Në Belgjikë ka ngjalluar reagime afishja me përmbajtje ksenofobiste të përdorura në kongresin e një partie ekstremiste të djathtë.
Ndërkaq bëhet e ditur se Turqia ka ndërmarrë nisma pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës.
Afishja që nxit ksenofobinë, i përdorur në kongresin e organizuar ditën e diel më 10 prill nga partia ekstremiste e djathtë flamande, “Vlaams Belang” në Belgjikë, ka shkaktuar krizë.
Në këtë afishe është paraqitur një dele e kuqe, që simbolizon flamujt e Turqisë dhe Marokut, e cila shkelmohet jashtë vendeve të Evropës Perëndimore nga një dele me ngjyrë të bardhë, që përfaqëson evropianët.
Sipas një komunikate të publikuar nga Ambasada e Turqisë në Bruksel lidhur me këtë temë, afishja me natyrë raciste ka përmbajtje ksenofobiste dhe bazuar në legjislacionin belg, kjo gjë është e ndaluar dhe përbën krim.
Ambasada e Turqisë në Bruksel tërhoqi vëmendjen gjithashtu se tema në fjalë po ndiqet me kujdes maksimal dhe se po vazhdojnë nismat diplomatike, veçanërisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës./TRT/