Fragmente mallëngjimi
... dolën të gjithë për ta degjuar. Aq shumë njerëz u panë atë ditë duke qajtur sa asnjeher më parë.
I pari që thirri ezanin në xhaminë që është ndërtuar në Medinën e Ndritshme, i urdhëruar nga Pejgamberi a.s. dhe që vazhdoi me këtë ezan për gati dhjetë vjet.Këtë gjë shumë prej nesh e dinë, apo e kanë lexuar apo edhe e kanë studiuar, por atë që shumë kush nuk e di është se, ku mbeti Bilali pas vdekjes së të Dashurit të tij dhe tonë Muhamed
ibn Abdullahut (s.a.v.s.)Bilali, i mërzitur me qëndrimin në Medinën e zbrazët pa të dashurin e tij Muhamedin a.s., shkoi një ditë te Ebu Bekri dhe i tha:
-O halifi i Resulullahut, kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi për hir të Allahut” ...
Ebu Bekri i tha: - E çka do të thuash me këtë o Bilal?
Bilali tha: - Do të doja të luftoja për hir të Zotit deri sa të vdes ...
Ebu Bekri i tha: - Po kush do të na thërras ezanin atëherë?
Bilali, duke i rrjedhur sytë lot tha: - Unë nuk i thërras askujt ezan pas të Dërguarit të Zotit....
Ebu Bekri i tha: - Megjithatë, rri dhe thirre ezanin për ne o Bilal!
Bilali ia ktheu: - Nëse ju o Ebu Bekër, më keni liruar për veten tuaj, le të bëhet si të doni ju, e nëse më ke liruar për Allahun, më le të lirë dhe për Atë për të cilin më ke liruar.
Ebu Bekri, duke ndjerë veten keq, tha: - Po si jo, të kam liruar për Allahun, o Bilal!
Bilai udhëtoi për në Siri, dhe mbeti atje i vendosur dhe muxhahid. Ka thënë për veten e vet: -“Nuk mundja të qëndroja në Medinë pas vdekjes së
Pejgamberit (s.a.v.s.)”.
Kur donte të thërriste ezanin dhe vinte te fjala: "Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Zotit” iu ndalte zëri dhe qante, prandaj u largua për në Sham dhe iu bashkangjit muxhahidëve.
Pas dy vitesh, Bilali pa në ëndërr Të Dërguarin a.s. duke i thënë: “Ç’është kjo ashpërsi, o Bilal? Pse nuk vjen të na vizitosh?”
Këtë vërejte Bilali e morri seriozisht, e i pikëlluar u kthye në Medinë. Erdhi te varri i Pejgamberit a.s., filloi të qajë deri sa e vërshuan lotët. Atje takoi Hasanin dhe Husejnin (nipat e Të Dërguarit s.a.v.s.),
filloi t’i përqafoj dhe t’i shtrëngoj në kraharorin e tij. Ata i thanë: “Na ka marrë malli të na thërrasësh ezanin para agimit”.
Atëherë, Bilali u detyrua të ngjitet mbi kulmin e xhamisë dhe kur filloi ezanin me “Allahu Ekber, Allahu Ekber”…,
Medineja gati sa nuk u trondit, dhe kur erdhi te shqiptimi i fjalës “Eshhedu enne Muhammederr-Rresulullah” (Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguar i Allahut), dolën nga shtëpitë e tyre edhe gratë… Nuk është parë ndonjëherë në ndonjë rast të kenë qarë më tepër burra e gra se atë ditë.
Kur emiri i muslimanëve, Omeri r.a. e vizitoi Shamin, muslimanët kërkuan prej tij që të ndërmjetësoj te Bilali që të thërras ezanin në njërin prej namazeve. Omeri e ftoi Bilalin kur koha e namazit kishte ardhur dhe kërkoi prej tij që ta thërras ezanin. Bilai duke respektuar emirin e muslimanëve u ngrit dhe filloi me ezanin… Nga zëri i tij, dhe mallëngjimi për kohën që jetuan bashkë me Resulullahun s.a.v.s., dhe kur Bilali ishte muezin i tij, qanë të gjithë sahabët që ishin prezent sa
asnjëherë më parë, ndërsa Omeri r.a. ishte ai që më së shumti qau.
Në momentet e fundit të jetës së tij, Bilalit i qëndronte pranë bashkëshortja e tij, e cila qante, kurse vet ai e ngushëllonte: “Mos qajë,… nesër do të takoj të dashurit,… Muhamedin a.s. dhe sahabët.