Të Premten, më 31.12.2010, në lokalet e xhamisë “Bashkimi i Ummetit”
në Nyrnberg të Gjermanisë, i riu Gjerman, 25 vjeçari Benjamin Korner,
shqiptoi shehadetin dhe përqafoi Islamin para imamit të kësaj xhamie,
Sevgani Asani, si dhe para një numri të konsiderueshëm besimtarësh, të
cilët ishin tubuar për të falur namazin e xhumasë.
I riu gjerman, një vendim të këtillë e kishte marrë pas një periudhe
të gjatë të cilën e kishte kaluar në leximin e literaturës islame,
studimin e kësaj feje të paqes, si dhe disa konsultimeve që i kishte
patur me imamin e kësaj xhamie si dhe disa kolegë të tjerë.
Ky akt i përqafimit të Islamit nga ky i ri gjerman u prit me shumë emocione dhe kënaqësi nga gjithë të pranishmit.
Vlenë të përmendet fakti se rastet e përqafimit të Islamit janë bërë
përditshmëri në shumicën e vendeve evropiane si dhe në botë në
përgjithësi, gjë kjo e cila e bën Islamin si fe e cila shënon rritje më
të shpejtë në botë.(FRI)