Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: I riu i dashuruar Sun 13 Mar 2011 - 21:22 | |
| I RIU I DASHURUAR
Asgjëtjetër veç emrit të saj nuk shqiptonte gjuha e të riut të dashuruar:“Që kur e pa atë vajzë, sytë e tij s`kanë njohur gjumë. Tashmë nuk ha as nuk pi. Çfarëdo që I them nuk bën dobi, o çoban plak!”- ishin këto fjalët e shokut të të riut të dashuruar pas vajzës së mbretit.çobani plak pasi vështroi të riun me dhembshuri, buzëqeshi dhe foli: Nëse je I pashpresë, dije mirë se shpresë ështëvetja jote.Askush s`e dinte që çobani plak ishte miku më I ngushtë I mbretit, I cili, kohë më parë, I qe lutur të jetonte aty në thellësinë e fshatit e të gostiste kalimtarët me shërbet e trëndafila të kuq…..Do qëndrosh dyzet ditë në shpellë e do thuash: Allah!Allah!.. I tha plaku I mençur çcobanit të dashuruar. Ai pa humburkohë , u nis drejt shpellës me ët që I mbante të shtrënguar fort në duar e me zemër të lidhur së dashurës, filloi: “Allah! Allah!..”Ashtu siç ndoqën njëra tjetrën sferat e tesëpive edhe ditët kaluan shpejt.Lajmi I çobanit në shpellë mori dhenë…Shoku i çobanit të ri u merakos.Një ditë vendosi ta vizitonte mikun e tij. E gjeti me sy të mbyllur, të strukur e të përulur.“Paska fjetur”, mendoi për një çast, por pa si lëvizte gishtat me ët në dorë. U çudit.Allah! Allah!- pëshpëriti.Mendoi t`I fliste shokut të tij, që nuk po shihte askund gjurmët e së dashurës, edhe pse kishin kaluar më se tri javë. U tërhoq… Pasi nuk kishin mbetur vetëm tri ditë para se të plotësohej dyzet ditëshi, tashmë lajmi I të riut kishte mbëritur edhe nëveshin e sulltanit. E dinte se njerëz të tillë ishin më të vlefshëm se vezirët, prandaj mendoi gjatë e vendosi të këkronte ndihmë te miku I tij, çobani plak. Rrugëtoi gajtë derisa u takua me të:Njerëzit e zemrës nuk presin vezirllëk, miku im, miku im, ishin këto fjalët që I morën çdo shpresë sulltanit….Por si mundet? tha sulltani I habitur. A mundet vallë të pranojë vajzën time?!Ishte dita e dyzetë. Sulltani, çobani plak, shoku I të riut dhe një turmë e amdhe njerëzish pranë shpellës. Prisinin tëshihnin të riun…Sulltani e thiri të riun, I cili nuk dukejaspak I çuditur. I propozoi vezirllëk e salltanet, por pa shpresë…Në fund iu drejtua:Zotëria im! Unë kam një vajzë, të lutem pranoma atë të paktën.Dyzet ditë vuajtje, pritje, kishin marrë fund. E pa mundura ishte bërë e mundur.I riu e kishte arritur qëllimin.Heshtja donte të ulërinte. Të gjithë sytë ishin mbi të riun.Jo! U përgjigj ai, nuk e dua vajzën tuaj!Hehstja u prish. Sulltani u tërhoq. Vezirët e turma pëshpërisnin….çobani plak buzëqeshi.Shoku I të riut u hodh te miku I tij:çbën? Tha ai, dyzet ditë vuajtje, heshtje, pritje. Për çfarë?I riu po kërkonte me sy çobanin plak.Miku im, tha, unë dyzet ditë përmenda emrin e Zotit për vajzën e mbretit e Ai më solli në këmbët e mia sulltanët e vezirë. Po sikur të kisha thënë Allah, për Allahun?Gjuha heshti, zemra foli…
Shkrujti: Ilaz Salihi Per:Forumin:islamieshtedrit.com
| |
|
Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Re: I riu i dashuruar Sun 13 Mar 2011 - 21:35 | |
| .........vertete permendja e Allahut sherone zemrate e semura. Allahu ju meshirofte dhe ua zbuten zemren ashtu siç ia ka zbutur ketij te riut te dashuruare Ilaz. | |
|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: I riu i dashuruar Sun 13 Mar 2011 - 23:11 | |
| Allahu ju shperblefte per ket postim.. |
|
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: I riu i dashuruar Sun 13 Mar 2011 - 23:26 | |
| MashAllah All-llahu ju shperblefte Vella vertet nje Tregim shuum i bukur | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: I riu i dashuruar | |
| |
|