Fethullah Gülen
Brenda shtëpisë duhet të ketë edhe vend, edhe kohë të
veçuar për falje e lutje. Po të ketë mundësi, namazet e pesë kohëve të falen
në shtëpi ose, ndryshe, të merret fëmija për dore e të çohet në xhami. Kjo e
dyta, më shumë në periudhat kur nëna nuk mund të falë namaz. Nuk i duhet lënë
shteg mundësisë që fëmija, duke parë nënën që s'falet, të mësohet, dashje pa
dashje, me idenë se mund të bëhet edhe pa namaz, edhe pa
lutje.
Fethullah
Gülen
Të falemi dhe lutemi në një mjedis ku të na shohë
fëmija
Brenda shtëpisë duhet të ketë edhe vend, edhe kohë
të veçuar për falje e lutje. Po të ketë mundësi, namazet e pesë kohëve të
falen në shtëpi ose, ndryshe, të merret fëmija për dore e të çohet në xhami. Kjo
e dyta, më shumë në periudhat kur nëna nuk mund të falë namaz. Nuk i duhet lënë
shteg mundësisë që fëmija, duke parë nënën që s'falet, të mësohet, dashje pa
dashje, me idenë se mund të bëhet edhe pa namaz, edhe pa lutje. Në librat e të
drejtës islame (fikh) kjo çështje trajtohet edhe kështu: Kur femra, nëna, kalon
një periudhë kur nuk mund të falë namaz, ajo mund të marrë abdest, të ulet në
sexhade, të hapë duart për lutje dhe t'i lutet Zotit.[1] Kështu, edhe ajo nuk do
të shkëputet plotësisht nga adhurimi, edhe fëmija nuk do të vërë re një ndryshim
të theksuar në adhurimet e saj. Megjithëkëtë, si në këto periudha të veçanta,
ashtu edhe zakonisht, vajtja në xhami ruan vlerat e veta të veçanta. Kështu, do
të vijë një ditë që, kur të këndohet ezan, fëmija, krejt si një orë e kurdisur,
do t'ju paralajmërojë: "Baba, namaz!" Dhe, ndërsa dikur e paralajmëronit ju
atë, tani do të jetë ai që do t'ju bëjë zë juve kur të jeni i zënë me punë apo
kur të mos e keni dëgjuar ezanin!
Përveç kësaj, ju duhet të keni një orë
të caktuar të ditës për t'iu lutur në mënyrë të posaçme, "private" Allahut. Ajo
do të jetë "ora juaj". Atëherë ju do t'i shfaqni Zotit tuaj ndjenjat tuaja, do
t'ia qani hallet tuaja, duke treguar praktikisht se Krijuesi i Lartë është
gjithë kohës një derë e hapur ku mund të drejtoheni, ku mund të mbështeteni.
Eshtë e dobishme që lutjet e kësaj ore private t'i bëni me zë të lartë. Ja,
kështu i patën dëgjuar dhe mësuar sahabet lutjet me zë të lartë të Profetit
(s.a.s.), që i njohim dhe i përdorim edhe ne. Shumë lutje të tilla i ka
përcjellë Hz. Aisheja (r. anha). Ka edhe lutje të përcjella nga Hz. Aliu dhe Hz.
Hasani e Hz. Hyseni (r. anhum).
Edhe ju mund t'ua bëni të njohura lutjet
mjedisit tuaj duke synuar që edhe ata t'i mësojnë. Po qe se dëshironi që fëmija
juaj të bëhet i ndjeshëm, që të dridhet kur të dëgjojë se përmendet emri i
Allahut, duhet që të jeni së pari vetë një njeri i tillë!
Po, ka shumë
rëndësi që prindërit ta përcaktojnë mirë detyrën e tyre brenda në familje. Ka
shumë rëndësi që fëmija t'ju shohë se si, në një orë të caktuar, ju qëndroni
para Zotit dhe ia hapni zemrën Atij, se si rënkoni para Tij, se si i luteni me
zë të lartë Atij! Fëmijës suaj nuk do t'i shlyhet kurrë nga kujtesa pamja juaj
tek përpiqeni për të nesërmen e pasosur që është një nga çështjet tuaja më të
mëdha, tek e mendoni atë dhe qani me shpresë për të!
Në fakt, ne jemi të
detyruar të falemi e lutemi para Zotit sikur jemi duke e parë Atë. Sipas një
hadithi të dobët, Profeti ka thënë: "Unë kam me Allahun një çast, kur as
engjëjt e mëdhenj, as dhe tjetërkush mund të më afrohet!"[2] Po, ne duhet të
kemi me Zotin tonë një çast, një orë të tillë të ndritshme që fëmija të mos i
harrojë kurrë ato tabllo që do të shohë dhe, kur t'i vijë koha, t'i bëjë
material për adhurimin e vet. Veç kësaj, kur të ndodhet, në të ardhmen,
ballëpërballë me rreziqe për t'u thyer, këto tabllo t'i shkojnë në ndihmë e ta
kapin për dore për të mos e lënë të rrëzohet.
Nuk duhet ta marrim me
shumë rezerva këtë çështje sepse edhe Kur'ani na parashtron një lëkundje
psikologjike të tillë në suren "Jusuf". Ç'është e vërteta, ne nuk mendojmë se
Hz. Jusufi qe lëkundur para një femre, por Kur'ani thotë: "Po sikur të mos e
kishte parë provën e Zotit?" (Kur'ani, Jusuf, 12/24)
Sado e diskutueshme
të jetë vërtetësia e komentuesve të Kur'anit të cilët thonë se me "provë" këtu
është fjala për faktin që Hz. Jusufit iu paraqit i ati, Hz. Jakubi, i cili ia
vuri gishtin në buzë duke i thirrur: "Jusuf!" Dhe, kështu, i paralajmëruar prej
të atit, Hz. Jusufi u tërhoq dhe tha: "Unë e kam frikë Allahun!" (Kur'ani,
12/23)[3]
Ja, kështu edhe ju, me shembullin tuaj, do të zini vend në
nënvetëdijen e fëmijës, i cili, para çdo të keqeje, do t'ju shohë juve nga
dritarja e hapur në përfytyrimin e tij tek ia tërhiqni vëmendjen duke i thënë:
"Ç'po bën ashtu, biri im?" Dhe, kështu, ju do të jeni në jetën e tij për herë
një udhëzues dhe një dorë ndihme e zgjatur për tek ai për ta kapur dhe mbrojtur
nga rreziqet!
Burim Sherifi