Falja e namazit të iqindisë në mbarim të kohës
Default
Publikuar me: 31 Mars, 2011 | 17:05 | (Komente: 0)
Pyetje:
A lejohet falja e namazit të iqindisë në mbarim të kohës së saj (para akshamit), dhe a mundet që në këtë kohë të falet diç kaza (para perëndimit të diellit)?
Përgjigjja:
Lejohet, edhe pse e urryer, falja e iqindisë para perëndimit të diellit, madje edhe në momentet e fundit, në mënyrë që të realizohet namazi farz. Megjithatë, është mëkat që personi, pa ndonjë arsye, ta vonoj namazin e iqindisë, e pastaj atë ta fal në momentet e fundit të kohës së saj. Në lidhje me këtë ka të bëj hadithi i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., në të cilin thuhet: “Ndodh që dikush prej jush të ri gjersa dielli nuk lëshohet ndërmjet dy brinjëve të shajtanit (në prag të perëndimit) dhe pastaj ngrihet e me shpejtësi i mbaron katër reqate, duke e përmendur pak Allahun (në namaz); ky është namazi i mynafikut.” Këtë e përsëriti tre herë. Para perëndimit të diellit nuk duhet asgjë të falet kaza.
________________
Dr. Enes Ljevakoviq
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së
www.Rijaset.ba
Përktheu:
M. Alija