Kush është në linjë | 312 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 312 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| •...Rrëfime Tronditëse...• | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: •...Rrëfime Tronditëse...• Thu 24 Mar 2011 - 1:27 | |
| Rrëfime Tronditëse
''Rrefimet e femrave
të dhunuara gjatë luftës në Kosov”
Autorja: Luljeta Selimi
Në vend të parathënjës
Pse u detyrova që t’i botoj rrëfimet e femrave të dhunuara? Njëra nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhëmbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten e vërteta gjithmonë është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçëisht kur flitet për plagën më të madhe të çdo lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i saj. Edhe në te tri luftërat e fundit që ndodhen ne rajon, barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.Pra edhe në Kosovë përveq vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plackitjeve,kidnapimeve e burgosjeve ata bënë edhe dhunime.Dhunimet janë të rënda për çdo popull në botë e posaçerisht për popullin tonë sepse morali është pjesa më e ndieshme e qenjes së tij. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër se sa të renda janë përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo shqiptar. Njerëzit në Kosovë, nga më të rendomtët e deri tek pushtetarët e saj, iu shmangen dhe bishtërojnë bisedave rreth dhunimeve! Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione te majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara. Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!! Sot në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhën në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materjale! Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materjale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për To. Asgjë për këto femra nuk ndërmerr as Tribunali i Hagës punën e të cilit në Prishtinë “e kryen” hetuesja ndërkombëtare e cila ka vetëm një detyrë: ti zbuloi dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës. Ajo që kosovarët do te duhej ta dinin është se në Hagë kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë edhe shumë boshnjake të tjera të dhunuara gjatë luftës në Bosnjë. Një gjë të tillë do të duhej bërë të mundur edhe femrave kosovare. Atyre pra duhet dhënë rasti që para Tribunalit të Hagës t`i denoncojnë kriminelët serbë. E di dhe i kuptoj femrat që e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, por një gjë duhet ta kenë të qartë: se krimi nuk mund dhe nuk duhet të fshehet sepse ato do të detyrohen një ditë që vetë ta thonë të vërtetën, sepse kjo nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë. Është në të mirën dhe interesin e tyre dhe prandaj ato duhet të rrëfehën sepse vetëm në atë mënyrë mund ta nxjerrin helmin që mbajnë në shpirt.Për ato plagë që i bartin më vete, të dhunuarat, duhet që, në radhë të parë, vetvetiu të përpiqën të gjejnë sherim sepse gjendja e tyre shëndetësore dhe shpirtërore mund të mbetet me pasoja aq më pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja më elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vërtetë; si do sherohet një 14 vjeçare e dhunuar dhe ta dojë sërish jetën? Si të pajtohet me fatin një e re të cilën e ka braktisur i fejuari vetëm pse e dhunuan barbarët serbë? Si do të pajtohet me fatin e hidhur një nënë e re e cila pas përjetimit të dhunimit ka dështuar së linduri dhe nuk do të mund të lind kurrë më fëmijë? Si do të sherohet nëna e cila nuk mund të këthehet tek fëmijët e sajë sepse barbarët e dhunuan në sytë e tyre dhe të anëtarëve të tjerë të familjes? Si mund t’i harrojnë të gjitha këto femrat e dhunuara pa ndihmën e gjithmbarshme të shoqërisë kosovare? Si, si…??? Ndoshta kurrë nuk do t’i botoja këto rrëfime sikur të mos më thoshte një e dhunuar në një mëngjes se ato përveq së janë të dhunura janë edhe të braktisura dhe të fyera. Kur unë u përpoqa ta ngushëlloj, ajo më pëshpëriti:” ne që jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve, ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve, të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe atëherë ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike… Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne. Po ta them, ngase ti mund ta bësh këtë, sepse ti cdo ditë mjekon plagët tona. Dhëmbja jonë do të ishte akoma më e madhe po ta bëntë dikush për tallje apo përfitime…” me tha duke dashur që plagët e saja dhe të të tjerave të jenë ndërgjegjësim për ne të gjithë. Duhet ta dimë të gjithë se liria e ka çmimin e lartë dhe se nje hise të madhe të atij çmimi e kanë paguar edhe viktimat e dhunimit. Ata që sot shkelin mbi varret e tyre (sepse shumë nga të dhunuarat mëpastaj edhe janë vrarë e masakruar ) ,ata që sot shkelin mbi plagët, dhembjet, lotët dhe tragjedinë e këtyre femrave, duhet ta dinë mirë se ato janë pasqyra dhe fytyra e vërtetë e kosovarëve, duhet ta dinë se shkelin mbi pjesën më të dhëmbëshme të lirisë së Kosovës. Turpi iu mbetet vetëm atyre që e shkelin dhe përbuzin viktimat e kësaj tragjedie të hidhur. Le të kujtojnë vetëm njëherë se si do t`iu dukej sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre më të dashurave, nënave, motrave, grave apo vajzave të tyre të cilat i duan më shumë se sytë e ballit! Duhet ta dimë të gjithë së ato kërkojnë ndihmë, përkrahje dhe trajtim të përditshëm mjekësor, profesional dhe institucional. Le të jetë ky libër vetëm një përpjekje modeste për të zgjuar interesimin dhe përkushtimin më të madh jo vetëm në zbardhjën e të gjitha rasteve të dhunimit por edhe në trajtimin adekuat të viktimave. Mbase do ndeshëm në thumb të kritikave të llojeve e natyrave të ndryshme por konsideroj së e vërteta sado e hidhur të jetë duhet të dalë në dritë në mënyrë që të mos harrohet as përseritet kurrë më. E bashkëndjejë dhembjën me të gjitha ato motra të mia nëse sadopak ua kamë lënduar shpirtin duke ua rikujtuar sërish të kaluarën e hidhur për çka paraprakisht iu kërkoi falje dhe mirkuptim.
Autorja
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE Thu 24 Mar 2011 - 1:30 | |
| S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE
" - Edhe sot e kësaj dite nuk e di se sa ditë kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumë u frikësova por, shpëtova,nuk na ndodhi asgjë. Na i dhanë tre minuta të dilnim nga shtëpia, dhe dolëm. Kur arritëm në Pejë, policia na ndalën përsëri, na kërkuan nga 50 DM për person nëse donim të vazhdonim për në Shqipëri. Ne kishim vetëm 200 DM, e ishim nentë veta. "Kush do të shpëtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim në heshtje, ndërkaq babai ua dorëzoi paratë dhe u tregoi se ishim nëntë veta. Na shikuan dhe pasi ia morën nënës dhe mua unazat nga duart, na lëshuan. Në dalje të Pejës, na ndali grupi tjetër i policisë. Edhe ata na kërkuan para dhe nuk do t'na lëshonin sikur një familje nga Gllogjani të mos i jipte 200 DM. U nisëm. Disa metra më larg, policia kishte ndalur kolonën që ishte e gjatë deri në kufi. Ata ishin banorë nga fshatrat e Ferizajit, Suharekës, Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e ndoshta edhe të Gjakovës. Policia nuk lëshonte askë pa e kontrolluar dhe ne duhej të prisnim në rrugë. Edhe pse nuk bënte shumë vapë, ishte vështirë të rrije e të prisje aty. Nuk kishim as ujë e as bukë. Policia nuk na lejonte as të ktheheshim por as të vazhdonim, madje as të uleshim. Ashtu në këmbë, të mbështetur në njëri-tjetrin, qëndruam mbi 11 orë. Kishte rënë errësira e parë kur kolona filloi të lëvizë ndagalë. Ishim aq të lodhurë, por, megjithatë, shpresonim se do të arrinim të gjallë në Shqipëri. Rruga ishte e gjatë por, ajo u vështirësua edhe më shumë kur gjatë natës filloi një shi i madh dhe mëngjesi gëdhiu i ftohtë. Fëmijët të lodhur filluan të qanin, e policët ishin egërsuar shumë. Si dukej, ata kishin humbur shokët e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra për të arritur deri te kufiri,dhe në momentin kur arritëm tek vendi ku bëhej pengesa për vazhdimin e rrugës, policët filluan të na kontrollonin sërish. Na preknin trupit, kurse meshkujtë i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herën e fundit na ndihmuan të tjerët. Kur vëllanë tim 12 vjeçar filluan ta rrahnin, unë i ika nga dora e policit që po më kontrollonte dhe u hodha mbi vëllanë. Doja që, së paku, një të rame t'ia marrë unë. Eshtë vëllau i vetëm pas nëntë motrave. Polici që po e rrahte, më tërhoqi për flokët e gjata dhe më drejtoi kah kryepolici i cili, në prani të kolonës, me majën e thikës filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi të gjitha në prani të babës, nënës, vëllaut,burrit dhe fëmijëve të mij. Fëmijët filluan të qajnë me të madhe, por aq u bënte atyre, dhe kryepolici më tërhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar që ishte në afërsi të rrugës. Më hodhën mbi tavolinë, mi lidhën duart për të, të cilën siç duket e kishin përgatitur enkas për t'i dhunuar femrat shqiptare. E di që pasi filloi të më ç'nderojë, me kokë i rashë tavolinës, kurse ata qeshnin e flisnin sikur të ishin në spektakël. Tërë këtë e shihnin edhe të afërmit e mi, e shihnin edhe qytetarët e tjerë dhe tërë kolona e gjatë që po lëvizte andej. Si në ëndërr më kujtohet kur i urdhëruan familjarët e mi të ecin. Edhe sot më tingëllon në kokë zëri i nënës sime, e cila nuk kishte dashur të vazhdojë pa mua. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Më kujtohet se përveç dhunimit, më goditën disa herë me kondak në kokë. Nuk më kujtohet si, dhe kush më ka dërguar deri në Kukës, por e di se aty kam dëgjuar edhe shumë klithma, dhe shumë gjëmë, shumë thirrje për ndihmë nga shumë femra të tjera që i dhunuan. Në spitalin e Tiranës qëndrova e shtrirë 19 ditë. Gjashtë ditë me radhë më kishte qëndruar burri tek koka, e unë nuk e njihja. Nga goditja në kokë kisha harruar çdo gjë.Vetëm zëri i bijës sime 5 vjeçare që më thërriste e qante pse nuk i flisja, më nxorri nga ajo komë, që edhe mjekët u befasuan. Sot nuk kam fuqi të shkojë e të jetojë në vendin ku kam jetuar më herët me burrin dhe fëmijët. Nuk mund të kthehem as në vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Më vjen turp për atë që më ka ndodhur. E kanë parë edhe qindra bashkëfshatarë të mi. Unë kam pasur fatin të më kuptojë burri, por jetoj me dy plagë që nuk do të më shërohen kurrë. Jetoj me plagën që ma morën nënën, dhe me plagën e dhunimit, që është më e rëndë se vdekja", - theksoi, në fund të rrëfimit, D.R. nga një fshat i Pejës | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë Thu 24 Mar 2011 - 1:55 | |
| Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë
Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e improvizuar mbi kulmin e një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta, disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe e kishte lënë për disa fotografi që ishin gjysmë të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në sy mbi të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm e djegur të cilën ajo e kishte futur në një kornizë të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes dhe fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra se si vështronte njerëzit të jepte të kuptosh, se ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i largonte mbulojat e shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një ofshamë dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte diçka . U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një shtrati, dhe pa pasur nevojë t’a pyesësh asgjë me sytë e përlotur foli:“ e sheh këtë banesë? Këtu jetoj tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur të kisha një çmim më të lirë për qiranë. Unë për këtë qymez detyrohem të paguaj çdo muaj nga 100 DM . Kështu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër vende në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë, detyrohem të vendosi enë që ta presin shiun . Kështu e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë, kur ka vrima, dhe të ftohtit depërton brenda. Zot si po qëndroj....po ky nuk është halli im i vetëm. Nuk vuaj pse nuk kam banesë më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë, edhe pa kripë.....halli im është i madh, shumë i madh, e unë duhet të bëhem si të gjithë, të punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë mundësinë njerëzve të kënaqen me fatkeqësinë time“. Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija, por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte e zverdhej edhe më dhe ashtu në heshtje qau për disa minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte duart e saj që i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar në mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve që i dridheshin. Në dhomën gjysëm të errët dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët që i bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën e kthenin në epokën e rëndë të luftës, e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit. Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia në kornizë , e mori atë në dorë dhe pasi mori frymë thellë tha “ I sheh këta njerëz, janë njerëzit e mi më të dashur që kam pasur. Është babai, nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto ditët kur unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka po ndodhte rreth meje, kur unë me vëllanë merresha me lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte çka po ndodhte rreth nesh dhe me ne . Ai e dinte se koha që po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta ishte e pashmangshme dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha të kënaqesha me ato që kisha, pa e kuptuar se policët që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin tonë, një ditë do të jenë ata që do të ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të qytetit tim. Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua më ndodh diçka apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë që vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët në gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të popullit pa e kuptuar se ato ishin udhërrëfim i vërtetë dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë ishin shumë, shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi Jasharajtë, babai na tha “ kjo është ajo që jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë të tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar, bëjnë çdo gjë dhe po i njejti fat do ti ndjek edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj shumë shtrenjtë liria, por ajo duhet të vij me çdo çmim, sepse është koha e fundit që ne kosovarët duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në dorë. Atëherë e kuptova se babai fliste tërë kohën për një luftë të afërt, por që edhe unë si të gjithë fëmijët, frikën e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të më ndodhte mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe një ditë do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askënd në këtë botë… “ dhe vaji prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo u ngrit në këmbë dhe sillej nëpër dhomë e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre . Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët se ishte i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se po punonte me komandën e tyre. Kishte edhe me nga dhjetë ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i hiqeshim nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim më fëmijë. Në shtator u vra dhe botën e shihja si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë mendoja se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte më të mërzitur. Muaj më vonë njerëzit e UÇK-së, na u lutën që ta lëshojmë shtëpinë dhe të shkojmë në një vend më të sigurt, por nëna tha “ do të rrimë të presim edhe ne, le të bëhet me ne çka të bëhet me gjithë Gjakovën” dhe aty mbetëm.Kur filluan bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste asgjë , ndoshta atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim në vend më të sigurt. Ditën e katërt kur ushtarët serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën dhe vëllanë. Mua më morën me vete, më dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli, e dogjen me cigare sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në mua dhe tani jeta ime është shkatërruar përgjithmonë. Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhpse do të duhej dikush të mendoj pëe mua.
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: "JU LUTEM, ME LINI TE VDES!" Fri 25 Mar 2011 - 7:21 | |
| "JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"
Kur ushtarët e sollën H.N. në spitalin ushtarak, ajo ishte në mes jetës dhe vdekjes. Ndonëse mjekët ushtarakë nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqë ajo ishte e dhunuar, ata ftuan një mjeke femër që ishte në zonën tjetër. E tëra ç`po bënìn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonëse gjaku nga plagët vazhdonte t'i rridhte. Mjekët donin ta shpëtonin me çdo kusht. Kur erdhi mjekja, ndonëse gjinekologe e padiplomuar, vendosi që, edhe në ato kushte çfarë ishin, ta bënte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetër ndërkaq, gjinekologe e diplomuar, kur i pa plagët e vajzës, i tha: "mos e mundo, lëre të vdes. E sheh se kanë filluar t'i dalin organet jashtë, unë nuk do t'i hyja një pune të tillë". Mjekja e re, e shqetësuar, fshiu djersët dhe iu drejtua koleges: "Do t'më ndihmosh apo jo". "Unë mendoj se është rrezik, ajo mund të vdesë", foli prapë mjekja. Por, megjithatë, filloi të përgatitet. "Ajo edhe ashtu do të vdesë, nëse nuk qepet shumë shpejtë, prandaj, të lutëm më ndihmo, mos të humbim kohë", - foli mjekja e re e cila kërkoi ndihmën nga infermieret. Të gjithë në atë zonë tani ishin të informuar për atë që po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me të gjithë, por ajo që e bënte të çmohej me tepër nga të gjithë ishte këmbëngulësia e saj. Minutat ishin të gjata, jo vetëm për H.N. por edhe për mjeken, edhe për ndihmësit... Më e rënda ishte se kur po mbushej një orë punë në atë sallë operacioni, mbi atë zonë filluan granatimet. Tani mund të vinte ndonjë i plagosur! Salla e vetme ndërkaq, ishte e zënë. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarët filluan mbrojtjen. Dy granata ranë në afërsi të spitalit. Mjekja e re për një moment u tremb, por prapë vazhdoi punën. Çdo sekondë ishte luftë në shumë fronte për te dhe për të tjerët. Ajo pa se mitra e vajzës ishte e shqyer dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, andaj vështirë e kishte ta qepte, pa e pastruar mirë çdo pjesë të plagës. Kur e përfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna përfundoi, por po aq u shqetësua kur pa se edhe në stomak kishte një plagë tjetër. Ndonëse e shqetësuar, mjekja përfundoi punën me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qëndronte te koka. Pasi e vështroi disa minuta, mjekja e re prapë e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagët e tjera. Ajo filloi nga këmbët e gërvishura, pastaj u ndal në gjoks, ku në mes të dy gjinjëve kishte të vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vërejti një copë xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirë dhe i vuri sipër një fashë. Pastaj prapë ia mbuloi trupin. Dhe, kur në ditarin e saj filloi të shkruante diçka, H.N., me gjithë zërin e humbur, filloi të gjëmonte. "Mos lëviz, të lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytë e saj të zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranë nga sytë. "ke qenë në rrezik, por tani gjithçka ka përfunduar. Të duhet forca, ndaj të lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjërat që të kanë lënduar, tani vetëm mbylli sytë dhe përpiqu të pushosh", - i foli mjekja, duke menduar se ajo nuk e dinte që ishte operuar. "Pse ma bëre këtë, pse më shpëtove? Të lutëm më le të vdes! Të lutem, ma bëj këtë shërbim! Te lutëm…", - i tha ajo dhe lotët vazhdonin t'i binin në flokë, e buza i dridhej pandërprerë. Dëgjo: mos mendo por vetëm pusho tani! i tha mjekja, ndërsa ajo, duke kafshuar buzën, tundi kokën në shenjë mohimi. | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: "E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët" Sat 9 Apr 2011 - 19:13 | |
| "E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët"
Disa ditë, pasi filluan bombardimet, burri im më tha: "Grua, njerëzit po vijnë nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe po shkojnë në Maqedoni e ne po rrimë këtu. Po, sikur të na zënë të gjallë policët?". E shikoja dhe sikur e parandjeja fatkeqësinë që do vinte. Jeta me dukej si diçka e përfunduar dhe e shkuar. I tërë trupi filloi të më dridhej. I përgatita fëmijët, mora ca ushqime me vete dhe, kur po dilnim nga dera e oborrit, shikova edhe një herë nga shtëpia dhe i thashë burrit: "Diçka më të vështirë nuk kam përjetuar, a do të mund të kthehemi prapë në këtë shtëpi, t'i kthehemi jetës sonë?” Ai më shikoi, por nuk m'u përgjigj, ndërsa unë qaja në heshtje që të mos i shqetësoja fëmijët. Pak metra para se t'i bashkangjitemi kolonës që vinte nga mesi i Kosovës, na ndaloi ushtria e policia serbe dhe e nxorën burrin nga vetura, duke e goditur me kondak të pushkës. Fëmijët filluan të qajnë, qaja edhe unë. Por, kur m'u afruan mua e më nxorën nga vetura, fëmijët filluan të qajnë edhe më shumë. Mua nuk më goditnin, por më vështronin dhe silleshin vërdallë rreth meje. Pas pak e thirrën dikë nga larg që të vinte. "E ke një peshk", - i thanë. Nuk vonoi as dy minuta dhe erdhi një me mjekër të gjatë dhe me sy të skuqur, të cilit, që nga larg, i vinte era raki. Ai, duke e folur një shqipe të bastarduar, më tha: "Ti je shqiptarja më e bukur që kam pare, dhe do të jesh shqiptarja më e bukur që do ta kem në shtrat". Unë fillova ti lutëm, qaja dhe nuk i ndaja sytë nga burri, ai ishte para meje. Aty i kisha edhe fëmijët. "I dua ditët kur më luten e më përulen shqiptarët, më vjen çdo gjë si ëmbëlsirë. Ti më je ëmbëlsira më e ëmbël që kam pasur nga shqiptarët". "Kjo është mësuese, ndaj ta shohim çka i mëson shqiptarët", - i foli një tjetër. "Aq më mirë. Merre kamerën se më nuk mund të pres. Dua ta kem menjëherë", - foli ai me mjekër dhe filloi t'i zhveshë pantallonat. Dy nga ata m'i mbanin duart, kurse ai filloi të më zhveshë. "Do të jap para dhe ari, vetëm këtë mos e bëni", - u thashë unë dhe njëri ma lëshoi dorën. "Shko dhe sillmi", -tha, e unë shkova nga vetura t'i sjell. I mora dhe ua dhashë, por qëndrimi i tyre nuk ndryshoi. As nuk ma lëshuan burrin e as mua. Ai që e mori kamerën iu tha të startonin. Burri dridhej i tëri. Njëri prej tyre filloi të më zhveshë e të tjerët qeshnin rreth meje. Kur ai filloi të më ç'nderojë, burri provoi t'u ikë e t'më ndihmojë, por një tjetër, që kishte qenë pas shpine, me automatik shkrepi në trupin e tij tërë karikatorin e automatikut. Aq shumë klitha, klithën edhe fëmijët, provoja t'u ik, të bëj diçka, por ata vetëm argëtoheshin me përpjekjen time. Nga vetura dolën edhe fëmijët. Ata u hodhën mbi trupin e përgjakur të babait të tyre, e mua më çnderonin vetëm disa metra më tej. Nuk ka fjalë, e as shprehje ta përshkruaj atë dhimbje e atë nënçmim që ndjeja unë në ato çaste. Disa minuta më vonë, ai që mbante kamerën, e drejtoi kah fëmijët mbi babanë e vrarë, për t'i regjistruar lotët e vajin e tyre aty. "Edhe kjo na duhet, do të jetë skenë e mrekullueshme për stimulim të të rinjëve", - fliste njëri. Më vonë, fëmijët i futën në veturën e dikujt, kurse veturën tonë e morën në oborrin ku ishin strehuar. Me mua lozën edhe disa të tjerë dhe së fundi më mbyllën në bodrumin e një shtëpie aty afër. Aty më mbajtën disa ditë, e kisha humbur edhe drejtëpeshimin, edhe fuqinë. Nuk gjasoja në një njeri normal,më çnderuan prapë, nuk më kujtohet sa, por një gjë që e di, është se kur më kanë hedhur në rrugë, më mori një familje, e cila më ndihmoi shumë. Kurrë nuk ia harroj gruas që m'i lante plagët, kur unë flisja për dhunimin, ajo më ngushëllonte. Ajo më ngushëllonte edhe për fëmijët, më premtonte se do t'i gjente, edhe kur nuk dihej a i kisha fëmijët e gjallë. Ajo familje nga Ferizaj më ka përkrahur e më ka ndihmuar shumë. Ata më ndihmuan edhe kur i gjeta fëmijët, edhe kur u nisëm për në Kosovë. Në oborr gjeta vetëm rrënojat, dhe tani jam edhe pa burrë, edhe pa shtëpi, edhe e çnderuar. Në jetë më mbajnë vetëm fëmijët", - tha me lot në sy mësuesja nga rrethi i Kaçanikut. | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut Sat 9 Apr 2011 - 23:53 | |
| Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut
Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia, ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të pranishmit kishin thënë se do t'i pëlciste zemra. "A do t'i takoj më vëllezërit, a do bëhemi bashkë ndonjëherë më në tokën e Kosovës", - kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës. Edhe kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte zgjuar dhe herë pas here dilte të tymoste cigare. Të nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e vetmuar dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë i kishte thënë: "Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj s'është gjë edhe po të më marrë ndonjë plumb". I ati, që ishte i plagosur, i thoshte: "Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë. Ti duhet të kujdesesh për familjen. Mos rri jashtë shumë, se po të panë shkijet, vaj halli. Do të të marrin. Je aq e bukur dhe u bie në sy". Edhe ditën e dytë prapë H.S. nuk futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje. Policët serbë filluan t'ua grabisin veturat shqiptarëve. H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë e plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerëzit jashtë, sikur u trimërua. "Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë brenda", - tha ajo. Kurse njëri nga policët urdhëroi: "merreni bashkë me veturë". E kotë ishte tani përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë dy policë që ia nxorrën familjarët jashtë. Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan në një shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes ajo pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr. "Së paku nuk do të përfundoj në duart e tyre", - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë dhe i erdhën po ata të dy që e morën me veturë. "Do të lindësh fëmijë serbi, moj shqiptare", - i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa tjetri filloi t'ia prekë flokët që iu kishin shprishur në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi t'i ikë, por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër vetes dhe, si gjarpër i ftohtë, filloi t'ia prekë trupin e njomë. Kot u përpoq t'i bëjë rezistencë. Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga. Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e kishte të përgjakur, sepse e kishin grushtuar disaherë në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur policët po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi zvarrë dhe i tha: "Kështu do ta kesh çdo natë, derisa të ma lindësh fëmijën. Mos provo të bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë, a e ke harruar këtë". Ishte dita e pestë që ajo s'kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte të vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët i erdhën prapë. Ajo e luste zotin të vdiste. Ata prapë e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i thanë se do të lindë fëmijën e serbit. "Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do t'më ngjajë mua, e do t'ju vrasë juve", - u kishte thënë ajo. Njëri nga ata ishte këthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në bark. Asaj i kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më vonë e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa herë, dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonrin për në Shqipëri. Kur kishin hyrë në Shqipëri, me helikopter e kishin dërguar në spitalin e Tiranës. Pasiqë e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia kishin ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për shërim në Itali. Atë natë, kur e dërguan në Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo nuk fjeti. Të nesërmen e gjetën të vdekur në valët e Adriatikut.
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Tragjedi në një familje Tue 19 Apr 2011 - 20:28 | |
| Tragjedi në një familje
Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë, sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti klithjën dhe dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. “Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar, sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë e vajë. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkangjitej radhëve të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati. Fëmijët si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët e rënda frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk u bënin përshtypje, luanin si të mos ndodhte asgjë. Unë, si nënë që isha, përveç frikës nga ajo që dihej e shihej, frikësoshesha për fëmijët. Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe dëgjoheshin të shtënat, detyroheshim t’i merrnin fëmijët ashtu fjetur sic ishin ata e të iknim në malin më të afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra. O zot, sa lotë që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh kurrë të mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve të mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb se të ta dhunojnë serbët, prandaj ki mendjën, kujdesu që, për të gjallë kurrë të mos bie në dorë të armikut. Madje, ia pata parë për të madhe nënës sime, kur më tha: “Unë e dëshiroj vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë në dorë të shkaut, se unë e di çka bën shkau”. Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e vajzës, ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte ditë që nuk dilte as për dru. Kisha katërmbëdhjetë vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte dukur më i marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit nëntëvjeçar i thashë, para burrit: “Biri im, sikur të ishe pak më i madh e të rreshtoheshim në radhët e UÇK-së, atje do të ishim më të sigurtë dhe vetëm atje do të mund t’i shërbenim atdheut’. Djali ia kishte thënë të jatit, ndërsa ai më tha: “Ti mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s’jam i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse shkon, nuk je më gruaja ime”. Që nga ajo ditë, aq shumë më kanë munduar fjalët e tij, por llogaritja se zoti s'do të ma kthente shpinën. Dhe kisha gabuar. Janari i 99-tës, filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në fshat me dy tri familje tjera edhe kur policët na u afruan disa kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha: „Unë e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të ma marrësh, për shkak tëndin që po lëvizje të merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. „Po kush do të duhej t’i sillte drutë, çka do të haje ti dhe fëmijët“, e pyeta ashpër dhe u shkreha në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më mirë që mos t’i kundërshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Në mbrëmje, plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur u qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por ata na kishin rrethuar.Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në kotec të pulave, ndërsa unë e djali vetëm po rrinim të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derës me këmbë, e kapa djalin për dore dhe i thashë: “Bir, çka do që të ndodhë, përpiqu që të shpëtosh, unë mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lëshonte dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit e brenda po kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme. –“Ku e ke burrin? Nëse nuk na jep para dhe ar, do të ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e kisha, për ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha me vete, edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, më kërcënoheshin policët. Ai (burri), në kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin e vet më shumë se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja te ai frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha s'kisha para. Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. Dhe, kur mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m’i lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende qëndronte pa lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici që nuk po kuptonte çka thashë më ra me këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë. Ata folën diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri nga ata u vërsul mbi mua. M’i shqeu të gjitha rrobat që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të shikonte herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë as të qaja. Më kujtohet që kur m’i zgjidhën duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët, por nga aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje ngase aty kishte pasur edhe shumë policë të tjerë. Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin tim derisa e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më kishin marrë disa banorë të një fshati të afërm për t`mi mjekuar plagët që m’i kishin shkaktuar me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve vëllai dhe nusja e vëllait më bartën nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë. Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër, i cili kishte dëgjuar se me kanë vrarë, erdhi bashkë me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: “Më mirë të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë, është dashur ta vrasësh veten, je fajtore që të dhunuan serbët”. “Unë fajtore! Ngase ti i more paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd, unë fajtore që ti nuk na le të dalim nga fshati edhe atëherë kur të gjithë e shifnim rrezikun”,-pyesja dhe qaja. –“Motrën tënde e dhunuan ushtarët serbë dhe unë s'mund ta kem më grua”, -i tha ai vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer kurrë më, -përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës.
