Islami nuk është fe e ekstremizmit
|
All-llahu thotë:
|
“…Kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit…”Kur’an 5:32
|
Islami... fe ekstreme?
|
"Terroristë islamik!" "Fundamentalistë muslimanë!" "Ekstremistët!" "Radikalë islamik!" Këta janë vetëm disa nga emërtimet që u janë mveshur gabimisht muslimanëve në këto vitet e fundit.
|
Portretimi i Islamit nga mediat shpesh mashtron ata që kanë njohuri të kufizuar për këtë fe, dhe i shtyen që të bëjnë supozime negative në lidhje me këtë mënyrë shumë të qetë dhe tolerante të jetës.
|
Peter Manning, gazetar australian prej 30 vitesh, deklaron në librin e tij, "Ne dhe Ata": "Përvoja ime tregon se ka një dallim të madh në mes të realiteteve të jetës së përditshme të arabëve dhe muslimanëve australianë dhe si ata paraqiten në mediat tona [australiane].
|
Në më shumë se 60 përqind të rasteve [nga shkrimet e 2 gazetave kryesore(në perëndim)], fjalët 'dhunë', 'vdekje', 'sulm', 'vrasje', 'vetëvrasje' ose 'të armatosur’ ishin në afërsi të fjalëve "arab', 'palestinez', ' musliman' apo 'Islam'."
|
A është atëherë ndonjë çudi, që shumica e njerëzve Islamin e shoqërojnë me terrorizëm?
|
Problemi i injorancës është vënë në pah nga një studim (në Australi) i cili tregoi se më shumë se një në tre australianë pranojnë se nuk dinë asgjë për Islamin dhe pasuesit e tij.
|
"Ata me më së paku njohuri dhe kontakte personale me muslimanët kishte shumë të ngjarë që të ndihen të kërcënuar nga Islami," -tha Dr. Dunn, i cili është autorizuar nga Instituti Australi-Indonezi për kryerjen e studimit.
|
Përhapja e paragjykimeve dhe injorancës nga mediat lidhur me Islamin mund të kundërshtohet nga kuptimi i Islamit përmes mësimeve të tij të duhura. Kjo do të thotë duke iu referuar Kur'anit (që muslimanët besojnë se është fjala e Zotit) dhe thënieve autentike të profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të). Përmes të kuptuarit të duhur të këtyre mësimeve, do të zbuloni se Islami është plotësisht kundër çdo forme të ekstremizmit.
|
Si mund të keqkuptohet Kur’ani
|
Kur lexon Kur'anin, ose thëniet e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), njeriu duhet kuptuar kontekstin në të cilin formulimi vlen. Ajeti vijues i Kur'anit është favoriti në mesin e atyre që kërkojnë të largojnë njerëzit nga Islami:
|
“Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.”Kur’an 2:191
|
Në raste të caktuara, ky ajet shkurtohet rrezikshmërisht dhe paraqitet në këtë mënyrë:
|
“Dhe luftoni ata kudo që t’i zini…”Kur’an 2:191
|
Pyetja është e qartë , "Cilët ti vrasin?". Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të lexohen ajetet paraprake dhe pasuese të ajetit 2:191.
|
“Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).” Kur’an 2:190
|
Ajeti i mësipërm përmend luftën si një mjet i vetëmbrojtjes (d.m.th. me ata që ju luftuan). Ajeti pas 2:191 është:
|
“E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.” Kur’an 2:192
|
Këto ajete u zbritën në një kohë kur muslimanët ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të besimit të tyre. Ata duruan më shumë se dhjetë vjet persekutimi dhe përfundimisht u është dashur që të largoheshin në një vend të sigurt.
|
Ajetet e mësipërme u referohen idhujtarëve arab të Mekës gjatë kohës së Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), të cilët i maltretonin muslimanët dhe planifikuan për t’i sulmuar ata në vendin ku ata kërkuan strehim.
|
Prandaj, ajeti i mësipërm mund të aplikohet vetëm në rrethana të tilla.
|
Ky shembull demonstron se ajetet në Kur'an duhet të kuptohen në kontekstin e tyre të duhur sepse këto ajete janë shpallur në lidhje me situata të veçanta, për një periudhë prej 23 vjetësh. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Kur'ani është shpallur në arabisht. Prandaj, përkthimet në gjuhë të ndryshme mund të jenë çorientuese dhe / ose të pasakta.
|
Lufta e lejueshme
|
Nuk mund të ketë dyshim se muslimanët (si kushdo tjetër) kanë të drejtën legjitime për të luftuar kundër agresionit, ose kur janë të shtypur.
|
Islami na mëson se lufta është e lejuar me qëllim të ruajtjes së mirëqenies së komunitetit ose për të parandaluar përhapjen e shtypjes - kjo mund të jetë në kontekstin e luftës mbrojtëse ose sulmuese në varësi të situatës të veçantë. Islami, ashtu si çdo ‘mënyrë e jetës ‘ që dëshiron të sigurojë mbijetesën e saj, ka të drejtë të mbrojë veten kur deklarohet luftë kundër saj. Në Kur'an (22:39), ne lexojmë:
|
"Atyre të cilët luftohen nga ndokush, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë e padrejtë."
