Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Presidenti gjerman, sërish, mbron Islamin Tue 8 Mar 2011 - 9:59 | |
| Në kushtet kur Ministri i brendshëm gjerman mban një fjalim anti-islam, fjalim ky, që rezultoi me pakënaqësinë e muslimanëve të këtij vendi, Presidenti gjerman përsëriti mendimin e tij se “muslimanët janë pjesë e pandarë e shoqërisë gjermane”. Christian Wulf, presidenti i Gjermanisë, në një bisedë për Aljazeera, duke theksuar se Islami është pjesë e shoqërisë gjermane, shtoi se nuk duhet të lejohet identifikimi i kësaj feje me terrorizmin.
“Emigrantët musliman në Gjermani kanë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e këtij vendi, sepse ata janë anëtarë të shoqërisë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në këtë vend”, tha Wulf.
Duke i komentuar ngjarjet e fundit në botën muslimane, Wulf, për Aljazeeran, deklaroi se vendet evropiane me qëllim të demokratizimit, janë të gatshme të përkrahin forcat revolucionare në këto vende.
(Breziiri) | |
|