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Tmerri në ditën e “gënjeshtrave” Tue 26 Apr 2011 - 18:53 | |
| Tmerri në ditën e “gënjeshtrave”
S. S. nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para nënës së saj.Por kur e ëma doli,S.S. e filloi rrëfimin …: “Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të duroj kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t’i dorëzohenshin vdekjes. Unë në duartë e shkijeve rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po dëboheshin masovikisht. Kur me ndanë nga familja, mendoja vetëm për ata po kur më dërguan në vendin ku ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur pashë flokë femrash, thonjë dhe veshje femrash, e dita se çka do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se e kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me të afërmit e mij. E kisha vetëm hallin tim. Dhe, kur unë po mendoja dhe po frikësohesha se çka do të ndodhë me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte atë grup kriminelësh. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte raki dhe sytë e tij të skuqur e të qartur i tregonin të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli dhe më tej në një qoshe të strehimores kishte përplot veshje femrash. ‘Këtu duhet të zhveshesh e pastaj ta shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët’, më tha ai në gjuhën serbe derisa po pinte raki. Unë po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar i thashë “jo”. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tërbuar. “Mua askush s’guxon të ma thej urdhërin, unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!”- klithte ai si i marrë. “Qenka rruga e vdekjes kjo”, mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava. E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s’më dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët e tij të më zhveshin. O zot, nuk mund ta marrësh me mend se si ndihesh. “Duhet të vallëzosh, ec vallëzo”,-më thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej trupi lakuriq . “E sheh atë trup atje, do të ta bëj më zi”,- më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur trupin e një vajze të bërë copë-copë, në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe me lidhën për tavolinën e përgjakur. M’i lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç`nderoj, të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unë përpëlitesha me vdekjen. Ai u largua vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit të kryekriminelit Milosheviq. “Mos më merr, më le të vdes, të lutëm”,- i thashë asaj, por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën”, përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Nënës i plasi zemra Mon 16 May 2011 - 18:44 | |
| Nënës i plasi zemra
Kishte ditë që ishim në mal, ishte ofenziva më e madhe deri atëherë në malet e Çiçavicës.Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Ne vetëm nga familja jonë ishim 14 veta kurse në të gjithë fshatin rreth 70 njerëz. Nga të gjitha anët na rrethuan, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dikah e as të siguronim ushqim. Ditën e tretë më nuk bënin punë pemët e egra me të cilat u ushqyem. Fëmijët morën vajë e shumë sish u sëmurën rëndë dhe s’kishin asnjë shpresë të mbeteshin gjallë sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe shpirtin ua mbyste frika. Ishte mesditë kur paramilitarët me koka të lidhura me shamia na grumbulluan të gjithëve. Edhe fytyrat i kishin të ngjyrosura. I morën të gjithë meshkujtë një nga një dhe i lidhën për drunjë. Më vonë, e sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Mandej i morën të gjitha gjërat me vlerë dhe disa fëmijë që ne të thyheshim dhe të tregonim së mos kishim fshehur diçka të vlefshme. Një grua e cila kishte provuar t`ua rrembej automatikun atyre, ia morën djalin 2 vjeçar, ia prenë veshin dhe tre gishtrinjë. Vëllau im provoi të reagoi edhepse me duarë të lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe ia prenë organet gjenitale. Zot, si nuk vdiça në atë çast. Nëna dhe nusja nuk lëvizën e unë u nisa drejt tyre, por vëllau im si duket vdiç nga dhemmbjet dhe më nuk e pashë tek ai as lëvizjën më të vogël. “Do të dhunoj me organin e tij!-” më tha njëri nga policët, dhe dy të tjerët mi lidhën duart e më lidhën për kamioni. E di se u përpoqa të bëj rezistencë por një goditje e fortë në kokë ma humbi vetëdijen, dhe e di se kur më ka ardhur vetëdija kam qenë e tëra e zveshur dhe e lidhur edhe më tej. Disa metra më tej po e dhunonin një grua a vajzë tjetër të cilën nuk e njoha dhe para këmbëve të mija pashë nënën që po rrinte duke qajtur. “Ta vranë vëllaun me gjithë nusen e tij”, më tha ajo në vend se të më jipte kurajo! Ndoshta, këtë, ajo e bënte nga zemra e plasur. “Ndoshta është më mirë që edhe ti të vdesësh”, se: “do ta kem më lehtë e vetmuar” -më tha nëna. Ajo mandej filloi të mi thoshte disa gjëra që më dukeshin aq të parëndësishme për momentin, dhe unë dridhësha, nuk di a kisha të ftohtë, frikë, apo trupi më dridhej nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekurë e të pavarrosurë, kishte aq shumë copa të gishtërinjëve, duarëve, veshëve saqë nuk e kuptoj edhe sot e kësaj dite se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj. Më pas aty erdhi një polic i cili më tha – “Pasi kishe qenë e virgjër do të të marrë për grua, do vish me mua në Serbi, dhe atje do ta ngrehim një fole siç ka menduar kryetari ynë, Millosheviq. Që djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujtë në Kosovë t`i vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj”- më thoshte dhe para syve të nënës filloi prapë të më dhunoi. Nuk di sa më ka maltertuar, por e di se kur i hapa sytë e kishte tërë trupin gjak.Nëna këtë herë kishte qenë duke qajtur pranë meje . Më tej disa nga gratë kishin renditur kufomat njërën pas tjetrës . Një grua u afrua dhe përpiqej të më vishte diçka, nuk e kuptoja si nuk mërzitesha pse isha e zhveshur dhe rreth meje kishte plot gra e fëmijë . Ndoshta nuk më punonte truri, ndoshta isha e çmendur në atë kohë, por e di se më mundonin vetëm dhimbjet e barkurt dhe turpi dhe ndjenja se isha aq e ndotur dhe e thyer nga dhunimi që ma bënë serbët. Dikush më dha pak ujë. U ula dhe u vesha e tëra. Më nuk kisha asnjë ndjenjë. Shikoja trupat e vdekur andej dhe nuk e kupoj pse kaq shumë e doja vdekjën . Kisha më shumë dëshirë të vdes se çdo gjë tjetër. Nëna vetëm qëndronte afër meje dhe qante, asnjë fjalë nuk e foli këtë herë. Një grua mu afrua dhe më tha që t’ia lidhi plagët të birit gjashtë vjeçar që ia kishin këputur gishtrinjët. U afrova por duart nuk më bënin punë. Mezi ia lidha me një copë këmishe që e ëma e kishte gjetur diku . Më vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur. Nënën e kapi temperaturë e lartë dhe krejt çka gjetëm në atë mal që t’ia ndalim temperaturën, ishte një aspirin dhe një gotë ujë. Pasi e piu tha “ gabova që e piva atë ilaq, ndoshta do t’i gjindej dikujt, mua më plasi zemra dhe më s’më duhet asgjë. Unë po vdes dhe po vdes zemërplasur më shumë për ty se sa për vëllanë e kunatën tënde. Bija ime mbaj mend dhe trego nëse shpëton si duket do të jetosh gjatë, i trego të gjitha, asgjë mos mbaj të fshehur” pas këtyre fjalëve edhe nëna më vdiç dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.-tha në fund vajza nga malet e Çiçavicës. | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Prova e burrërisë Mon 16 May 2011 - 18:48 | |
| Prova e burrërisë
Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm e ngushëllonim njeri-tjetrin dhe para fëmijëve bëheshim se nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që i kishim strehuar nuk jepeshin para fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilitarë. Me 29 mars, ata filluan të arrestojnë meshkujë në lagjën tonë. E unë vetëm sa s'vdiqa nga frika. “Ç`të bëjmë? e kemi edhe djalin 12-vjeçar”, i thashë burrit. “ Të presim çka do të ndodhë, ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po vëzhgojnë çka po ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes” Atë ditë buzë mbrëmjës, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte pasur ushqim aspak. Dolëm unë e burri dhe kërkuam në një familje aty afër dhe gjatë natës u bëmë bashkë katër familje. Kah mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e kishte thyer derën, dhe të gjithë kishim mbetur të hutuar. “Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t’ju lëmë që të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni kurrë më”. ‘ “Do të shkojmë, në mënyrë që t’i shpëtojmë fëmijët gjallë”, pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, ne të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha që kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën duke menduar se në to mund kishim diçka të vlefshme. “Nisuni ju gratë, burrat do të nisen pas gjysmë ore, pasi të bindemi se nuk janë ushtarë të UÇK-së’. “Nuk ndahemi”, u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje që ishte strehuar tek ne kishte provuar të arratisej, por policët, pasi e shohin shtijnë në të dhe e vrasin. E ëma iu hodh në trup, por plumbi që e mori i depërtoi prapë në trupin e djalit të saj. Dënesjet dhe klithjet filluan të rriten dhe gruaja e plagosur nuk donte t’i shkëputej trupit të vdekur të të birit. Barbarët serbë, të revoltuarë, i lidhën të gjithë meshkujtë ndërsa neve, të gjitha grave na zveshi. Fëmijët, njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qajnë, e në ndërkohë vdiç edhe gruaja e plagosur. “Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm sepse na duhet për programin e natës të TV Prishtinës“, tha njëri nga policët dhe mori në shtrat ta ç’nderoi një vajzë 15-vjeçare. Do të doja të isha e vdekur, dua edhe tani kur më kujtohet se si vdiç vajza e re pas gjysmë ore dhunimi, kur e dhunuan tre veta e tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata e dhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur ma prenë gjirin e lusja zotin të ma merrte shpirtin, me gjithë zërin që kisha, por vdekja s’më dëgjonte. E di se kur më hodhën në tokë, në atë shtrat e vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithë e të kërkojë ndihmë, ia hiqnin edhe thonjtë! Në fund, pasi e dhunuan e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. Unë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë se si më ç’nderuan. Djalin ma morën dhe as sot e asaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan katër muaj pasi përfundoi lufta. U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta mirrja në përqafim. Ai kishte parë se si më kishin ç’nderuar, kishte parë se si ata po loznin me trupin tim, dhe unë ndjehesha e turpëruar, ndjehëm edhe sot. Ai me përqafoi duke qarë, me ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori edhe vajzat në përqafim. Të gjithë qanim, qanin edhe të gjithë të pranishmit në oborr. Kur u qetësuam pak, unë, prapë duke qajtur, i thashë: “Burrë, u bë mirë që u këtheve, ky është gëzim i madh dhe e di se kulmi i kësaj shtëpie s'mbetet pa zot. E di se vajzat tani kanë ku të mbështeten, janë shumë, gjashtë, dhe u duhet një zë burri në shtëpi, e unë si grua e ç’nderuar duhet të shkoj, kam turp të të shikoj në sy, kam turp të flas, kam turp të jetoj dhe tani që u ktheve ti, dhe vajzat kanë mbështetje, mund të shkoj në gjini, që t’i të mos ndjehesh i turpëruar”. Desha të flas edhe më, por lotët dhe dënesjet e mia, të vajzave dhe të burrit, me ndalën. ”Jo grua, ti nuk do të shkosh askund, ti je nderi i familjes, dhe nëse dikush është i turpëruar në këtë shtëpi, atëherë ai jam unë. Nderin e familjes është dashur ta mbrojë unë e jo ti. Ti je e pafajshme, ti ishe dhe je gruaja ime. Ti do të jeshë mburrja dhe krenaria ime, sepse ti nuk deshe të ikësh pa mua, dhe unë, bashkë me të gjithë ata burra të tjerë të Kosovës, që nuk e morëm pushkën, jemi të turpëruar, e jo ju, nënat që Kosovës ditët t’i falni dhe t’i lindni djemë që ditën dhe guxuan t’i dalin zot Kosovës” më tha burri im. Unë B.B. nga Gjakova, edhe sot ndjehem e turpëruar dhe e ndotur që më ç’nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, duke shpresuar se një ditë do të më këthehet edhe djali im i vetëm…
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: •...Rrëfime Tronditëse...• Sat 28 May 2011 - 19:17 | |
| Plagët e cigares
R.N.-në nga rrethi i Prishtinës, pas mbarimit të luftës e kishin gjetur të lidhur në lokalet e Fakultetit Juridik. Ajo muaj të tërë nuk e kishte marrë vetën. Herë pas here kur i vinte vetëdija, ishte e thyer shpirtërisht. Qante dhe fillonte rrëfimin e saj të tmerrshëm… “ Pasi më nxorën nga shtëpija, më dërguan drejt në lokalet e Fakutetit Juridik. Aty më futën në një zyrë të profesorëve dhe më vunë prangat e më mbanin tërë kohën të lidhur. Nuk më kujtohet sa ditë me radhë nuk kam ngrënë asgjë. Për çudi nuk kisha uri, por vetëm etje edhe atë etje të madhe. Nga nevoja për ujë më ishin qarë e përgjakur edhe buzët. Pas disa ditësh, kur më morën gjoja në pyetje, njëri nga barbarët serbë më urdhëroi të zhveshëm. Unë refuzova. Njëri nga policët më ra shuplakë dhe përnjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri nga “bosët” mu afrua dhe mori nga buzët e mia me gisht gjakun dhe e lëpiu. “ Si duket, të gjitha shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël, dhe unë me këtë thikë, do t’i shijoj të gjitha…” tha me ironi, dhe me thikën e cila vezulloi para syve të mi, filloi të mi prente rrobat, një nga një dhe… për një moment mbeta e tëra lakuriq. Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata më mbanin, ndërsa njëri më dhunoi. Rezistenca ime e vetme, ishin disa gërvishje me thonjë në fytyrën e dhunuesit… ”Do ta paguash shtrenjtë këtë, ti dhe shqiptaret tjera që janë këtu, si dhe të gjithë ata që do të mbesin në Kosovë” më tha paksa i hidhëruar, ndërsa njëri nga dhunuesit sërish më lidhi dhe më la ashtu lakuriqe, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar… Pas pak çastesh, ai e urdhëroi njërin nga kolegët e tij t’ia ndiznin cigaren. Më ofroi edhe mua një cigare… Ndihesha aq keq sa që për çdo sekond në vijim më bëhej se vinte e më lëshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe më tha: ”Me quajnë Nenad Stojanoviq, dhe nga unë do ta kesh një kujtim që do të shoqërojë tërë jetën. Ndoshta ti do të dëshirosh të jetosh jetën si e re dhe e bukur që je, por unë nuk do të lë gjatë kështu. Do të të vras ngadalë-ngadalë...” dhe ma ofroi cigaren mbi gjinjtë e mi dhe e fiku ate duke më shkatuar plagë të rëndë të djegies. Pastaj e ndezi cigaren tjetër dhe sa herë donte ta fikte cigaren, e fikte në trupin tim atë, dhe më digjte pak nga pak. Ashtu ma dogji trupin për disa orë. Ishte një mizori e përcjellë me dhimbje ofshamë e britma, ishte një torturë nga më të tmerrshmet që nuk e kisha parë as në filma e as nuk kisha mundur të paramendoja se “njeriu” mund të veprojë ashtu kundër njeriut, pa qoftë ai edhe armiku më i madh! Natën që pasoi mi zgjidhën duart dhe disa veta, të tjerë më dhunuan me radhë. Nuk e di saktësisht sa vetë kanë luajtur me trupin tim, por sot e shoh se në tërë trupin tim ka me qindra plagë që më kanë mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat e tyre që prenin e shkruanin fjalë në trupin tim…” R.N. e ndërpreu rrëfimin, sepse emocionet ishin të rënda për një rrëfim të tillë dhe filloi të ofshajë duke qarë. Për R.N. jeta ka një kuptim të hidhur sepse ajo mban vulën e cigares nga ato ditë prilli të thyer të vitit 1999 .