|
Megjithatë, kur armiku pushon armiqësinë e tij, muslimanët janë të urdhëruar të pushojnë luftimet.
|
“Në qoftë se ata, anojnë kah paqja ano edhe ti kah ajo, e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.”Kur’an 8:61
|
Ebu Bekri (All-llahu qoftë i kënaqur me atë), mik i afërt i Profetit Muhamed dhe pasardhësi i tij (në krye të shtetit islam), foli për qasjen islamike ndaj luftës duke theksuar në vijim.
|
Në fushëbetejë, nuk duhet të:
|
• tradhëtosh
• masakrosh të vdekurit
• devijosh nga rruga e drejtë
• vrasësh gra, fëmijë apo njerëz të moshuar
• dëmtosh ose djegësh pemët, veçanërisht ato të frytshmet
• të therrësh bagëtinë e armikut, veç se për ushqim
• dëmtosh prijësit e tyre fetarë
|
Ndërsa lexojmë në ajetin 2:190, All-llahu nuk urdhëron myslimanët që të shkojnë në ekstreme duke thënë, "Mos e teproni." Lufta nuk është justifikim për të kaluar kufijtë (për ta tepruar). Islami na mëson distancimin nga hakmarrja e verbër.
|
“Dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni
drejtësisë; bëhuni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë.” Kur’an 5:8
|
Terrorizmi në perspektivë
|
Problemi me vënien e terrorizmit në perspektivë është se nuk ka asnjë përkufizim të caktuar mbi atë që përbën "terrorizmi". Gjithashtu, terrorizmi merr shumë forma, siç e tregojnë shembujt e mëposhtëm.
|
Robert Fisk, nga ‘The Independent’, shkruan: "Izraeli dhe aleatët Izraelitë (më 16 shtator 1982) filluan shfrenimin e tyre tre-ditorë të përdhunimeve, therrjeve dhe vrasjeve në kampet palestineze të refugjatëve Sabra dhe Shatila që u kushtoi jetën 1.800 palestinezëve. Më pas vijoi pushtimi Izraelit i Libanit i dizajnuar për të përzënë PLO (Organizatën Çlirimtare të Palestinës) nga vendi dhe duke pasur parasysh [miratimin nga Shtetet e Bashkuara] që u kushtoi jetën 17.500 libanezëve dhe palestinezëve, shumica prej tyre civilë. "
|
Sipas Profesor Noam Çomski, "Është e padiskutueshme se Shtetet e Bashkuara janë një shtet udhëheqës terrorist. Në fakt, është shteti i vetëm që ishte i dënuar për terrorizëm ndërkombëtar nga ana e organeve më të larta: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 1986.”
|
Në mënyrë të ngjashme, "Masakra e tmerrshme e 8000 muslimanëve – disa të paarmatosur - në Srebrenicë në vitin 1995 kurrë nuk çoi në përfundimin se krishterimi është i dhunshëm dhe ka tendenca represive." - William Dalrymple, The Independent UK.
|
"Kërditë e shkaktuara nga perëndimorët, gjoja të krishterë dhe krerët e tyre gjatë gjashtë dekadave të fundit janë një luftë botërore dhe një luftë e ftohtë, një Holokaust, dy bomba atomike, shtypja e luftrave për pavarësi, nxitja e luftërave, si dhe përkrahja e diktatorëve dhe terroristëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë - e bënë të pamundshëm shikimin e Islamit si një fe ose qytetërim më i dhunshëm se kaq. "- Rama Mani (Qendra e Gjenevës për Politikën e Sigurisë)
|
Ka shumë shembuj të tjerë hebraik dhe të krishterë të terrorizmit, megjithatë, ne kurrë nuk duhet të flasim në përgjithësi dhe të thërrasim të gjithë të krishterët dhe çifutët terroristët. Në mënyrë të ngjashme, ne nuk duhet ti gjykojmë të gjithë myslimanët , por vetëm ata që kanë kryer krimin duhet të gjykohen.
|
Islami dënon terrorizmin
|
Akti për nxitjen e terrorizmit në zemrat e civilëve të pambrojtur, shkatërrimin e ndërtesave dhe pronave, bombardimet dhe gjymtimi i burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm janë të gjitha të ndaluara dhe akte të neveritshme në bazë të Islamit dhe muslimanëve. Kjo qëndron për çdo lloj terrorizmi, duke përfshirë terrorizmin e sponsorizuar nga shtetet perëndimore i cili ka vrarë, ka plagosur dhe ka detyruar të zhvendosen njerëz pafundësisht më shumë se të gjitha llojet e tjera të terrorizmit.
|
Nëse një individ musliman ka kryer një akt të terrorizmit, ky person do të jetë fajtor për shkelje të ligjeve të fesë të cilën ata pretendojnë të ndjekin - Islamin. A do të jetë e drejtë të dënohen të gjithë muslimanët, kur feja në vetvete është kundër akteve të tilla? Muslimanët ndjekin një fe të nënshtrimit ndaj Zotit, të paqes, mëshirës, dhe faljes. Shumica nuk kanë asgjë të bëjnë me ngjarjet e dhunshme të cilat veçanërisht mediat i kanë lidhur me muslimanët. Islami nuk është një fe e ekstremizmit.
|
“All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.”Kur’an 60:8
|