Eja dhe shiko pamjen e kësaj bote të bukur që All-llahu e krijoi për ty, ec dhe mos rri i mbyllur se ti je njeri i lirë dhe i lumtur.Përkujtimi i Zotit ta zbukuron fytyrën,ta fisnikëron shpirtin; në adhurim do ta gjesh All-llahun, kudo që ta thërrasësh.Ai nuk do të kthen duarbosh.Ai të do dyfish; nëse mburresh me Të, Ai do të mburret me ty në botën tjetër, nëse në këtë natë loton dhe pendohesh për mëkatet e tua ai lot do ta shkëlqejë tërë botën.Zbukuroje çdo natë me këndimin e Kur`anit dhe do ta shijosh ëmbëlsirën e Zotit të Madhëruar.Mundohu ta kërkosh Allahun se atëherë e ke gjetur dritën e lumturisë, përmende emrin e Tij që të largohen retë e zeza që të kanë kapluar dhe të shkëlqen drita e diellit të jetës.Mos u habit me lumturinë e të devotshmëve por habit me lumturinë e të devotshmëve por habitu me mërzitë pa kufi të atyre që kundërshtuan fjalët e Allahut, mendo si jetojnë dhe si ndjehen.
"[i]Të vdekur e jo të gjallë dhe ata nuk e dijnë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre)."(Nahl:21)
Sa lotë derdhën sytë e tyre, sa pagjumsi panë, dhe e gjithë kjo ishte sepse i këputën lidhjet me bukurinë e jetës,All-llahun.Prandaj adhuro All-llahun dhe ndërgjegja jote do të pushojë, mbështetu dhe vetëm prej Ti kërko mëshirë,frikën dhe dhe hallin të vetëm Atij tregoja sepse Ai është afër teje, të dëgjon dhe i përgjigjet lutjes tënde.Përulju dhe friksoju Atij, respektoja madhërinë Atij, përsërite shpesh emrin e Tij të bukur me gjuhën tënde, loto nga dashuria për Të sepse loti është mëshirë, lavdro dhe falëndero fuqinë e Tij, lutu dhe vetëm Atij kërkoji me këmbëngulje.
Këshilla: Pranë All-llahut gjeje lumturinë, mos e humb Atë se atëherë do të jesh i humbur.
Tue 21 Feb 2012 - 13:51 nga Shemsi