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Do të doja të harroja çdo gjë Sat 28 May 2011 - 19:20 | |
| Do të doja të harroja çdo gjë
H.G nga Prishtina duke fshier lotët, me trupin që i dridhej si purtek, duke shtrënguar duartë dhe duke shikuar herë kah vajza e herë kah dritarja filloi rrëfimin e vetë të dhembshëm:“ Prishtina gjatë bombardimeve, për herë të parë po e përjetonte luftën. Kur filluan ushtria, policia dhe paramilitarët t’i nxjerrnin njerëzit nga shtëpitë e tyre vetëm atëherë ua besova vatrave të luftës që ishte ndezur gjithandej Kosovës. Unë vetë, nuk ia kisha hapur askujt derën, dhe kur na nxorën jashtë s'kisha forcë të trokas askund. Dhe, nuk thuhet kot në popull se nuk ia beson kurrë i ngopuri të uriturit. Mbahesha si intelektuale dhe isha lidhur ngushtë me ata që ishin kundër luftës sepse ishim mësuar që të tjerët të vriten në demonstrata, të tjerët të dalin në protesta, të tjerët të vuajnë e shpresonim se do të mund të fitonim në kurriz të të tjerëve!!! Kur na nxorën dhe dëbuan nga shtëpija dhe ma morën burrin, e dëgjova kur e mallkoi vetën që nuk kishte shkuar t’i bashkohej UÇK-së, dhe kur po e futnin në veturë me zërin gjithë vaj tha: “Nuk e meritoj as të qahëm sepse unë nuk po vdes si trim, si trimat me pushkë në dorë, por si një qyqar, si një i marrë që nuk e përkrahu luftën Çlirimtare të popullit të vet. E di se kur po nisej vetura, vajza filloi të qante me zë. Nga shtëpitë e tyre i përzunë edhe fqinjët tanë. Edhe disa shtëpi të tjera i kontrolluan dhe pasi i morën meshkujtë, neve, të gjitha femrave, na dërguan në shkollën fillore "Naim Frashëri" . Ishim diku rreth 20 femra, dhe kryesisht të reja. Dy që ishin mbi 40 vjet i vranë menjëherë! E vranë poashtu edhe një plak tjetër. Natën e parë nuk erdhi askush, kurse të nesërmen në mëngjes erdhën dhe na zhveshën lakuriq të gjithave. Dy vajza të reja i morën dhe ne nuk dinim asgjë çka po ndodhte. Ato nuk u këthyen kurrë më. Të nesërmen erdhën disa ushtarë dhe morën shtatë nga ato që u pëlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk më plasi zemra kur ma morën vajzën. E sollën pas pesë orësh të tërën të përgjakur. E kishin dhunuar, ia kishin prerë trupin në disa vende dhe më tha me gjysëm zëri: “Të lutem nënë merre një karrige dhe ma mësho në kokë që të vdes dhe të mos ndjehem kështu e poshtëruar, të lutem...” Klitha e qava por askush as që na dëgjonte, dhe askush as që donte të dinte për ne. Dy ditë më vonë i morën edhe disa të tjera dhe nuk i këthyen më. Të nesërmen më morën bashkë me vajzën time… Dhe njëri më ç’nderonte mua e tjetri vajzën time. O zot, sa të pafuqishme që ishim! Vetëm atëherë e pashë pse vajza ime e dëshironte aq shumë vdekjen. Nuk më kujtohet çka ndodhte me mua, e kisha hallin e vajzës, dhe kur provova ti mëshoj njërit, më la nuk më ç’nderonte më, por më lidhi dhe filloi të mi hiqte thonjtë me dana të rrymës. Vajzën time e këthyen në dhomën ku na kishin lënë, kurse mua më detyronin ti shiqoja të gjitha femrat që po i dhunonin me radhë. E di se ishin më shumë se njëzet. Kaluan disa ditë e unë qëndroja e lidhur dhe pa futur gjë në gojë, bile as ujë. Disa ditë më vonë më hodhën në një bodrum bashkë me gjashtë gra të tjera të moshës sime, kurse vajzat e reja i ç’nderonin çdo ditë. Veç zoti e di sa kam qarë, bërtitur e vuajtur ato ditë sa isha aty tek po i dhunonin vajzat e reja! E unë, detyrohesha ti shiqoja përpelitjet e atyre trupave të njomë, dhe ti dëgjoja vaje, klithjet dhe britmat e tyre plotë dhembje! E ndaja dhembjen me to se më dhimbëte shpirti im i plagosur. O zot, si nuk po çmendej njeriu kur po përjetonte aq gjëra të tmerrshme? Kush thotë se njeriu çmendet nga tmerri? Kush thotë se njeriu vdes nga dhembja? Nëse zoti ka thënë se njeriu duhet të jetoj ai jeton pa marrë parasysh se çka ndodhë me të, vetëm tani e di fuqinë e zotit, vetëm tani e di se çka ndodhë kur ai ka thënë se ti duhet të jesh viktimë. Apo ndoshta zoti e ka humbur fuqinë mbi njerëzit, djalli i quajtur shka e mori Kosovën në dorën e vetë dhe bënte çdo gjë që donte në ato pjesë të saj ku nuk ishin djemtë e UÇK-së. E di se tani nuk kam të drejtë as ti përmendi, sepse unë dhe familja ime nuk bëmë asgjë për ta, por po të mos shpresoja se ata djem do ti thenin forcat serbe s'do të isha sot, s'do të mund të ishin as ato femra që aty torturoheshin çdo ditë nga bishat që nuk ngopeshin gjak shqiptari. Kur më së shumti lëndoheshim dhe torturoheshim i thonim njera tjetrës për ngushllim, zoti asnjë tokë nuk e le pa shpëtimtarë ndaj edhe Kosova i ka djemtë që i morën pushkët për atdheun dhe do ti dalin zot. Ndonjëherë deshironim që të mos vdisnim të gjitha që dikush nga ne të mbetej e gjallë që nesër do të mund të rrëfente për këtë që ka ndodhur. Kur më ç’nderonin serbët i kamë mallkuar edhe djemtë e mij të cilët vetë i dërgova në perëndim që ti shpëtoj! I mallkoja pse ata nuk më kundërshtuan dhe t’i marrin pushkët e t’i dalin zot atdheut. Edhe sot do të ta thoja emrin dhe mbiemrin e plotë për opinionin e gjërë dhe për njerëzit, sikur të mos i kisha djemtë që do të ndjeheshin të vrarë për së gjalli për atë që u kishte ndodhur nënës dhe motrës së tyre. Kur u këthye djali i madh në një mëngjes më tha: “ Nënë, edhe që ju kanë burgosur, rrahur e torturuar, është më lehtë, pasi i keni shpëtuar dhunimit”, Unë menjëherë u alivanosa. Ai, ndërkaq, as sot nuk e di se jemi të dhunuara që të dyja. Ai mendon se unë mërzitem për burrin e vrarë dhe nuk e di të vërtetën se çka ka ndodhur me ne. Nganjëherë dëshiroj të harroj çdo gjë që ka ndodhur! Por, a do t’ia dija vlerën lirisë sikur t’i harroja këto të zeza? E di se edhe shumë kohë do të më mundojnë përjetimet e hidhura që na i shkaktuan barbarët e Millosheviqit, por nuk dua të vdes sepse do të dëshiroja që ta shihja pavarësinë e Kosovës! Dhe vetëm atëherë, do të vdisja e qetë, sepse do të sigurohesha se nipat dhe mbesat s'do t’i vrasin as dhunojnë kurrë më barbarët serbë...
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Ecja në vdekjen e paralajmëruar Thu 14 Jul 2011 - 18:25 | |
| Ecja në vdekjen e paralajmëruar
Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrë më trupin e të motrës, që kur i ndanë serbët nga kolona që ishte drejtuar për në stacionin e trenit. Ajo, për ditë me radhë, nuk kishte mundur të besonte se motra e saj 16-vjeçare ka vdekur pas torturave që ajo kishte përjetuar nga serbët. Arbenita rrinte e ulur çdo ditë me orë të tëra te dera e shtëpisë dhe priste! Priste, t’i këthehej e motra. Gjatë kishin pritur hetuesit e Tribunalit të Hagës që ajo ta fillonte rrëfimin e saj për atë që i kishte ndodhur asaj dhe së motrës më të re. “Kur na ndanë policët e ushtarët serbë, me ne, kishte edhe dhjetëra femra të tjera dhe as që më shkoi mendja se ata do të mund të na dhunonin të gjithave. Me vete kisha pak para, me të cilat shpresoja t’i shpëtoja vdekjes. Kur na futën në një shtëpi të bukur në lagjen e Arbërisë, mendova se vetëm do na plaçkisin dhe do na lirojnë. Kur po binte nata, në dhomën ku ishim ne, pesë femra, erdhën papritmas dhjetë policë. Na urdhëruan që të zhveshemi. Motra ime provoi të kërcejë nga dritarja. Por, policët e kapën dhe filluan ta rrahin. I mëshonin aq shumë sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirë në tokë, njëri me thikë ia hoqi të gjitha rrobat. Ajo, tani më, nuk kishte as zë të klithte. Ne shihnim me ankth se si ajo gërrithte tokën me gishtrinjë dhe kur provonte t’i mëshonte ndonjërit prej tyre, polici tjetër i mëshonte me kondak në kokë. Kur ajo e humbi vetëdijen, unë arrita t’i iku nga duart policit që më mbate mua dhe të tjerave në dhomë dhe na detyronim ta shikonim. Ajo nuk jepte shenja jete dhe kur i hodha pak ujë, u përpoq të thoshte diçka. Unë po qaja dhe polici që më mbante m’u afrua dhe më detyroi me maje të thikës të shtrihëm. Kur e pashë se edhe mua do të më ç’nderoj, shpejt e mora një vazo,që ishte pranë meje dhe i rashë në kokë. Ai u ngrit shpejt, më lidhi për tavoline dhe e bëri atë që deshi... Nuk ka diçka më të rëndë që mund të të ndodhë në jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhepse vazhdoj të jetoj! Kur desha të ikë, kur të njëtën gjë po ia bënin edhe njërës në dhomë, filluan të m’i heqin thonjtë me dana. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po shpirti im nuk mund të shifet dhe askush në botë kurrë nuk mund të besojë se si ndihet ai… O zot, sa dhembje bartë me vete ky shpirti im i molisur, o zot….” –përfundoi rrëfimin e saj Arbenita. Nga ajo kurrë më nuk e pashë motren time. Shumë ditë më mbajtën aty dhe as vetë nuk di të tregoj se sa herë me dhunuan e sa vajza pashë tek vdisnin në duartë e gjelatëve, ushtarë e policë. Nuk më kujtohet se kush na nxorri nga aty. E di se pas luftës frigohesha të këthehësha në shtëpi. Ende nuk mund të besoj se lufta ka mbaruar...
