(Dita e gjashtëmbëdhjetë e revolucionit popullor të bekuar) Vërtetë turmat e mëdha që dje kanë marrë pjesë në protesta, e që numerikisht i tejkaluan të gjitha protestat e kaluara deri më tani –duke shtuar pjesëmarrjen e grupeve të reja si profesorë universitar,inxhinierë, avokatë, juristë dhe gazetarë, pastaj qëndrimi kategorik për të penguar gazetarët që punojnë në mediumin shtetërorë e që janë kundër politikës së sistemit mashtrues dhe provokues për t’iu bashkëngjitur protestave, të gjitha këto vërtetojnë se populli egjiptian i të gjitha shtresave dhe komuniteteve është i vendosur për të arritur objektivat dhe kërkesat e veta për lirinë, dinjitetin dhe ndershmërinë e vet, drejtësinë sociale dhe sovranitetin kombëtarë.
Gjithashtu kjo vërteton se revolucioni nga dita në ditë është në rritje permanente për ta rrëzuar këtë sistem despotik dhe kokëfortësinë e tij.
Nuk e dimë a është e nevojshme që të dalin tërë njerëzit nga prehri i prindërve, apo mjafton të grumbullohen tetë milion njerëz, që të kuptojë sistemi të vërtetën dhe ti përgjigjet kërkesave legjitime dhe të drejta të popullit, edhe pse shumë nga institucionet e sistemit kanë konfirmuar të drejtën e kërkesave dhe legjitimitetin e tyre. Andaj, pse po mbështillen rreth tij dhe po përpiqen të mashtrojnë njerëzit?
Këto turma të njerëzve nuk do të jenë të frikësuar nga deklaratat që kërcënojnë me një grusht shtet ushtarak të mundshëm. Njerëzit besojnë te ushtarakët, ushtria është e popullit, ata janë bijtë tanë, mbrojtësit e atdheut dhe të popullit së bashku, andaj ajo nuk mund të kthehet kundër popullit të vet dhe kërkesave të tij.
Fatkeqësi e madhe është që pas këtij revolucioni popullor madhor dhe paqësorë të akuzohet populli se gjoja nuk qenka i gatshëm për demokraci, sepse atë po e motivojnë lëvizja islame dhe idetë e huaja nga jashtë!!! Populli është ngritur në shkallë të lartë të të kuptuarit dhe të vetëdijes dhe veç më e ka kuptuar diktaturën dhe padrejtësinë që ia bëri sistemi i deritanishëm, gjithashtu e kuptuan edhe tiraninë që e ushtroi sistemi mbi “Vëllezërit Myslimanë”, andaj këto akuza i konsideron si gënjeshtra të kulluara.
“Vëllezërit Myslimanë” me pjesëmarrjen e tyre në raundin e bisedimeve, nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga revolucioni ose do të heqim dorë, përkundrazi, por këtë e bëmë me qëllim të përshpejtimit të realizimit të kërkesave të popullit përmes një rruge paqësore dhe të qetë, e jo ti japim legjitimitet sistemit i cili shkatërron njerëzit. Ne kemi marrë pjesë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe, edhe atëherë na akuzuan se po e legjitimojmë sistemin, e këto zgjedhje ishin kundër nesh dhe të tjerëve, por këtu është puna e zhveshjes së legjitimitetit të sistemit në kuadër të shumë faktorëve për ngritjen e këtij revolucioni të bekuar.
Ka disa që shpifin dhe na akuzojnë se kinse ne duam të ndërtojmë një shtet islamik të ngjashëm sikur ai në Iran. Ne kemi thënë dhe vazhdimisht po përsërisim: Nuk kemi për qëllim pushtetin, as nuk kemi për qëllim funksionet e larta, ne nuk këmbëngulim në fitimin e zgjedhjeve parlamentare me çdo kusht. Ne jemi të interesuar për reforma gjithëpërfshirëse në aspektin politik, ekonomik, social, edukativ,mediatik, shkencor, dhe të gjithat sferat e jetës për hir të Allahut.
Ne synojmë në një shtet civil, qytetar demokratik me burime islame, ku vetë populli është burimi i pushtetit dhe sovranitetit.
Ne konfirmojmë se ky revolucion i bekuar është revolucion i popullit egjiptian që nuk e ka vënë në lëvizje asnjë parti, grup apo fraksion, por të gjithë kanë marrë pjesë dhe askush nuk mund të pretendojë se ai e udhëhoqi ose vetëm ai ka ekskluzivitetin e vetëm, ngase kërkesat e popullit janë kërkesa kolektive, andaj askush nuk do të mund ta heshtë këtë popull përveç realizimi i kërkesave të tyre, e kërkesa kryesore është dhe mbetet largimi i presidentit të shtetit.
Allahu e ndihmoftë popullin tonë në realizimin e kërkesave të veta, e ruajt atdheun tonë! Vërtetë Ai është Ndihmësi më i Mirë!
“Vëllezërit Myslimanë”
09 shkurt 2011, Kajro
(Breziiri)