Tregimi më poshtë është ngjarje e vërtetë e treguar nga hoxha Ahmed Kalaja.E pritën lindjen e fëmijës edhe ishin lajmëruar se do të jetë me të meta, megjithatë, meqë njoftimi ishte pas fryrjes së shpirtit dy prindërit besimtarë vendosën të mos abortojnë po të dorëzohen përballë vullnetit të Zotit.
Ai lindi, edhe siç na kishte paralajmëruar doktoresha, me të meta të jashtëzakonshme. Gruaja lindi natyrshëm, fëmijën nuk e kishte parë akoma kur e çuan fëmijën te dhoma e sapolindurve.
-"A do ta shohësh bebin" ?! Mamia me gjysmë zëri. -"Si mos ta shoh shpirtin tim " ju përgjigja. Kur u afrova dhe e pashë, ashtu siç edhe ishim paralajmëruar. Zoti më dhuroi qetësi e buzëqesha. -" Pse qesh " ?! -" Sepse Allahu më bëri këtë dhuratë për të më provuar mua se a jam i kënaqur me kaderin, caktimin e Tij apo jo, edhe unë jam shume i lumtur edhe i kënaqur më të". -" T’ia tregojmë gruas " ?! -" Jo jo, se nuk do ta përballojë dot, presim njëherë" i thashë . Shkoj te dhoma, e ime shoqe më thotë ; -'' Ku është bebi "?! -" Ne inkubator, edhe ti e di qe fëmija ka të meta, doktorët e dinë më mirë apo jo"?! -"Po po
( Zotit i qofshim falë atë e falënderojmë )"! Ndërkohë që fillova të bëj planet e mia se çdo të bëja për ta rehabilituar gjendjen e tij me ndërhyrjet e nevojshme për të rregulluar deri diku (naksonin) të metat e tij fizike. Për disa orë radhazi unë mendoja pikërisht për këtë gjë.
Një telefonatë me shqetësoi, përtej valëve mamia ; " Eja urgjent "! Shkova e mora lajmin e dytë '' Fëmija ka vdekur " Unë prapë buzëqesha e këtë herë nuk e lashë të më pyeste po i thashë ; '' Ai më provoi a do e prish zemrën e ja tani e mori përsëri ''.
Ahmed Kalaja: Se mbajta dot veten, i thashë :
-''Do të marrë për në Xhenet inshaAllah, e po të përgatit vendin atje lum për ty vëlla e mashaAllah për këtë durim që të ka fal Zoti !
-'' InshaAllah. Pasha Zotin imam jam aq i lumtur aq i qetë e aq i kënaqur me Zotin, Atij i qofsha falë" -" Do ia tregosh gruas ''?! _" Për momentin as fëmijën e as se ka vdekur, ka probleme me gjakun, por më vonë, pasi të bëj një gjilpërë, për vdekjen po, e ajo është përgatitur për ketë nga doktoreshe Nora, ndërsa fëmijën jo ". -" Pse "?! unë i çuditur . -'' S’do ta përballojë dot e kam merak se do të marrë goditje psikike se fëmija kishte çrregullime të paimagjinueshme".
Pasi folëm për rregullat edhe se si trajtohet rituali fetar i foshnjës pas vdekjes, më tha '' Hoxhë, vetëm një gjë ma vret shpirtin " '' Çfarë " ?. '' S’di ca t’ju them fëmijëve se s’kishte burrë qe t’i mbante, e ai i vogli ka katër muaj qe i ka ngjitur emrin Ali, kur shkova sot në shtëpi, tha : O Baba ku është Aliu, pse se solle Aliun !? Ç’ti thosha ?!''
Aty atij i rrodhën dy pika lot e megjithëse ishte i buzëqeshur ndërsa unë se dhashë veten, kurse tani po me rrjedhin lotët... edhe po lagin tastierën e kompjuterit e unë po lutem ; ''O Allah, ndërtoju këtyre dy prindërve të mrekullueshëm kështjellën e Falënderimit, bashkoi me Aliun në Xhenet e mbushe këtë familje me Alij të tjerë e bëje Aliun e ngjarjes ndërmjetësuesin e tyre për në Xhenet" Amin !
Zotit i qofsha falë, fjalë zemre. Zotit i qofshim falë, fjalë zemre.
Marrë nga profili i hoxhës Ahmed Kalaj në facebook