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Caku i policëve ishte bunari i axhës!!! Thu 14 Jul 2011 - 18:37 | |
| Caku i policëve ishte bunari i axhës!!!
Kishte disa muaj që kishte filluar lufta dhe unë e vetmja nga familja jonë ende kisha mbetur në fshat. Isha e detyruar sepse kishim bagëti, dhe ato, pas burgosjes së vëllezërve te mi, ishin burimi i vetëm i ekzistencës sonë. Viti ‘99 me bllokoi dhe nuk kisha gjasa më të dalë nga rrethi i hekurt i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve që kishin rrethuar Drenicen dhe Dukagjinin. Përveç meje, në fshatin tonë kishin mbetur edhe katër vajzat e axhallarëve, dhe më pas shtëpitë tona u shëndrruan në strehimore grashë e fëmijësh. Gatuanim për më shumë se 30 veta, dhe me ne nuk ishte asnjë mashkull. Kur na u afruan forcat e armikut, natën rrinim në malin më të afërt, e ditën shkonim në shtëpi, pregatitnim ushqim dhe ushqenim bagëtinë. Dhe kështu, jeta jonë nga të ftohtit, acari dhe frika ishte shëndrruar në një jetë plotë ankth e tmerr. Pas disa ditësh filluam të sëmuhemi nga të ftohtit. Kështu, te ftohtit dhe acari jetën në mal e bënin të padurueshme. Edhe ashtu forcat serbe na hetonin kur e ndiznim zjarrin dhe vetëm na vështronin. Një ditë shkurti, kur pesë nga fëmijët më të vegjël na u sëmurën u këthyem në shtëpitë tona. Forcat serbe lëviznin vazhdimisht! Një grua nga rrethi i Klinës mori fëmijët e saj të sëmurë, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetër me tre fëmijë dhe iku. Mbetëm 21 femra të reja prej të cilave nentë ishin të mitura. Rrinim në shtëpi dhe nuk guxonim ta ndeznim zjarrin në mënyrë që barbarët të mos kuptonin se ne jemi aty. Ata sa vinin e shtoheshin. Edhe rruga, nga bora e madhe ishte bllokuar. Thjeshtë, detyroheshim të qendrojmë aty. Pas disa diteve filluan të na hargjohën edhe ushqimet. Ushqeheshim vetëm sa për ta mbajtur shpirtin gjallë, sepse, si ushqim të vetëm kishim pak qumësht dhe fare pak miell. Nuk e di saktësisht datën, sepse filluam adhe ne që ta humbim kontrollin me kohën. Edhe ushqimi i pamjaftueshëm po e bënte të vetën! Dhe, papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe në dhomë na u futën ushtarë e policë serbë. Pa pyetur asgjë dhe pa pritur se cili do jetë reagimi ynë, njëri nga ata filloi t’ia ledhatonte flokët vajzës së axhës, Nerës, e cila ishte vetëm 14 vjeçare, e cila, edhe ashtu frikësohej më së shumëti. Ajo ia shtyu dorën, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. “Unë jam zot për shqiptarët, dhe nuk duroj fyerjet”- tha ai, dhe i ra me dorë aq sa pati fuqi Nerës së vogël. Ajo vetëm u kërrus, por nuk rënkoi. Ai tentoi ta prekte prapë, por ajo iku jashtë. Ai urdhëroi ta lidhin! Dy nga policët ia lidhën duartë! Ai u sul mbi të, dhe ia shqeu rrobat derisa ata të dy po e mbanin. E shtriu në borën e ftohtë, dhe po e ç’nderonte. Ajo qante dhe thërriste, por ne nuk guxonim ti afroheshim. Vetëm po shikonim të tmerruara. Një automatik që e kishim të fshehur nën mbuloja nuk mund ta nxirrnim sepse ata ishin aty. Kur shumë nga ata kishin drejtuar sytë tek ai që po e dhunonte motrën tonë, motra e Netës, X që ishte më e pjekura nga ne e nxori shpejt automatikun dhe shkrepi drejt barbarëve që ishin në dhomë. Të pestët ranë të vdekur, ndërsa unë u plagosa në këmbë. Ata që ishin jashtë nuk reaguan, sepse menduan se shtinë ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policët tjerë hynë në dhomë duke thënë se edhe ata janë të interesuar për lojë. Kur motra e Nerës që e kishte automatikun në dorë deshi të shkrepë në një polic, nga jashtë njëri nga policët tjerë e qëlloi dhe ajo vdiç në vend. Një nga ata e mori në dorë, dhe pasi na urdhëroi që të dalim jashtë e hodhi trupin e saj në bunarin e axhës. Edhe Neri më nuk po lëvizte! Ajo kishte vdekur. Njëri nga katilët po e ç’nderone edhe ashtu të vdekur. Kur pa se si ne po e shikonim dhe kur vërejti se si po qeshnin shokët e tij me të ashtu të zhveshur, trupin e saj e hodhi në bunar. Pastaj mua më kapi për dore dhe kur fillova t’i rezistoj, me thikë më theri në krahëror,dhe gjaku im pikonte në tokë, e me të binin dhe copat e veshjes. Unë fillova të klithë dhe ashtu si në ëndërr pashë se një nga policët po e dhunonte edhe G-në e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Pas disa minutash që ai po e dhunonte në borën e ftohtë, G përpiqej të rezistonte por ai me kokë i mëshonte sa mundte. Ajo ishte e përgjakur e tëra dhe nuk mund ti duronte më dhimbjet. Nuk e kisha të qartë a vdiq menjëherë, por derisa unë po qaja me sy të përlotur dhe me dhëmbje, pashë se si i njejti serb që po e dhunonte G.-në, e hodhi atë në bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhën edhe Sh.-në, që unë nuk e kisha vërejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e di se në atë bunarë e hodhën të gjallë dhe të zhveshur. Kur polici që po më dhunonte mua u ngrit ngase po dëgjoheshin të shtënat në malin e afërt, unë ashtu gjysëm e zhveshur u fsheha pas disa luleve të vjeshtës dhe “murit të gjallë“ shumë shpejtë sa asnjëri nuk më vërejti. Dy nga ata shtinë në vajzat që kishin mbetur, dhe të gjitha mbetën të vrara, ndërsa dy nga ato ashtu të vrara sërish i hodhën në bunarë. Ata ikën poshtë fshatit, e unë mbeta përgjithmonë e lënduar . Edhe sot, edhepse jam gjallë sa herë shoh bardhësi para syve më dalin skenat e tmerrshme që ma nxijnë jetën përgjithomë.
