Vëlla dhe motera te dashura muslimane, pas gjithë këtij sqarimi, ke kuptuar prejardhejen e kësaj feste dhe vlerën e saj te festuesit e saj. Besoj se do të jesh pasues i fesë tënde të pastër duke patur per shembull të dërguarin tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke refuzuar armiqët e Allahut dhe duke e urrejtur atë që e veprojnë ata. Duke qenë krenarë në fenë tënde në të cilën është e gjithë krenaria dhe dinjiteti. Duke ju përgjigjur thirrësit të Alahut : “O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij!”.[6] Duke urrejtur mosbesimin dhe gjithë zakonet e tij, duke patur gjithmonë priortet fenë tënde. Mos të bëhesh pasues i atyre që e fyejn çdo ditë të dërguarin tonë sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. A dëshiron të jesh robë i injorancës a në të vërtet je kreu i të Vërtetës përkujto fjalët e Allahut të Lartësuar ku thotë :
“ Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.”[7]
Në fundë e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësit e Tij të larta të na bëj prej atyrë që e ndëgjojnë të vërtetën dhe e pasojnë atë.