SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI
All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”.. Dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me siguri e di atë.”
(el-Bekare, 215)
“Çkado që të bëni mirë, All-llahu e di.”
(el-Bekare, 197)
“Ai i cili punon mirë, sa grima, e sheh atë.”
(ez-Zelzele, 7)
“Kush ka bërë mirë, ka bërë për vete.”
(el-Xhathije, 15)
Për këtë temë ka shumë ajete. Sa u përket haditheve, ato janë shumë dhe të panumërta, po i theksojmë disa:
Hadithi 119
Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. se ka thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, cila është vepra më e mirë?” Tha: “Besimi në All-llahun dhe lufta (xhihadi) në rrugën e Tij.” I thashë: “Cila pasuri është më e mirë?” Ai tha: “Ajo që është më e shtrenjtë dhe më e çmuar.” (Unë) i thashë: “Nëse nuk (mund ta) e jap?” (Pejgamberi) Tha: “Ndihmoji atij që bën mjeshtëri, ose bëji mjeshtëri atij që nuk di mjeshtëri.” Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, e çka mendon nëse unë nuk mund të bëj diçka nga dobë-sia?” (Pej¬gamberi) tha: “Ruhu mos u bëj keq të tjerëve, e kjo do të jetë sadaka jotja për veten tënde.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 120
Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) ësh¬të sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir - madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paraditës (duhâ).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 121
Transmetohet përsëri nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më janë paraqitur veprat e umetit tim, të mirat dhe të këqijat. Ndër veprat e tyre të mira e kam gjetur edhe largi-min nga rruga të asaj që i mundon kalimtarët. Kurse ndër veprat e tyre të këqija bën pjesë edhe pështyma në xhami e cila, nuk groposet.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 122
Po ashtu transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se disa njerëz kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, pasanikët na tejkaluan me shpër-blime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka.” (Pejgamberi) Tha: “A nuk ju ka dhënë All-llahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhë-rim All-llahun) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahun) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sada-ka.” Ur-dhë¬resa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) është sadaka.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a edhe për epshet e ndo-njërit prej nesh ka shpërblim? Tha: “Më thoni, nëse epshin e tij e për-dor në haram, a nuk ka për të mëkat? Po ashtu, nëse e përdor në hallall do të ketë shpërblim.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 123
Përsëri transmetohet nga Ebu Dherri r.a., i cili thotë: “Më tha Pej-gamberi s.a.v.s.: “Assesi në asnj mënyrë mos e nënçmo asnjë ve¬për të mirë, qoftë edhe të takosh vëllanë tënd me buzë¬qesh¬je.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 124
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur lind dielli, du¬het dhënë sadaka. Nëse pajton dy veta, edhe kjo është sadaka, nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kafshën e tij, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kafshën e tij (kalë ose deve), edhe kjo është sa-daka, edhe fjala e mirë është sadaka, çdo hap që bën për të shkuar në namaz është sadaka, edhe largimi nga rruga e asaj që i pengon kalimtarët është sadaka.”
(Muttefekun alejhi)
Kurse në Sahih të Muslimit sipas transmetimit të Aishes r.a. thuhet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet secili njeri prej Beni Ademëve është krijuar me 360 (treqind e gjashtëdhjetë) nyje. Kush e madhëron All-llahun (duke thënë: All-llahu ekber), kush e falënderon (me elhamduli-l-lah), kush i bën tehlil (duke thënë: La ilahe il-lall-llah), kush i shpreh lavdi (tesbih), kush i kërkon falje (istigfâr), kush e mënjanon një gur, një ferrë apo një kockë nga rruga e njerëzve, ose urdhëron për të mirë, ose ndalon kundër së keqes me numër të përgjithshëm 360 (herë), ai atë ditë do të shkojë i shpëtuar nga zjarri.”
Hadithi 125
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë-në: “Kush shkon në xhami për namaz në mëngjes ose në mbrëm¬je, All-llahu për këtë do t’i përgatisë atij gosti (në Xhenet) në mën¬¬gjes ose në mbrëmje.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 126
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “O ju gratë muslimane, asnjëra nga ju mos ta për-buzë shoqen fqinje të saj, qoftë ajo edhe për një thundër dele¬je.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 127
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Imani (besimi) është gjashtëdhjetë e disa a shtatëdhjetë e disa degë. Më e vlefshme është fjala: “La ilahe il-lall-llah” (nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut), kurse më e ulëta është largimi nga rruga e asaj që i mundon kalimtarët. Edhe turpi është një degë e imanit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 128
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Një njeri duke udhëtuar në një rrugë e kaplon etje e ma¬dhe, e gjen një pus, zbret në të dhe pi ujë. Pastaj del nga pusi dhe has një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë, që ha baltë nga etja. Njeriu thotë: “Këtë qen e paska kapluar etja siç më pat kapluar edhe mua më pa¬rë.” Pastaj njeriu zbret në pus dhe mbush këpucën e vet me ujë, pas¬taj e kap me gojë derisa ngjitet lart dhe i jep të pijë qenit. All-llahu për këtë e shpërblen dhe ia fal mëkatet.” (As’habët i) Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe për kafshët kemi shpërblim?” (Pej¬gamberi) Tha: “Në gjithçka që ka mëlçi të lagur ka shpërblim.”
(Muttefekun alejhi)
Në transmetimin e Buhariut theksohet: “E shpërblen All-llahu, ia fal mëkatet dhe e fut në xhenet.” Kurse në një tran¬smetim të Buhariut dhe Muslimit (ku kjo ngjarje theksohet më gjerësisht), theksohet: “Një ditë një qen u soll rreth pusit, pasi e kishte kapluar etja për vdekje. Atë e sheh një lavire dhe ho¬rre prej Beni Israilëve, e zbathi këpucën e saj dhe me të i dha ujë qenit derisa e ngopi; për këtë vepër iu falën mëkatet.”
Hadithi 129
Ebu Hurejra r.a. po ashtu thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer në Xhenet për shkak se kishte prerë një dru që i pengonte muslimanët të kalonin rrugën.”
(Transmeton Muslimi)
Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Një njeri has në një degë të lisit në mes të rrugës, e thotë: “Pasha All-llahun, unë këtë do ta largoj që të mos i mundojë muslimanët.” Andaj u fut në xhenet.” Kurse në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit: “Duke ecur rrugës një njeri e gjen një degë të ferrës në rrugë dhe e largon. All-llahu e falënderoi atë dhe ia fali mëkatet.”
Hadithi 130
Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra mes dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rë¬rë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 131
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur një rob musliman a besimtar merr abdest, kur e lan fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t’i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 132
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Pesë namazet, prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë, prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 135
Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Një besimtar (musliman), kur të sëmuret, ose kur të jetë në rrugë, i shënohen (shpërblimet) njësoj sikur ka qenë i shëndoshë dhe në shtëpi.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 136
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo vepër e mirë është sadaka.”
(Këtë hadith e transmeton Buhariu, kurse Muslimi e transmeton prej Hudhejfes r.a.)
Hadithi 137
Xhabiri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë musliman nuk do të mbjellë një fidan e të mos ketë për çdo fryt që hahet prej tij sadaka, e edhe për atë që i vidhet ai ka sa¬daka, edhe për atë që i humbet ka sadaka.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Secili musliman që mbjell një fidan (pemë) e prej saj hanë njerëzit, kafshët dhe shpe¬zët, do t’i jetë kjo sadaka deri në Ditën e Gjykimit.” Kurse në një transmetim tjetër, po ashtu të Muslimit, thuhet: “Për çdo pe-më a bimë që mbjell muslimani e prej tyre ushqehen njerëzit dhe kafshët ai ka sadaka.” Transmetimi i këtillë është prej Enesit r.a.
Hadithi 143
Transmetohet nga Adijj ibn Hatim të ketë thënë: “E kam dëgju¬ar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Frikësohuni (ruhuni) nga zja¬rri, qoftë edhe me gjysmë hurme.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër po nga ky transmetues, Buhariu dhe Muslimi theksojnë hadithin në tërësi si vijon: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Krijuesi i vet do t’i drejtohet drejtpërdrejt (me të folur-pyetje) pa përkthyes. Do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqi¬ja). Do të shikojë përpara vetes e nuk do të shohë tjetër veçse zjarrin (e Xhehenemit) para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehenemit), qoftë edhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen këtë atëherë me fjalë të mire.”
Hadithi 144
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i kënaqur me robin i cili, kur ha diçka, e falënderon All-llahun, e po ashtu edhe kur të pijë diçka e falën-deron All-llahun.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 145
Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Secili musliman e ka obligim një sadaka.” Iu tha: “E çfarë mendon në¬se nuk e gjen?” Tha: “Do të punojë me duart e veta, e shfrytëzon vet¬veten dhe do të japë sadaka.” Pastaj iu tha: “E nëse nuk mund-et?” Tha: “Do t’i ndihmojë të nevojshmit që është i dëmtuar.” Pastaj iu tha: “E çka mendon nëse edhe këtë nuk mund-et?” Atëherë (Pejgamberi) tha: “Do të rekomandojë dhe urdhërojë veprat e mira apo të hajrit.” Thanë: “E nëse edhe këtë nuk e bën dot?” Tha: “Do të përmbahet nga e keqja, sepse edhe ajo është sadaka.” (Muttefekun alejhi)