VETËKONTROLLIMI (EL-MURAKABE)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“I Cili të sheh kur ngrihesh të kryesh faljen, namazin, me të tjerët.”
(esh-Shuara, 2l8-2l9)
“Ai është me ju, kudo qofshi.”
(el-Hadid, 4)
“Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur, as në tokë e as në qiell.”
(Ali Imran, 5)
“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë.”
(el-Fexhr,l4)
“Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin kraharo-rët.”
(el-Mu’minu, l9)
Ajetet e Kur’anit mbi këtë temë janë të njohura dhe të shumta, kurse prej haditheve po theksojmë disa:
Hadithi 61
Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a. të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk hetohej ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njo¬hu. U ul pranë Pejgamberit s.a.v.s. duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka’¬bën, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm: “Po e pyet dhe po ia vërteton.” Ai tha: “Më trego, ç’është imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij të Dër¬guarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes.” Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhu-rosh All-lla¬hun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatë¬rri¬mit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pejgam-beri) Tha: “Kur robë¬re¬sha t’i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbë¬zbathur, të zhves¬hur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetë-si?” Thashë: “All-lla¬hu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.” Tha: “Vërtet ishte Xhib¬¬rili, erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 62
Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ki ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jesh. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe tho¬të se është hadith hasen)
Hadithi 63
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a., se ka thënë: “Isha pas Pejgamberit s.a.v.s. një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i më-soj disa fjalë: Ruhu nga All-llahu (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të të ruajë, ruhu nga All-llahu dhe Ai do të jetë me ty (do të të mbrojë dhe të ndih¬mo¬jë), nëse e lut dikë, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kër¬kon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut. Dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të të ndihmuar në diçka, ata nuk mu¬nd të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa të ka përcaktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka për¬caktuar. Lap¬sat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkri¬mit (të fatit) është tharë. (Do të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi).”
(Tra¬nsmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih)
Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi shënohen edhe këto fjalë: “Ruhu nga All-llahu, do ta gjesh përpara teje, nji¬he All-llahun (duke e respektuar) në rehati, e Ai ty do të njo¬hë (me ndihmën e Tij) në vështirësi, dije se ajo prej së cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë, dhe asaj që të ka goditur nuk ke mundur t’i shpëtosh, dije se fitorja arrihet me durim, kur¬se suksesi me mundim dhe se pas vështirësive vjen leh¬të¬simi.”
Hadithi 64
Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kur¬se ne në kohën e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. i numëronim dhe i konsideronim prej ga¬bimeve (mëkateve) më të mëdha.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 65
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar xhelozon (nuk duron në asgjë shok). Xhelozia (mos¬durimi i zënies shok) i All-llahut është kur njeriu i bën ato vepra të cilat All-llahu i ka ndaluar.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 66
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, All-llahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kur¬se i treti i verbër. All-llahu ua dërgoi një engjëll, i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” Tha: “Më së shumti do të dëshiroja të kem ngjy¬rë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit.” Engjëlli e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të trupit). (Pastaj engjëlli) Tha: “Cilën pasuri dëshiron më së shumti?” Tha: “Devetë - ose lopët” (nuk i kujtohet saktë tran¬s-metuesit), ai ia jep një deve barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me të!” Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (Qelani) Tha: “Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë.” “Engjëlli e fërkon dhe ai shërohet e i jepen flokë të bukur. (Engjëlli) Tha: “Cilën pa¬suri dëshiron më së shumti?” (Qelani) Tha: “Lopët.” Engjëlli ia jep një lopë barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me te.” Engjë¬lli i shkon të verbërit e i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (I verbëri) Tha: “Të ma kthejë All-llahu të parët, që t’i shoh njerë¬zit.” Engjëlli e fërkon dhe All-llahu ia kthen të parët. (Engjëlli) Tha: “Cilën pasuri e dëshiron më së shumëti?” (I verbëri) Tha: “Dhentë!” Engjëlli ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit, kështu që njëri (zgjebani) bëri një luginë me deve, i dyti (qe¬lani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbëri) bëri një luginë me dele. Pas kësaj engjëlli i vjen zgjebanit në formën dhe pamjen e tij të mëparshme e i thot¬ë: “Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti, andaj po të lu¬tem në emrin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta va¬zhdoj rrugën.” (Ish zgjeb-ani, tani pasanik) Tha: “Jo, unë kam shumë obligime (borxhe).” (Engjëlli) I tha: “Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin All-llahu e ka pasuruar?” Tha: “Unë këtë pasuri e kam tra¬shëguar nga të parët e mëdhenj.” (Engjëlli i) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”
Engjëlli pastaj i shkon qelanit, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme, e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i për-gjigjet ashtu siç iu pat përgjigjur zgjebani. (Engjëlli) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”
Pastaj engjëlli i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pam¬jen e tij të mëparshme, dhe i thotë: “Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti. Të lutem me atë që të ka kthyer të parët, më jep një dele, që (të ndihmohem me te e) të vazhdoj rrugën.” (Ish i verbri) Tha: “Vërtet unë kam qenë i ver¬bër, por All-llahu ma ka kthyer të parët. Merr vëlla çka të duash dhe lër çka të duash! Pasha All-llahun, asgjë sot nuk të ndaloj të ma¬rrësh në emër të All-llahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. (Engjëlli) Tha: “Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të spro¬vuar. All-llahu është i kënaqur me ty, kurse është i hidhëruar me dy shokët e tu.”
(Muttefekun alejhi)
Në transmetimin e Buhariut qëndron: “Nuk të falënderoj në¬se lë diçka që të nevojitet.”
Hadithi 67
Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njeri i mençur është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpre¬son se All-llahu do t'ia falë.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)
Hadithi 68
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.”
(Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)