Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka publikuar një mesazh ngushëllimi dhe një thirrje për lutje mbi vrasjet e fundit në Egjipt
Komuniteti Mysliman pasi tërheq vëmendjen se po derdhet tërë ai gjak i të pafajshmëve i bën thirrje shqiptarëve që të luten për ndalimin e dhunës dhe gjithashtu lutet që shpirtrat e atyre që humbën jetën të prehen në paqe.
“Nuk ka fjalë dhe ndjenja për të shprehur dhimbjen dhe trishtimin për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Bota dhe njerëzimi është lodhur pa masë nga vrasjet, urrejtjet, dhuna, padrejtësitë. Ne jemi pjesë e një bashkësie e cila vrasjen e një njeriu të pafajshëm e cilësojmë si vrasjen e tërë njerëzimit. E pra, në Egjipt po vdesin mijëra të pafajshëm.
KMSH i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve t’i bëjnë dua/ lutje Zotit për ndaljen e gjakderdhjes dhe dhënien fund të dhunës në Egjipt, Siri dhe në çdo vend tjetër të botës.
I lutemi Allahut, Mëshirëplotit t’i kaplojë me mëshirën dhe faljen e Tij të gjithë ata të pafajshëm që humbën jetën duke shpresuar që një ditë në ato vende të vendoset qetësia e paqja”, thuhet “, thuhet në mesazhin e KMSH-së. /dritaislame/