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë plagët Thu 14 Jul 2011 - 18:45 | |
| Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qajë plagët
E.R. nga një fshat i Gjilanit, atë ditë, sa kishte hyrë në aeroportin e Shiplit në Holandë. Fytyra e saj e zbehtë më shumë i ngjante një të vdekuri se sa mbahej me të gjallët. Edhe plaga që ende i kishte ngelur në fytyrë dhe po ia mbulonte tërë anën e majtë, tani iu kishte qelbur dhe kishte marrë një ngjyrë të çuditshme. U ul në karrige ngadalë, dhe, kur pa kamerat televizive që po xhironin e uli kokën dhe lotët e ngrohtë i ranë faqeve. Dukej se në trupin e saj vetëm lotët kishin mbetur të ngrohtë. Gjithçka tjetër në të dukej e vdekur. Kur u ngritën të dëbuaritë të shkonin me autobus për në kampin që ishte pregaditur enkas për ta, ajo shtrëngonte grushat e dobët dhe vjedhurazi shikonte se a do të mbetej dikush me të. Derisa turma e njerëzve të lodhur e të mërzitur po ecte, ajo sa vinte e shqetësohej dhe çdo çast nga shqetësimi po i shpejtohej frymëmarrja. Shqiptarja që po e udhëhiqte grupin iu afrua ta qetësonte, por edhe ajo u pre kur pa se në sallë kishin mbetur shumë femra. Të gjitha ishin të dhunuara. E.R. tani nuk qante vetëm për veten e saj, qante për fatin e të gjitha shqiptareve fatkeqe si ajo. Sado që udhëheqësja e rrugës u përpoq ta qetësonte, ajo e ndruajtur përseri pyeti: “Të gjtha këto kaluan nëpër duartë e kriminelëve si unë?“, dhe lehtë i rrodhën për të satën herë lotët, si vargu i ikjeve nga Kosova. Kur njerëzit që duhej të shkonin në kamp kishin shkuar, veturat e ambulancës arritën. E.R. u ngrit bashkë me 16 femrat e tjera dhe hynë në vetura. Ishte pamje e tmerrshme, të gjitha qanin, të gjitha shkonin nga aeroporti sikur donin të thonin: “ mos vallë këtu ishte fundi i rrugëtimit të tyre , mos vallë këtu do të treteshin eshtrat e të gjithë atyre që erdhën në këtë tokë“.Rruga, sa ishte e gjatë, aq ishte edhe e vështirë. E.R. vazhdonte të qante në heshtje dhe kur udhëheqësja e rrugës iu ul pranë, ajo i tha: “ Pse nuk na leni të vdesim, të tillat si ne nuk duhet të jetojnë”. “Dëgjo motër, jeta duhet të vazhdojë. Të gjithë kemi plagë, kush më shumë e kush më pak”, tha udhëheqësja e rrugëtimit. “Po pse të jetojë? Si të jetojë tani që… dhe deshi të thotë edhe diçka. Trupi i saj dridhej si purteka, dhe frymëmarrja sa vinte e i shpejtohej. -“Nëse vazhdon kështu, duhet të të jap barëra qetësuese. Duhet të qëndrosh, ti je e gjallë dhe lutju zotit t’i kesh edhe njerëzit e tjerë të gjallë. Një gjë gjithmonë duhet ta kemi parasysh, pavarësisht çka i ndodhë njeriut, jeta duhet të vazhdojë” –më këshilloi ajo. - Unë s’kam pse të jetoj, mua s’më jetohet. Më ç’nderuanë para syve të babait e të nënës, dhe kur ata u përpoqën të më ndihmonin, i vranë kriminelët serbë! I vranë vetëm pasi pasi ata panë se më çnderuan dhe luanin me trupin tim. Pasi u larguan dy nga unë, njëri nga ata e kishte lënë automatikun afër meje. E mora shpejt dhe kam zbrazur drejt tyre. Nuk e di në kishte të vrarë, por të plagosur i pashë dy. Një tjetër që kishte qenë në anën tjetër më qëlloi fytyrës me automatik. Më tërhoqi për flokë zvarrë, dhe më pas para syve të mi e dhunoi mbesën time 14 vjeçare. E unë nuk kisha mundësi ta ndihmoja. Kafshoja duart e mija nga ankthi! Një nga policët që kishte qenë pak më tutje erdhi iu afrua shokëve të tij dhe pasi i pa se janë të vdekur, nga shtëpia e vëllaut solli kunatën me tre fëmijët dhe i vrau. Ai nuk u ngop me aq. Nga shtëpia tjetër nxori hallën dhe disa njerëz të tjerë që ishin aty, kryesisht të paaftë për luftë, por edhe të plagosur. Pasi i vranë të gjithë meshkujtë, gratë filluan ti ç’nderojnë . Kur polici i shfrenuar që kishte ç’nderuar mbesën time 14 vjeçare, tha se ajo ka vdekur, halla ime iu afrua dhe kur e pa klithi aq shumë, sa mu duk se filluan të qajnë male e fusha në gjithë Kosovën. Pas pak barbarët serbë filluan të shtijnë pa kontroll, dhe kur u dëgjuan aq shumë të shtëna ata filluan të ikin, sepse siç duket i kishin parë ushtarët e UÇK-së. Sikur të mos na vinin në ndihmë ushtarët tanë, të gjithë do të ishim vrarë. Aty mbetën të vdekurë dhjetë veta nga plumbi dhe dy veta nga dhunimet ndërkohëqë një ishte i plagosur. Të dhunuara ishim tetë, të cilat kishim mbetur të shtrira. Ushtarët e UÇK-së, po përpiqeshin të na ndihmonin dhe na ngushëllonin. Ndoshta do ta donja më shumë jetën, por kur kujtoj se si shkoi im vëlla në UÇK, dhe se unë u frikësova ti bashkangjitem dhe kur më gjeti të përdhunuar, e përpiqej të më ngushëllonte i thashë: “ Vëlla ma jep një plumb të lutëm, tash po e shoh se sa kamë gabuar që nuk kamë ardhur me ty”. Ai më shikoi dhimbshëm e më tha : “ Shko ti më parë e shero plagët tua se atdheu gjithmonë ka nevojë për njerëz”. Dhe, tani mund të them: “ Të tjerët e gëzofshin lirinë, mua nuk më duhet jeta”.
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm Thu 14 Jul 2011 - 18:56 | |
| Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm
Shtatëmbëdhjetë vjeçarja R.S. e cila është nga rrethi i Obiliqit, ndonëse nuk e ngriste kokën, plagët që i kishin mbetur në fytyrë nga të prerat e thikave nuk mund t’i fshehte dot. Ato prerje në fytyrë, jo vetëm atë, por çdo gjë rreth saj, sikur e bënin më të mjerë dhe më të merzitur. Ajo, e mërzitur shtrëngonte duartë, kurse dridhjet që i shfaqeshin në trup ia ndalnin fjalët. Edhepse dridhjet po i bëheshin gjithnjë e më të papërmbajtura, ajo mblodhi forcën e fundit, kafshoi buzën dhe tha: “ Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftën menjëherë pas masakrës së Prekazit. Meqë nuk kishim mundësi të shkonim në ndonjë vend më të sigurtë qëndruam në shtëpi. Kishte ditë që vetëm prisnim radhën, kur do të na futej policia në shtëpi. Çdo ditë kalonin tanke dhe mjete të tjera luftarake. Ata, kur pësonin humbje rrugës bënin gjithçka: vrisinin, kidnaponin, dhunonin dhe krejt çka u tekej. Të gjithë banorët e vendbanimeve buzë magjistrales Prishtinë - Mitrovicë ishin shumë të frikësuar, edhe ne poashtu. Nga granatimet që bëheshin përreth, shpesh nuk mund ta bënim asnjë sy gjumë, e as të fusnim bukë në gojë. Disa ditë para se të fillonin bombardimet, shkuam në një fshat më tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte pasur më tepër se dhjetë mijë banorë . Kur filluan bombardimet atje numri u rrit edhe më shumë, nuk dihej çfarë po ndodhte. Nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Shtëpitë e fshtatit Barilevë, ishin shumë të vogla për t’i pranuar të gjithë ata njerëz, ndaj ditë e natë qëndronim vetëm ulur, nuk kemi pasur mundësi që asnjë natë të shtrihemi dhe të flejmë. Por, edhe po të kishim vend ndonjë i rritur vështirë do të fuste gjumë në sy. Të gjithë prisnim të pashpresë, të gjithë shikonim kah fëmijët dhe ndonëse askush nuk thoshte asgjë me gojë, të gjithë e shqiptonin vetëm një fjalë me vete: “Sikur të na shpëtonin fëmijët”. Dhe erdhi dita të cilës iu druam aq shumë. Bishat serbe arritën në fshat. Së pari na i morën të gjithëve stolitë earit dhe paratë e pastaj filluan t’i ndajnë burrat nga gratë. Para syve ma vranë vëllanë, sepse nuk kishte asgjë të vlefshme t’ju jipte policëve të tërbuar. Unë vrapova drejt vëllaut, i cili më shikoi sikur deshi të më thoshte diçka, dhe ai, i mbylli sytë përgjithmonë. Kraharorin ia kishin marrë disa plumba, këmisha iu skuq shpejt nga gjaku, kurse unë shtrëngoja grushtat dhe mallëkoja nepër dhëmbë e pafuqishme. Nuk di si nuk më pëlciti zemra në ato momente. Një nga policët më tërhoqi për flokëve dhe më largoi nga kraharori i vëllait. Nga aty na drejtuan për në Prishtinë. O zot, si ndjehej motra e cila po braktiste trupin e vëllait të pavarrosur, dhe si do ta donte ajo jetën kur ia vranë vëllaun para syve. “Më mirë do ta kishte po të shkonte ushtar”- foli nëna nepër dhëmbë dhe vazhdoi rrugën duke e tërhequr për dore motrën e vogël. Ajo nuk e këtheu kokën më as kah unë. Për krahu më mori një grua e atij fshati, por hapat e mij sa ecja e bëheshin më të vegjël. E di që në një moment, dikush më dha një pikë ujë dhe sikur u këndella pak, por ajo këndellje më ndihmoi shumë pak. Në hyrje të Prishtinës kishte dalë grupi tjetër i policëve. Ata, këtë herë, nga kolona ndanin vetëm femrat. Aty më ndanë edhe mua. Gruaja që më mbante për krahu kur po më ndanin më këshilloi: “Bëhu gjakftohtë, mos iu trego se ta vranë vëllanë”.Dhe kur kolona po ikte një nga policët më lidhi dhe më dërgoi në një nga shtëpitë e afërta buzë rrugës. Kur më solli aty, e luta të mi zgjidhte duartë, por ai vetëm më shikoi dhe më përplasi për tokë. Në mbrëmje një tjetër më mori me veturë dhe më dërgoi në pjesën tjetër të Prishtinës. Aty kishin qenë edhe tre policë të tjerë. Njëri nga ata, sa arritëm aty filloi të më zhvishte. I kisha duartë e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bënte as përshtypje. Më ç’nderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi të ma presë fytyrën, si të isha djath e jo njeri. Gjaku i nxehtë rridhte vrullshëm në flokët e mi, dhe unë i lutesha zotit që ai mos të ndalej por të rridhte sa më shumë, që të vdisja sa më parë. Por, atëherë kur unë mendova se atyre nuk iu duhesha më, njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më ç’nderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokëve: “Ja unë po pi gjak shqiptari”. Vetëm Zoti mund të di edhe sa kohë ata do të loznin me mua, sikur mos të fillonte një shi i rrëmbyeshëm. Ikën ata dhe unë mbeta gjallë. Sot, edhe po të përpiqem ti këthehem jetës, e di që çdonjëri që me njeh e di të vërtetën. E unë sa herë e prek fytyrën time , kujtimet e hidhura më rishfaqën, dhe jeta ime bëhet e pavlerë”.
InshAllah Vazhdon... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: •...Rrëfime Tronditëse...• | |
| |
| | | | •...Rrëfime Tronditëse...• | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |