam thënë në të kaluarën se historia do ta dëshmoj, dhe unë jam ende i sigurt se brezat e ardhshëm do të më gjykojnë mua në mënyrë të drejtë," kishte thënë Mubarak për El-Watan.
Sipas gazetës, Mubarak gjithashtu tha se ishte tepër herët për të gjykuar pasuesin e tij Mohamed Morsi, një anëtar i lëvizjes së Vëllazërisë myslimane, dhe kritik i zëshëm i Mubarakut.
"Unë nuk dua të flas për këtë temë, por në fund, ai është një president i ri i cili mbart përgjegjësi të rënda për herë të parë, dhe i cili nuk duhet të gjykohet për momentin," tha Mubarak kur u pyet për të komentuar mbi Morsin.
Mubarak gjithashtu ka thënë se ishte "shumë i trishtuar" për Egjiptasit e varfër të cilët përballen me një situatë të përkeqësuar ekonomike.
"Gjatë presidencës sime, unë jam kujdesur për njerëzit me të ardhura të ulëta ... dhe kam refuzuar të marrë ndonjë masë ndaj tyre, tha ai.
Një fakt që kundërshton pretendimet e ish diktatorit egjiptian është se një nga slloganet kryesore të kryengritjes kundër pushtetit të Mubarakut ishte: "Liri, Bukë dhe drejtësisë sociale".
Intervista u publikua në kohën kur Egjipti ka rinisur procesin kundër diktatorit i cili për 30 vite me radhë shtypi çdo zë që kritikonte qeverinë e tij super të korruptuar.
/mesazhi/