BINDJA (JEKÎN) DHE MBËSHTETJA (TEVEKKUL)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij; All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë folur të vërtetën dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bind-shmërinë.”
(el-Ahzab, 22):
“Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, ajo ua forcoi besimin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut. Nuk i qëlloi (besimtarët) kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.”
(Ali Imran, l73-l74)
“Ti ki bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes.”
(el-Furkan, 58)
.”..Dhe besimtarët vetëm tek All-llahu le të mbështe-ten!”
(Ibrahim, ll)
.”.E kur të vendosësh, atëherë mbë¬shtetu tek All-llahu.”
(Ali Imran, l59)
Ajetet për urdhrin e mbështe¬tjes (në All-llahun) janë të shumta dhe të njohura. I Lartmadhërishmi thotë:
“Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton atij.”
(et-Talak, 3)
“Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur u lexohen aje¬tet e Tij, ua forcojnë be¬simin dhe që mbështeten ve-tëm te Zoti i tyre.”
(el-Enfal, 2)
Ajetet për vlerën e tevekkulit janë të shumta dhe të njohura. Në vazhdim po i the¬ksojmë hadithet mbi këtë temë:
Hadithi 76
Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam be¬suar, te Ti jam mbështetur, te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd i luftoj (armi¬qtë e fesë). O Zoti im, i mbështetem madhërisë Tënde, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja. Ti je i Gja¬llë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin.”
(Muttefekun alejhi)
Ky është transmetim i Mu¬slimit, kurse Buhariu e ka shkurtuar.
Hadithi 77
Transmetohet po ashtu nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “Has¬bu-nall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje e ka thënë Ibrahimi s.a.v.s. kur e ka¬në hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi s.a.v.s. kur (armiqtë) i kanë thënë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës).”
(Transmëton Buhariu)
Në një transmetim tjetër nga Ibni Abbasi r.a. thuhet: “Fjala e fundit e Ibrahimit s.a.v.s., kur e kanë hedhur në zjarr, ka qenë: “Hasbijall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Më mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës)
Hadithi 80
Transmetohet nga Umeri r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-lla¬hut s.a.v.s. duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furni-zon shpe-zët, gëdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith ha¬sen)
Hadithi 81
Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azibi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtra-tin tënd thuaj: “O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fyty¬rën time e drejtova nga Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd, të cilin e ke shpallur, dhe në Pejgam-berin Tënd që e ke dërguar.” Nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër të dy sa¬hihëve thuhet: “Më ka thë¬në i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lart.” Pastaj tha: “Le të jenë këto fjalët e fundit që i thua (para gjumit)!”
Hadithi 83
Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje r. anha, se Pejgamberi s.a.v.s. kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem për mbroj¬tje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrësh-qas e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më bëj¬në zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të tjerët.”
(Hadithi sahih, e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë me senede sahih. Tirmidhiu thotë hadithi hasen sahih. Ndërsa ishte në shprehje të Ebu Davudit)
Hadithi 84
Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë - kur del prej shtëpisë - Në emër të All-llahut, jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë për-veç në All-llahun - i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur, dhe prej tij ikën djalli.”
(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë hadithi hasen. Ebu Davudi i shton këtë fjali: “Djalli i thotë djallit tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i mbrojtur?”)