Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Japoni: Islami nuk është më i huaj Sat 5 Mar 2011 - 11:16 | |
| Listës së Islamit po i shtohen çdo ditë e më shumë emra të rinj, duke e kthyer në besimin më të ndjekur në botë. Jo vetëm në Perëndim por edhe në Lindje të shumtë janë personat që i bashkohen fesë së shpallur për shpëtimin e njerëzimit. Nga vendet që kanë njohur një afrim të madh me Islamin është edhe Japonia. Mijëra japonezë e kanë përqafuar Islamin ndërsa shumë syresh janë afër kësaj zgjedhjeje. Këtë fakt e konfirmon kreu i Qendrës Islame të Tokios, Salih Mehdi es-Samurrai, i cili thekson se japonezët e vlerësojnë shumë Islamin pasi e shohin si konfirmim të idealeve dhe traditave të tyre të lashta. Z. Samurrai pranon se pavarësisht portretizimit negativ që i bëhet sot Islamit, ai po shndërrohet në një realitet dominues në shoqërinë e vendit të zhvilluar aziatik. Teksa flet për zhvillimet e Islamit, z. Samurrai sqaron se fillimvjeçari i ri ka njohur prurjet më të shumta në historinë e Islamit japonez.
Ndër institucionet më të rëndësishme islame është Qendra Islame e Tokios, aty ku janë shënuar edhe konvertimet më të shumta. Z. Samurrai flet me keqardhje kur kujton se ka një mungesë të theksuar të literaturës islame në gjuhën vendase, e cila, sipas tij, do t’i shërbente shumë myslimanëve të rinj dhe njëherësh do të ndihmonte në njohjen pa shtrembërime të Islamit nga qytetarët e interesuar.
Sa i përket numrit të myslimanëve, z. Samurai nuk jep një shifër fikse, por deklaron se përveç myslimanëve jovendas, më shumë se 100 mijë janë japonezë. Ndërkohë ai beson se vetëm pas disa vitesh kjo shifër do të rritet me disa fish, pasi japonezët ndiejnë keqardhje për faktin që Islami ka shkelur vonë në truallin e tyre, ndërsa më parë kishte depërtuar në Kinë dhe në Filipine.
(KMSH) | |
|